Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave (VIDEO)
Kronikë

Rregullorja e GJKKO kufizon edhe avokatët, Maks Haxhia kërkesë: Rishikojeni, ndalimi i celularëve na pengon punën! Paralajmërohet bojkot i seancave (VIDEO)

• 1 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rregullorja e re e GJKKO-së nuk prek vetëm mediat. Kufizimi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë seancave gjyqësore shtrihet edhe ndaj avokatëve. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia dorëzoi sot një kërkesë në GJKKO, përmes së cilës kërkon rishikimin e depozitave që prekin komunitetin e gazetarëve. Haxhia paralajmëron se nëse nuk do të ketë reflektim nga drejtuesi i GJKKO-së, Erion Bani, do të mblidhet Komiteti Drejtues për të vendosur hapat e mëtejshëm që do ndjekin, duke paralajmëruar deri në bojkot të seancave.

Haxhia, si edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Tiranë, Klodian Skënderi e quajtën ndalimin e telefonit në gjyq si një masë që bie ndesh me ushtrimin e profesionit të avokatit.

Read more:“Karrigia e grabitur nuk gëzohet, leku i popullit të del nga hundët”/ Nesër KAS merr vendim, Lefter Maliqi: Bashkinë e Kuçovës do e fitojmë dhe do ua kthejmë qytetarëve

“Kufizon haptas të drejtën e mbrojtjes, për të ushtruar profesionin e avokatit, të paktën prisnim konsultim me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë. Rregullorja në 3 nene kufizon përdorimin e celularit në sallën e gjyqit, jo në aspektin për të folur, por për të punuar. Gjë që bie ndesh me stadin e jetës së të gjithë shoqërive në mbarë botën. Celulari është një studio lëvizëse e jona, e kemi mjet pune. Për të qenë korrekt ne kemi bërë sot një kërkesë për rishikim. E kemi dorëzuar sot se ishim me shpresën që nuk do vihej në zbatim. Ne po presim një reagim këto ditë në përgjigje kërkesës për titullarin dhe pastaj do mblidhet komiteti drejtues për të përcaktuar qëndrimet e mëtejshme”, tha Maks Haxhia.

“Kjo masë është ekstreme, nuk gjemë logjikë apo arsye përse duhet të vendoset ky kufizim. Telefoni është mjet pune për në avokatët. Zhvillohen seanca 6 orëshe, avokati ka nevojë të kom qoftë edhe me familjarët. Kufizim që bie ndesh me të drejtë për të ushtruar profesionin”, tha Klodian Skënderi.

Read more:“Agasi lëvizte lirshëm në Xhafzotaj, Manzë e Surrel”/ Berisha: Në zyrën në Bllok hynin ministra e deputetë, gjithçka e regjistruar! Fotot, zërat e videot…

Nëse GJKKO nuk tërhiqet nga kufizimet, avokatët nuk përjashtojnë reagim më të ashpër. Haxhia shprehet se anëtarët e Këshillit kanë propozuar edhe bojkotimin e seancave, por fillimisht do të kërkohet dialog me institucionet. Më pas, ai thotë se bashkë me median do të shohin edhe mundësinë e dërgimit të kësaj rregulloreje në Gjykatë.

Read more:Gjyqi që mund të tronditë Metën, Instagram dhe Facebook përballen me ndryshime të mëdha

“Qëndrimi ynë është i unifikuar me qëndrimin e medias. Është shkelur haptazi parimi i seancave që janë publike. Injorim i hapur që i bëhet këtij profesioni, ne s’do ta lejojmë, shohim keqtrajtim, mos marrje në konsideratë, mungesë respekti ndaj profesionit të avokati.

Unë jam avokat, anëtar i Dhomës, jam edhe titullar i këtij komuniteti. Pa ikur me leje, të gjithë anëtarët e këshillit ishin të revoltuar dhe reaguan për një bojkot pa kompromis. Ne do të ndjekim disa rrugë, në radhë të parë jemi profesionistë që duhet të vendosim ura komunikim mes institucioneve. Kemi bërë kërkesë takimi për GJKKO për ti transmetuar problematikat dhe pastaj do ti çojmë edhe te komisioni i Nismës Qytetare. Duke u bashkuar edhe me median, ta çojmë edhe në gjykatë”, tha Haxhia.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, kufizime dhe për avokatët! Kreu i Dhomës së Avokatisë Haxhia, i revoltuar: Hartuar pa transparencë e bazë ligjore, do propozoj bojkot

Rregullorja e re e GJKKO-së hyri në fuqi më 1 shtator, pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga mediat dhe avokatët.

Kërkesa e Dhomës së Avokatisë për rishikimin e rregullores së GJKKO-së
Lexo edhe
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Tags: #Erion Bani #GJKKO #gjyq #klodian skenderi #Komunikim #Komuniteti #maks haxhia #Mediat #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Nga të njëjtat tag-e
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin