Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë
Botë

Marrëveshje ushtarake Greqi-Francë, presidenti Macron me axhendë të fortë në Athinë

• 24 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një vizitë dy ditore me peshë të veçantë politike dhe gjeostrategjike po zhvillon në Athinë presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti në kryeqytetin grek në mbrëmje, në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në një moment kritik për Evropën dhe ka në fokus forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Francës dhe Greqisë.

Menjëherë pas mbërritjes, Macron u drejtua në qendër të Athinës dhe më pas në Agoranë Romake, ku së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillojnë një diskutim publik me temë “Sfidat për Evropën, rruga drejt së ardhmes”.

Dy liderët, të sapokthyer nga një samit joformal i BE-së në Qipro, janë ndalur tek zhvillimet në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe roli i Bashkimit Evropian në një rend të ri ndërkombëtar.

Mbrëmjen e sotme, programi vijon me një darkë zyrtare në Pallatin Presidencial, me pjesëmarrjen e rreth 110 të ftuarve, përfshirë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të biznesit.

Por thelbi i vizitës pritet të shfaqet nesër, gjatë takimit në zyrën kryeministrore, ku Macron dhe Mitsotakis do të nënshkruajnë rinovimin e marrëveshjes strategjike franko-greke për pesë vitet e ardhshme, një marrëveshje që përfshin një klauzolë të fortë të mbrojtjes së ndërsjellë.

Në tryezë janë çështje me rëndësi të lartë ushtarake dhe gjeopolitike: zgjerimi i bashkëpunimit në mbrojtje, zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në Mesdheun Lindor, si dhe rritja e pranisë franceze në rajon.

Sipas burimeve nga Parisi, Franca po propozon edhe shtrirjen e “ombrellës bërthamore” në nivel evropian, përmes vendosjes së avionëve Rafale në baza greke dhe një pranie më të qëndrueshme të nëndetëseve franceze në Egje dhe Mesdhe.

Në të njëjtën kohë, diskutohet edhe për sisteme të reja të mbrojtjes, përfshirë teknologji kundër-raketore dhe dronë në ishujt e Egjeut, si dhe lehtësira për flotën franceze në portet greke në një vizitë që shpreh një mesazh të qartë sic theksojnë edhe mediat greke: forcimi i boshtit Athinë-Paris dhe rritja e autonomisë strategjike të Evropës, në një periudhë me tensione të larta ndërkombëtare.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Emmanuel macron #Franca #greqi #Kyriakos Mitsotakis #Mediat #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Vlora Hyseni del nga GJKKO, ‘kyç’ gojën për mediat/ Lihet në fuqi masa për ish-drejtoreshën e SHISH
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by