Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Territorialja”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë! Të diskutojmë dy draftet për variantin më të mirë. Keni mundësi historike, prisni 2 javë
Politikë

“Territorialja”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë! Të diskutojmë dy draftet për variantin më të mirë. Keni mundësi historike, prisni 2 javë

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve mënyrën se si mazhoranca po procedon me reformën e re territoriale, duke kërkuar që të merren në shqyrtim edhe variantet e propozuara nga opozita përpara miratimit të hartës së re. Gjatë diskutimit në Komision, Bozdo tha se prej tre vitesh palët kanë diskutuar për një hartë të re territoriale, e cila sipas tij duhet të adresojë problemet e krijuara nga reforma e vitit 2015.

“Ka tre vite që diskutohet mes nesh harta territoriale, që zgjidh problemet e rënda të 2015-ës. Hajde të debatojmë, por jo pasi të marrë fund miratimi i këtij varianti”, u shpreh Bozdo.

Read more:GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Ai akuzoi mazhorancën se po ndjek një kalendar të përshpejtuar për miratimin e hartës së re, me synim përfundimin e procesit përpara zgjedhjeve të ardhshme. “Ju keni ndërmend që të ecni me kalendarin e përshpejtimit që të kapim datën 8 tetor, që këtë hartë të re ta fusim për të kapur zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi deputeti demokrat.

Bozdo kërkoi që dy variantet e propozuara të diskutohen paralelisht, duke argumentuar se mund të gjendet edhe një zgjidhje e ndërmjetme. “Ju keni sot një mundësi historike. E kuptoj se është urdhër politik, por bëhet fjalë për gjysmën e popullatës së Shqipërisë. Duhet t’i sjellim këto dy variante, se cili është më i miri, ndoshta gjejmë një variant të ndërmjetëm”, tha ai. Sipas Bozdos, shtyrja e procesit me vetëm dy javë do t’u jepte mundësi palëve që të shqyrtonin më me kujdes propozimet.

Read more:Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi

“Çfarë na kushton që të presim dy javë? Kjo reformë që doni ta miratoni me nxitim prek qytetarët”, u shpreh ai. Deputeti demokrat theksoi se diskutimi për ndarjen territoriale duhet të tejkalojë interesat e momentit politik, pasi sipas tij vendimmarrja do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët. “Ne jemi njerëz politikë dhe kemi bindjet tona përtej politikës”, përfundoi Bozdo.

Lexo edhe
Politikë

“Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën

Politikë

Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve

Tags: #Komision #opozita #Zgjedhjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën
  • Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve
  • Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ish-presidenti Topi: Kreu i SHISH nën arrest, ngjarje e jashtëzakonshme! Kur ndodhi Gërdeci unë zgjodha….
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE-120 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • Mbyllet protesta e 119 kundër Ramës! Qytetarët të vendosur, revolta nuk ndalet deri në largimin e kryeministrit: Ju erdhi fundi
  • “Arrestoni Ramën”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! Qeveri e krimit
  • Skandali në SHISH/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni ka shpërndarë informacione…! Të gjithë në shesh, të rrëzojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 18 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në mazhorancë, duke e përshkruar klimën brenda saj si të tensionuar…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Politikë

Kush e emëroi Vlora Hysenin në krye të SHISH? Topi: Përgjegjësia është e Ramës, nuk shoh asnjë të pavarur në krye të institucioneve

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, ish-presidenti Topi: Kreu i SHISH nën arrest, ngjarje e jashtëzakonshme! Kur ndodhi Gërdeci unë zgjodha….

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te skandali i SHISH, ku…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by