Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Çmimet e banesave u rritën me 28 %, Banka e Shqipërisë: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë
Ekonomi

Çmimet e banesave u rritën me 28 %, Banka e Shqipërisë: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rritja e çmimeve të pronave me ritme të larta ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit që lamë pas. Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë që përllogarit çmimin mesatar të banesave të shitura vë në dukje se pronat u shtrenjtuan në këtë periudhë me 28% në rang kombëtar krahasuar me vitin 2024.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributi kryesor në rritjen e çmimeve e ka nxitur zonat e bregdetit ndërsa kryeqyteti ka shfaqur një ngadalësim të ndjeshëm.

“Vlera e indeksit për Tiranën tregoi ndryshime të lehta dhe kontributin kryesor në rritjen e indeksit e ka dhënë ecuria e çmimeve në bregdet”, tha Banka e Shqipërisë.

Kjo rritje është mbështetur jo vetëm nga kërkesa vendase, por edhe nga blerjet e jorezidentëve, që sipas vrojtimit përbëjnë rreth 25 për qind të shitjeve, nga 15 për qind një periudhë më parë.

Ndërkohë, numri i pronave të pashitura ka rënë dhe koha mesatare e shitjes është shkurtuar, thuhet në raport, sinjal që tregu po absorbon më shpejt ofertën.

“Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 nga 11.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes rezultoi më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 nga 12.8 muaj”, tha Banka e Shqipërisë.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur kredia bankare. Blerja e pronave vijon të financohet kryesisht me kredi, me huatë për banesa që janë shtytësi kryesor i rritjes së kredisë për individët. Vetëm teprica e kredisë për blerje banese arriti 240 miliardë lekë, 17 për qind më shumë se një vit më parë.

Edhe pse bankat kanë raportuar standarde më të shtrënguara kreditimi, shkalla e miratimit të kredive për banesa është rritur.

Lexo edhe
Ekonomi

I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Ekonomi

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Tags: #Banesa #kredi #pronat #rritja e cmimeve #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki,…

• 23 orë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit.…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027

Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin