Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zvicra lanson Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 për Kosovën, 70 milionë euro mbështetje
Aktualitet

Zvicra lanson Programin e Bashkëpunimit 2026–2029 për Kosovën, 70 milionë euro mbështetje

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova dhe Zvicra kanë lansuar sot Programin e Bashkëpunimit të Zvicrës në Kosovë për periudhën 2026–2029, duke shënuar vazhdimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve përmes një pakete mbështetëse prej rreth 70 milionë eurosh.

Programi u prezantua në një ngjarje të mbajtur në Prishtinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, partnerëve dhe përfituesve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe avancimin e reformave në Kosovë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, deklaroi se mbështetja zvicerane ka qenë e orientuar vazhdimisht drejt qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, ndërsa programi i ri, sipas tij, shënon kalimin drejt një partneriteti më strategjik.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patricia Danzi, tha se programi është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare Zhvillimore të Kosovës dhe është ndërtuar në bashkëpunim me institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Sipas saj, angazhimi financiar prej 64.5 milionë frangash zvicerane, apo rreth 70 milionë euro, synon të përkthehet në ndikim konkret për qytetarët, përmes forcimit të sistemeve dhe krijimit të mundësive zhvillimore.

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të mëdhenj bilateralë të Kosovës dhe investitorin e dytë më të madh të huaj, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve lidhet edhe me rrugëtimin evropian të Kosovës.

Ai tha se Programi i Bashkëpunimit 2026–2029 është i harmonizuar me prioritetet reformuese dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Programi fokusohet në tri fusha kryesore: qeverisjen demokratike dhe paqen, zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe zhvillimin e barabartë njerëzor. Po ashtu, do të vazhdojë edhe bashkëpunimi dypalësh në fushën e migrimit.

Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që përfshin disa institucione federale zvicerane, përfshirë SDC, SECO, SEM dhe Divizionin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Kosova #kosove #prishtine #Seco #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zvicra vendos “kapakun”, referendum për të ndalur rritjen e popullsisë mbi 10 milionë banorë
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Botë Goditet bastioni i Hezbollahut në Dahiyeh, tensionet kërcënojnë armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Libanit 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by