Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lapaj kthen vëmendjen te referendumi, dorëzon në KQZ kërkesën për formularët: Shfuqizojmë dy ligje!
Aktualitet

Lapaj kthen vëmendjen te referendumi, dorëzon në KQZ kërkesën për formularët: Shfuqizojmë dy ligje!

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pak ditë pasi e njoftoi zyrtarisht nismën për të thirrur në votim të drejtpërdrejtë qytetarët, Adriatik Lapaj shkoi personalisht në KQZ për të dorëzuar një kërkesë për marrjen e formularëve. Synimi është të mbledhë 50 mijë firma për të kërkuar referendum për shfuqizimin e 2 ligjeve, atë të Paketës së Maleve dhe investimeve strategjike, dy ligje që sipas tij po grabisin masivisht pronat e shqiptarëve për t’ia dhënë njerëzve afër qeverisë.

“Po justifikohet vjedhja e pronës, do përballet me një proces referendar“, tha Lapaj.

Kjo lëvizje duket të jetë më shumë taktikë politike për të rikthyer në vëmendje çështjen e referendumit, pasi për realizimin e tij, edhe vetë Lapaj e pranon se është një rrugë e gjatë.

Read more (Adriatik Lapaj):Nafta si ‘burim uji’ në Kuçovë, por shqiptarët e paguajnë shtrenjtë, Lapaj: Turp i madh (VIDEO)

“I bie që nëse gjithçka do të shkojë mirë, i bie të bëhet vjeshtën tjetër“, u shpreh ai.

Referendumet janë një e drejtë kushtetuese, e përcaktuar në nenin 150 të Kushtetutës së Shqipërisë, që parashikon se 50 mijë qytetarë, ose 28 deputetë mund të thërrasin qytetarët në votim të drejtpërdrejtë, por rruga drejt tyre duket e gjatë për shkak të vakuumit ligjor.

Read more (Kqz):KQZ ua ka marrë dorën zgjedhjeve, Elezi: Janë sfidë, por i mbajmë

Kodi Zgjedhor aktual nuk ka asnjë parashikim për mënyrën se si zhvillohen referendumet. Në të, ka vetëm një dispozitë kalimtare që thotë se parashikimet në kodin e vjetër zgjedhor do të qëndrojnë në fuqi derisa të miratohet një ligj për zhvillimin e referendumit.

Sipas atyre parashikimeve, referendumet mund të zhvillohen vetëm në një ditë gjatë vitit dhe nuk mund të mbahen gjatë periudhave 6 muaj para zgjedhjeve dhe deri në 3 muaj pas tyre.

Read more (pronat):Çmimet e banesave u rritën me 28 %, Banka e Shqipërisë: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

Rrugëzgjidhja më e mirë do të ishte miratimi i një ligji të ri, i shumëkërkuar, po për të cilin ka munguar vullneti politik. Një draft për ligjin për referendumet, i prezantuar tashmë nga qeveria, parashikon shkurtimin e kohës së ndalimit të mbajtjes së referendumit, nga 6 në 3 muaj para zgjedhjeve dhe nga 3 muaj, në 1 pas zgjedhjeve.

Sipas draftit të qeverisë, një ligj mund të shfuqizohet nëse në referendum marrin pjesë 40% e zgjedhësve dhe votat e vlefshme duhet të jenë sa 30% e totalit të zgjedhësve të regjistruar. Ky draft, do të shkojë në parlament pasi të kalojë konsultimin publik.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Adriatik Lapaj #Kqz #pronat #referendum #shqiperia behet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama sulmon kritikët e PS dhe opozitën: Kundërshtarët e mi janë të përdalët e rrugëve opozitare dhe dështak-zemërakët e ish-rrugëve qeveritare
  • Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për…
  • Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
  • Skandali i ish-drejtueses së SHISH/ Tomor Alizoti me deklaratë të fortë: Mos ëndërroni më që ka shtet! Reforma territoriale? Deputetët e PS po turren pas kryetarit (VIDEO)
  • Sot protesta e 114-të radhazi/ “Të enjten tubim te Parlamenti”, aktivisti Edison Lika: Të shfuqizohet paketa e maleve dhe ligji për investitorët strategjikë, nuk ndalemi pa dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin