Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. KQZ ua ka marrë dorën zgjedhjeve, Elezi: Janë sfidë, por i mbajmë
Aktualitet

KQZ ua ka marrë dorën zgjedhjeve, Elezi: Janë sfidë, por i mbajmë

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Derisa kanë mbetur më pak se 24 orë afat për zgjedhjen e presidentit dhe në rast se nuk ndodh kjo vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare nga institucioni i cili e organizon procesin zgjedhor deklarojnë se mbajtja e një procesi të ri zgjedhor në një interval të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit përbën një sfidë të madhe. Madje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka as buxhet të ndarë për organizimin e zgjedhjeve të mundshme.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për KosovaPress thekson se KQZ-ja mbetet e obliguar të veprojë në përputhje me mandatin e saj kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi.

“Mbajtja e një tjetër procesi zgjedhor në një interval kaq të shkurtër kohor pas zgjedhjeve të fundit dhe pas të gjithë atyre proceseve zgjedhore të organizuara vitin e kaluar, natyrisht se paraqet sfidë të konsiderueshme për KQZ-në dhe administratën e tij. Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si institucion i përhershëm kushtetues me përgjegjësi themelore për organizimin e zgjedhjeve, mbetet i obliguar të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e çdo procesi zgjedhor kurdo që kjo kërkohet nga KQZ-ja”, tha ai.

Elezi ka bërë të ditur se për vitin 2026 nuk është planifikuar asnjë proces i rregullt zgjedhor, dhe për këtë arsye, në ndarjet buxhetore të këtij institucioni nuk janë përfshirë mjete për një proces të mundshëm të parakohshëm.

Sipas Elezit, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, një nga hapat e parë që do të ndërmarrë KQZ-ja është hartimi i një plani buxhetor për organizimin e tyre, i cili do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim.

“Nëse do të ketë një proces të ri zgjedhor, atëherë një nga çështjet e para që do të trajtohet nga ana e KQZ-së është planifikimi i buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Në vitin 2026, nuk ka ndonjë proces të rregullt zgjedhor të planifikuar dhe kjo do të thotë se edhe në ndarjet buxhetore për këtë vit, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk ka mjete të planifikuara për ndonjë proces të parakohshëm zgjedhor. Në rrethana të tilla, pra, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme, KQZ ka miratuar planifikimin buxhetor dhe kërkesën e ka përcjell për miratim në Qeverinë e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Elezi për KosovaPress ka treguar se sa mund t’i kushtojë Kosovës edhe një proces tjetër zgjedhor, i cili do të jetë i pesti brenda 16 muajve.

“Ne nuk mund ta dimë aktualisht se sa mund të jetë kostoja e përafërt e organizimit të një procesi të mundshëm zgjedhor, sepse çdo proces ka specifikat e tij. Por sa për rikujtim, buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat ishin të parakohshme, pra ato të 28 dhjetorit, ka qenë në vlerën e 11.5 milionë eurove. Ndërkaq, sipas raporteve të fundit, jo përfundimtare, për organizimin e atyre zgjedhjeve janë shpenzuar rreth 7 milionë euro. Sidoqoftë, për të pasur një planifikim të përafërt, për këtë çështje vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi merren në konsideratë të gjitha kërkesat e njësive përkatëse të KQZ-së, të cilat kanë detyra të caktuara në procesin zgjedhor”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së.

E marta është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri tash, partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president. Në seancën e së hënës u prezantuan si kandidate për deputete, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, ndërsa nga kandidimi u tërhoqën zëvendëskryministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Feride rushiti #Glauk konjufca #Hatixhe hoxha #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Kqz #Vetëvendosje #Zgjedhjet parlamentare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi
  • Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit
  • BIRN: Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Ngërçi politik në Kosovë drejt zgjidhjes? Konjufca për presidentin: Emrat i kemi gati, por…
  • “Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 15 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 7 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by