Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. The Guardian zbulon skandalin, Nigel Farage mori 5 mln paund dhuratë nga miliarderi i kriptove dhe më pas u bë deputet
Aktualitet

The Guardian zbulon skandalin, Nigel Farage mori 5 mln paund dhuratë nga miliarderi i kriptove dhe më pas u bë deputet

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ai është një nga zërat më të fortë kundër emigrantëve në Britani, shpesh me gjuhë të ashpër edhe ndaj shqiptarëve. Por sot, Nigel Farage po përballet me një histori që hedh shumë pikëpyetje mbi integritetin e tij politik.

Siç raporton “The Guardian” Nigel Farage ka marrë 5 milionë paund nga miliarderi i kriptomonedhave Christopher Harborne, pak përpara se të shpallte se do të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme britanike të vitit 2024. Para kësaj, Farage kishte deklaruar publikisht se nuk kishte ndërmend të kandidonte për deputet. Ai u kishte dhënë fund spekulimeve duke thënë se do të ndihmonte vetëm në fushatë, por “nuk ishte momenti i duhur” për të hyrë vetë në garë. Por brenda pak javësh nga marrja e kësaj dhurate personale, ai bëri kthesë. Më 3 qershor 2024, shpalli kandidaturën për zonën e Clacton-on-Sea, duke ndryshuar plotësisht qëndrimin e mëparshëm. Në korrik të po atij viti, Farage u zgjodh deputet për herë të parë dhe më pas ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Read more (Zgjedhjet):Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, Baraliu tregon datat

Fillimisht, as Farage dhe as Harborne nuk komentuan për këtë pagesë, edhe pse u kontaktuan nga media. Në vend të një përgjigjeje direkte, avokatët e tyre kërkuan më shumë kohë për reagim. Më pas, Farage e konfirmoi vetë për “The Telegraph” se e kishte marrë shumën, duke thënë se paratë ishin për sigurinë e tij personale. Deri në atë moment, kjo dhuratë prej 5 milionë paundësh nuk ishte bërë publike. Ajo nuk kishte detyrim të deklarohej, pasi Farage nuk ishte deputet në kohën kur e mori. Po ashtu, në momentin e marrjes së parave, ai nuk kishte shpallur ende kandidaturën për zgjedhjet, çka mund të ketë shmangur edhe detyrimin për deklarim pranë autoriteteve zgjedhore.

Read more (Reagim):PDK paralajmëron masa nëse LVV procedon zgjedhjen e presidentit në mënyrë antikushtetuese

Christopher Harborne është një figurë kyçe në financimin e politikës britanike dhe ka mbështetur prej vitesh Farage-in dhe partitë e tij. Vetëm një vit më parë, ai dhuroi 9 milionë paund për partinë Reform UK – donacioni më i madh i vetëm nga një person i gjallë për një parti politike në Britani. Në total, gjatë vitit 2025, kontributet e tij për këtë parti arritën në 12 milionë paund. Kjo shumë prej 5 milionë paundësh për Farage pritet të ngrejë pikëpyetje të reja, sidomos në lidhje me deklaratat e tij para zgjedhjeve dhe marrëdhënien që ka me Harborne. Vetë Farage ka deklaruar se komunikon me biznesmenin “ndoshta një herë në muaj ose çdo gjashtë javë” dhe ka këmbëngulur se nuk i ka premtuar asgjë në këmbim të parave.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #angli #Britania e madhe #Nigel Farage #Reagim #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • “Rama sulmon News24, fut në godinë Ron Yeffet dhe Analfabet Veliun”, Salianji: Këtu skandalet mbivendosen. U harrua trafiku i armëve dhe “KAYO në shëndetësi”
  • “Territorialja”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë! Të diskutojmë dy draftet për variantin më të mirë. Keni mundësi historike, prisni 2 javë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin