Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Opozita kërkon mbledhje urgjente me ministrin Ferit Hoxha
Aktualitet

Opozita kërkon mbledhje urgjente me ministrin Ferit Hoxha

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, përpara këtij Komisioni.

Kërkesa bazohet në detyrimin kushtetues dhe ligjor të Kuvendit për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme, e cila prek drejtpërdrejt interesin kombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Sipas pretendimit të deputetëve të opozitës dhe raportimeve të fundit mediatike ministri Hoxha ka qenë i përfshirë në dy incidente serioze që kanë shkaktuar dëm të rëndë diplomatik.

“Së pari: Është raportuar se Ministri Hoxha ka udhëzuar trupën diplomatike shqiptare që të pamundësojë çdo komunikim dhe bashkëpunim me znj. Donika Gërvalla-Schëarz, Ministre e Drejtësisë së Republikës së Kosovës (ish-Ministre e Punëve të Jashtme). Ky qëndrim përbën një precedent të rrezikshëm, cenon frymën e bashkëpunimit ndërshqiptar dhe dëmton marrëdhëniet strategjike Shqipëri–Kosovë. Heshtja e ministrit përballë këtyre akuzave e thellon përgjegjësinë e tij”, thuhet në kërkesën e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu grupi i deputetëve të opozitës thekson se incidenti i dytë lidhet me komunikimin që ministri Hoxha ka pasur me ambasadorët shqiptarë dhe etiketimin fyes që u ka bërë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Së dyti: Rreth tre ditë më parë, në një grup komunikimi me ambasadorët shqiptarë, Ministri Hoxha ka përdorur shprehjen “idiotë” për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Kjo gjuhë fyese, e papranueshme për kreun e diplomacisë së një shteti, ka provokuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ka dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë si mbrojtëse e të drejtave të bashkëkombësve tanë”, theksohet në kërkesën e deputetëve.

Sipas tyre, të dyja këto incidente, të njëpasnjëshme, kanë “krijuar fraktura serioze në marrëdhëniet me Kosovën dhe me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke minuar besueshmërinë e politikës së jashtme shqiptare dhe duke vënë në pozita të vështira trupën tonë diplomatike”.

Për këtë arsye, deputetët kërkojnë thirrjen e menjëhershme të ministrit Ferit Hoxha përpara komisionit, për të dhënë llogari për këto dy incidente; kërkimin e një apologiie publike nga ministri; drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për cilësimin fyes “idiotë” dhe drejtuar ministres Donika Gërvalla dhe institucioneve të Kosovës për qëndrimin fyese dhe kufizues.

Midis të tjerave ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Hoxha, duke qenë se dëmi diplomatik i shkaktuar e bën të pamundur vijimin me besueshmëri të funksionit të tij./RTSH

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ferit Hoxha #kosove #opozita #Pozita #shqiptaret #Shqiptarët e maqedonisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fundjava e fundit e gushtit nis me fluks në Morinë, mbi 52 mijë shqiptarë të Kosovës drejt plazheve shqiptare në 24 orët e fundit
  • 90 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
  • “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh
  • “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Slemani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh
  • “Ata që shfaqen si njerëz të pastër kyçin gojën. “Hallexhinjtë” që sulmojnë drejtësinë i kanë prerë biletën vetes”/ Erion Murataj për arrestimin e Agasit: SPAK ka vënë gishtin në plagë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë… 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by