Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
Kronikë

Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë

• 16 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prej fillimit të muajit, avokatët kanë vendosur unanimisht bojkot të seancave në Gjykatën e Posaçme, në shenjë kundërshtie të hapur ndaj rregullores që kryetari i kësaj gjykate Erjon Bani nisi të zbatojë në 1 shtator, që në thelb cenon detyrën e gazetarëve dhe të avokatëve duke mos lejuar telefonët celularë në sallë.

Deri më tani janë një sërë procesesh gjyqësore që janë bojkotuar prej avokatëve, të cilët kanë marrë pjesë vetëm në seanca me karakter urgjent, siç janë ato për masat e sigurisë.

Report Tv, kontaktoi me kreun e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof Dr Maks Haxhia, i cili deklaroi se deri më tani, nuk ka asnjë përgjigje të shkresave të dërguara institucionalisht, as nga Gjykata e Posaçme, as nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, dhe as nga ndërkombëtarët.

Read more:Përplasja për pagat e magjistratëve/ “Të mbajë përgjegjësi për Veliajn e Ballukun”, Agron Shehaj: Rama është i dëshpëruar, nuk di më se çfarë bën! Nuk i shpëton dot drejtësisë!

“Në analizë të kësaj situate, shumë shpejt në ditët e afërta do të mblidhet përsëri Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe do të diskutoje për hapat e mëtejshme të cilat natyrisht do të jenë drejt radikalizimit të qëndrimit, si në thellësi ashtu edhe në gjerësi ”, u shpreh Prof Dr. Maks Haxhia.

Reagimi lë të kuptohet, se për të tërhequr vëmendjen e Gjykatës së Posaçme deri në pezullimin e rregullores që godet transparencën, avokatët mund të bojkotojnë edhe seancat për masat e sigurisë, që do të çonte në një situatë kaotike në gjykata, me dhjetëra të arrestuar që nuk mund të qëndrojnë në qeli pa një vendim gjykate. Po ashtu, siç kanë paralajmëruar më herët, bojkoti mund të shtrihet edhe në gjykatat e tjera në vend.

Read more:Kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa/ Bardeli: Kambanë alarmi, qeveria s’mund të mjaftohet me heshtje! Të identifikohen autorët

Në bisedën që Report Tv bëri me Maks Haxhinë, i indinjuar, Presidenti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, tha me ironi, se “KLGJ nuk ka pasur kohë të trajtojë këtë situatë, pasi është e zënë me problemin e pagave”.

“Urojmë që edhe bojkoti I tyre të arrijë me sukses objektin. Të dyja palët jemi në bojkot, por dallimi qëndron në kahet e kundërta të interesave dhe objektivave”, theksoi Haxhia në një përgjigje me shumë indinjatë institucionale.

Read more:Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave (VIDEO)

Edhe gazetarët në shenjë kundërshtie ndaj kësaj rregulloreje, që përveç kamerave, i ndaloi edhe futjen në seancë me celular, i vetmi mjet pune për të përcjellë informacionin në kohë reale për qytetarët, nuk janë akredituar në GJKKO.

Në vend të tërheqjes nga rregullorja, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli grupin e komunikimit në WhatsApp ku ishin të përfshirë gazetarët që mbulojnë aktivitetin e saj, përfshirë punonjës të redaksive mediatike që për të bërë detyrën duhet të vihen në dijeni mbi njoftimet publike nga kjo gjykatë.

Read more:Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?

Edhe rregullat e akreditimit të gazetarit, cenojnë redaksitë e mediave, pasi kërkonin të dhëna personale, deri në adresën e banimit të një gazetari të përveçëm, duke mos i dhënë mundësi redaksive të mediave të dërgojnë një tjetër gazetar në procese. Kjo mund të realizohet vetëm si publik, por edhe në këtë rast gazetari mund të hyjë në sallë vetëm nëse ka vende të lira.

Rregullorja është kundërshtuar ashpër edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve pasi censuron punën e tyre dhe cenon të drejtën e informimit.

Lexo edhe
Kronikë

41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor

Kronikë

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

Tags: #dhoma e avokatise #Gazetar #Gazetarët #gazetari #GJKKO #Gjykata #gjykate #maks haxhia #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor
  • U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll
  • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses
  • Sadushi e Papajorgji priten në Itali nga Presidenti Mattarella: Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri, partner i besueshëm në dialogun juridik ndërkombëtar!
  • ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
Nga të njëjtat tag-e
  • Përplasja për pagat/ Gjykata e Lartë del kundër projektligjit të PS: Konsultimi institucional u shpërfill! Të anulohet votimi i 17 shtatorit
  • Meta kundërshton pezullimin e paraburgimit, Apeli i GJKKO shtyn vendimin
  • Dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë/ Paskal Milo zbulon prapaskenat: Viktimë e makinacioneve gjeopolitike, po goditet pavarësia e Kosovës
  • “Festë në Serbi! U shqyrtuan dosjet e Beogradit”/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët, vendimi i Hagës nuk mund ta errësojë luftën e UÇK-së
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Shehaj: I padrejtë! Asnjë vendim gjykate nuk mund të përmbysë historinë e shqiptarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor

Kur kanë kaluar 2 ditë nga zbulimi i një sasie prej 41 kg kokainë, të ndara në 37…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dhënies së ndihmës për kalim…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua mbi vendimin e…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by