Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e lidhur këtë çështje me mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe balancave ndërinstitucionale në vend.
I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Topi tha se përgjegjësia politike për zgjedhjen e drejtuesit të SHISH i takon kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se Hyseni kishte qenë më herët këshilltare e tij.
Read more:Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
“Ndryshimin e Kushtetutës në vitin 2008 e hasim dita-ditës. Për zgjedhjet, për çështjet e emërimit të titullarëve të institucioneve. Nuk shoh një njeri të pavarur në pemën administrative të administratës së shtetit. Këto janë të zgjedhur nga një dorë. Nuk paragjykoj punën e askujt, por më rezulton se nuk ka balancë ndërinstitucionale. E gjitha është tymnajë që të themi; kemi balancë. Në momentin kur në 2008 u cenua Kushtetuta, që çuan dhe në zgjedhje. Duke u ndalur te kreu i SHISH, përgjegjësia politike i bie kryeministrit në këtë rast. Ish-këshilltare e kryeministrit shkon dhe propozohet për kryetare të SHISH, nga zoti Rama. Zoti Rama nuk mund të jetë i besueshëm për atë që thotë, por për mua jo. Kam parë se sa herë shkon zoti Rama në Kuvend, çfarë të flasim për institucionet e tjera?!”, u shpreh Bamir Topi.




