Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi
Politikë

“Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

• 16 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli sot ish-presidentin, Hashim Thaçi, fajtor për krime lufte, sipas media franceze “Le Monde”.

Gjykata speciale për Kosovën, e vendosur në Hagë të Holandës, dënoi sot, më 16 shtator, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim për krime lufte, të kryera nga guerilët shqiptarë të Kosovës në fund të viteve 1990.

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli Hashim Thaçin fajtor, ndër të tjera, për “arrestim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe trajtim mizor”.

“Trupi gjykues ju dënon me një dënim të vetëm prej 25 vitesh burgim, duke zbritur nga kjo periudhë kohën që keni kaluar tashmë në paraburgim”, deklaroi gjyqtari kryesues Charles Smith gjatë leximit të aktgjykimit.

Hashim Thaçi, i veshur me kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë, e dëgjoi në heshtje aktgjykimin.

“Një aktgjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Është një vendim i trishtueshëm, i padrejtë dhe i pamerituar”, deklaroi ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, për mediet jashtë gjykatës.

Vrasje, torturë, përndjekje dhe ndalime të paligjshme

Read more:Specialja: 7 të akuzuarve iu ofruam ndihmë financiare për avokatë

Hashim Thaçi konsiderohet hero nga shumë banorë të Kosovës.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën në kryeqytet për të ndjekur në ekrane të mëdha shpalljen e dënimit.

Në sheshin qendror të Prishtinës ishte vendosur një numërim mbrapsht deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit, i shoqëruar me mesazhin “Kosova pret”.

Të njëjtat ekrane dhe panele ishin vendosur edhe në qytete të tjera.

Në momentin kur u shpall aktgjykimi, turma heshti.

Shumë njerëz dukej se ishin të tronditur nga vendimi, pasi mbështetësit e Thaçit kishin pritur që ai të lirohej.

Read more:Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë

Përgatitjet për kthimin e tij në Kosovë kishin nisur tashmë.

Por, sapo u bë e qartë se ish-presidenti do të qëndronte në paraburgim, sheshi qendror i Prishtinës u boshatis pothuajse tërësisht brenda pak minutash.

Më shumë dënime

Më shumë se tre vjet pas fillimit të këtij procesi gjyqësor në shkallë të parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën Hashim Thaçin, ish-udhëheqësin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), fajtor për krime të kryera nga kjo guerilje, gjatë luftës kundër forcave serbe dhe menjëherë pas përfundimit të konfliktit, në vitet 1998 dhe 1999.

Në kohën kur u akuzua, në nëntor 2020, Hashim Thaçi ishte president i Kosovës.

Pas ngritjes së aktakuzës, ai dha dorëheqjen dhe u dorëzua në Hagë, ku u vendos në paraburgim.

Gjatë gjyqit, Prokuroria foli për vrasje, torturë, përndjekje dhe ndalime të paligjshme të personave në kampe ndalimi në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.

Read more:Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina (VIDEO)

Sipas aktakuzës, këto krime u kryen nga pjesëtarë të UÇK-së ndaj qindra civilëve, përfshirë serbë, romë dhe shqiptarë të Kosovës që konsideroheshin kundërshtarë politikë.

Rreth 13 mijë persona u vranë gjatë konfliktit në Kosovë, prej të cilëve rreth 11 mijë ishin shqiptarë të Kosovës, shumica civilë.

Lufta përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s, e cila detyroi forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës.

Dënimet e tjera

Për shumicën e banorëve shqiptarë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja janë simbole të luftës për pavarësinë e Kosovës.

Përveç ish-presidentit Thaçi, në këtë proces u gjykuan edhe Kadri Veseli, ish-drejtues i inteligjencës së UÇK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Thaçit; Jakup Krasniqi, zëdhënës i UÇK-së; dhe Rexhep Selimi, drejtues i operacioneve të saj.

Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Kadri Veseli me 18 vjet burgim.

Read more:Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Sipas gjykatës, të katër u shpallën penalisht përgjegjës për ndalimin arbitrar dhe torturën e qindra personave, si dhe për 96 vrasje.

Megjithatë, ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Prokurorja Kimberly West kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve, të cilët akuzoheshin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Të katër ish-krerër e UÇK-së e mohuan fajësinë dhe u deklaruan “të pafajshëm” gjatë procesit.

Gjykatë kontroverse

Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC), megjithëse kanë selinë në Holandë dhe përbëhen nga gjyqtarë ndërkombëtarë, u krijuan në bazë të ligjit të Kosovës, posaçërisht për të gjykuar krimet e dyshuara të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë luftës.

Përpara krijimit të kësaj gjykate, çështjet e mëparshme të shqyrtuara në Kosovë në masë të madhe nuk patën sukses, për shkak të dyshimeve për frikësim të dëshmitarëve dhe ndërhyrje politike.

Read more:PDK reagon ndaj raportit për Specialen: Alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Që nga themelimi, gjykata ka qenë thellësisht e papëlqyer në Kosovë. Përdorimi nga gjykata i provave të siguruara nga Beogradi, i cili ende refuzon të njohë pavarësinë e ish-provincës së tij, ka nxitur më tej akuzat për njëanshmëri politike.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, prokurorët janë përpjekur të bëjnë dallimin mes luftës së Kosovës për pavarësi dhe katër personave që po gjykohen.

Ata thonë se të katër të akuzuarit janë përgjegjës për krimet e kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në qendrat e ndalimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, si dhe për vrasje të civilëve serbë, shqiptarë dhe romë të kryera për motive politike.

Krimet u kryen gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, e cila shkaktoi rreth 13 mijë viktima.

Në përgjigje të këtyre akuzave, avokatët e katër të akuzuarve kanë argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të rreptë komanduese dhe se figurat e larta të saj nuk kishin mundësi të kontrollonin luftëtarët që kryenin krime dhe, për këtë arsye, nuk mund të mbaheshin përgjegjës për veprimet e tyre.

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #Arrestim #Beogradi #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #Gjykata #Gjykata speciale #gjykate #Glauk konjufca

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin