Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës
Aktualitet

Kamberi për Rezolutën e Kuvendit të Kosovës: Hapi më i rëndësishëm për përkujdesjen ndaj shqiptarëve të Luginës

• 24 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin njëzëri të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm drejt një mbështetjeje të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Kamberi ka falënderuar Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin dhe të gjitha grupet parlamentare – LVV, PDK, LDK dhe AAK – për mbështetjen dhe unitetin e treguar në miratimin e Rezolutës.

“Ky konsensus i gjerë politik është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë që ka kjo çështje dhe për përkushtimin tonë të përbashkët ndaj të drejtave, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar ai.

Sipas Kamberit, Rezoluta nuk është vetëm një akt formal, por “angazhim konkret” për politika më të strukturuara, forcim të përfaqësimit, zhvillim socio-ekonomik dhe respektim të plotë të të drejtave, në linjë me standardet evropiane.

Ai ka theksuar se miratimi i saj është dëshmi se kur ka vullnet politik dhe bashkëpunim, mund të ndërtohen politika që i shërbejnë qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

Po ashtu, Kamberi ka nënvizuar se Rezoluta riafirmon se përkujdesja ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është çështje sporadike, por politikë e qëndrueshme shtetërore.

Në deklaratën e tij, ai ka veçuar edhe parimin e reciprocitetit si element kyç të Rezolutës.

“Nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Të drejtat që kërkohen për një komunitet duhet të vlejnë njësoj për tjetrin. Kjo nuk është vetëm çështje drejtësie. Ky parim është parakusht për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet rajonal”, ka thënë Kamberi, duke falënderuar në fund të gjithë për mbështetjen.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Ldk #Lugina e preshevës #Lvv #Pdk #Politika #Reciprociteti #Shaip kamberi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Historia nuk lexohet me porositë e Ramës!”/ Gjekmarkaj: Sali Berisha mbrojti kufijtë kombëtarë, nuk bëri kompromis për çështjen e territoreve
  • Deputetja e PDK, Sala Jashari kërkon zhbërjen e Speciales: Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme
  • “Protesta është zgjeruar”/ Aulon Kalaja: Në Poliçan u dogjën teserat e PS, nuk kishte ndodhur as me Enverin. Do të kemi mesazhe shumë të forta nga ambasada e SHBA…
  • “Diaspora është me ne”/ Aktivistja Vatnikaj: Këtu vendosim ne, Rama të japë dorëheqjen
  • Protesta e 104-të! Aktivistja ironizon deputeten e PS, Iris Luarasin: Faleminderit që nuk na përfaqësoni!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 15 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 15 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by