Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump
Botë

Largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, ekspertët: Goditje për OPEC, fitore për Trump

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Njoftimi se Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, do të largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC/OPEC+) duke filluar nga 1 maji, ka ngjallur reagimin e fortë të ekspertëve.

Vendimi “pasqyron vizionin strategjik dhe ekonomik afatgjatë të Emirateve dhe profilin e tyre energjetik në zhvillim,” thuhet në njoftim, duke u bazuar në “interesin tonë kombëtar dhe angazhimin tonë për të kontribuar në mënyrë efektive përmbushjen e nevojave urgjente të tregut.” Por për analistët, ky hap befasues nga ana e Abu Dhabit me shumë gjasë do ta trondisë thellë aleancën e naftës, e cila e merr një pjesë të madhe të fuqisë së saj nga një konsensus i fortë dhe aftësia për të ndikuar çmimet globale të naftës përmes fuqisë prodhuese të anëtarëve të saj. Nga ana tjetër, një veprim i tillë pritet të shihet si një fitore strategjike për Presidentin Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka akuzuar bllokun OPEC+ për manipulim të çmimeve të naftës dhe për “shfrytëzim” të SHBA-së.

Read more (Njoftim):Bordi ul me 3 lekë naftën, nga sot do të tregtohet me 203 lekë/litri! Benzina zbret në 180 lekë/litri

“Emiratet e Bashkuara Arabe, përkrah Arabisë Saudite, janë një nga nga anëtarët e paktë me kapacitete rezervë domethënëse, që përbëjnë dhe mekanizmin përmes të cilit grupi ushtron ndikim në treg dhe i përgjigjet luhatjeve të ofertës. Largimi i tyre heq një nga shtyllat kryesore ku mbështetet aftësia e OPEC-ut për të menaxhuar tregun… Një OPEC më i dobët, me më pak kapacitete rezervë të përqendruara brenda grupit, do ta ketë gjithmonë e më të vështirë të kalibrojë ofertën dhe të stabilizojë çmimet”, thotë Jorge León, kreu i analizës gjeopolitike në Rystad Energy.

Read more (Emiratet e Bashkuara Arabe):Lufta/ Media: Teherani do të paraqesë një propozim të ri paqeje! Trump: Irani na informoi se ndodhet në kolaps

Edhe pse Arabia Saudite është konsideruar prej kohësh si zëri dominues i grupit prej 12 anëtarësh, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin përjetuar vitet e fundit një rritje të ndikimit të tyre strategjik, pasi konsoliduan prodhimin e naftës dhe Kompaninë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit, duke rritur profilin ndërkombëtar të vendit. Vendimi i tyre për t’u larguar nga karteli, vjen në një moment veçanërisht të pasigurt për fuqitë e naftës në Lindjen e Mesme, ku aftësia për eksportin e saj nga Gjiri Persik është reduktuar ndjeshëm teksa Irani ka vendosur dominimin ushtarak mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më kritike për fluksin global të energjisë.

Read more (Opec):Çfarë është karteli OPEC dhe pse po largohen Emiratet e Bashkuara Arabe, pasojat për naftën dhe mesazhi për Donald Trumpin

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #1 maji #Arabia saudite #Emiratet e Bashkuara Arabe #Irani #Njoftim #Opec #Shba #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…
  • Pas pretendimeve në rrjet, ministria e Shëndetësisë urdhëron hetim të thelluar për 52-vjeçarin në Durrës! Spitali Rajonal: Artan Andoni mori shërbimin e nevojshëm
  • “‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! Ja kur do t’u drejtohemi deputetëve
  • “Jo vetëm avionë, Ermal Beqiri në Francë ka edhe…”/ Braho: E kishim lokalizuar! Ja kërkesa që i kishim dorëzuar Parisit
  • Huaja me SHBA-në në GJK? Bardhi i përgjigjet Ministrit të Mbrojtjes: Nuk ka gjë më të pranueshme në një vend demokratik sesa mbrojtja e Kushtetutës.
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 9 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by