
MPB Maqedoni njofton se dje (28.04.2026) në orën 20:10, oficerët e SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (26) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës.
“Gjatë një bastisje në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ai po qëndronte, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.
Read more (Mpb maqedoni):Bastisje në Koçan, zbulohen lëndë narkotike
“Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.





