Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ekspozita “Eksodi Bllaca ‘99” në Prishtina Mall, flet piktorja Linda Lupi: Ka një histori që nuk zbehet kurrë
Aktualitet

Ekspozita “Eksodi Bllaca ‘99” në Prishtina Mall, flet piktorja Linda Lupi: Ka një histori që nuk zbehet kurrë

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Artistja vizuale Linda Lupi është pjesë e Ekspozitës Kombëtare “Eksodi Bllaca ‘99”, një ngjarje artistike që rikthen në vëmendje një nga momentet më të dhimbshme dhe dramatike të historisë së Kosovës, duke e sjellë atë nëpërmjet gjuhës së artit si një përjetim emocional për publikun.

“Ekspozita Kombëtare ‘Eksodi Bllaca ‘99’ vjen si një thirrje e fuqishme kujtese, duke rikthyer në vëmendje një nga momentet më dramatike të historisë së Kosovës. Përmes artit, ajo sjell në fokus dhimbjen, shpërnguljen dhe forcën e mbijetesës njerëzore, duke e kthyer historinë në një përjetim të gjallë emocional”, tha Linda Lupi për Telegrafin.

E pyetur pse ka zgjedhur këtë tematikë, Lupi thekson se për të arti nuk është vetëm estetikë, por edhe një formë dëshmie që ruan kujtesën kolektive.

“Sepse ka histori që nuk duhet të zbehen kurrë. Si artiste, ndjej se arti nuk është vetëm estetikë, por edhe dëshmi. Piktura ime ‘Eksodi i Kosovës’ është një përpjekje për të kapur jo vetëm një moment historik, por gjendjen e brendshme të njeriut përballë humbjes, frikës dhe shpresës”, u shpreh ajo për Telegrafin.

telegrafi.com

Sa i përket vizitës së ekspozitës, artistja bën të ditur se publiku mund ta shohë atë në Prishtinë deri në fillim të majit.

“Ekspozita është e hapur për publikun në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, duke krijuar një hapësirë ku arti dhe historia takohen drejtpërdrejt me shikuesin. Ekspozita është e çelur për publikun deri më datë 5 Maj”, theksoi Linda për Telegrafin.

Në veprën e saj, Lupi thotë se ka zgjedhur të tregojë historinë përmes fragmenteve njerëzore, duke vendosur në qendër simbolikën e fëmijës – si shenjë e pafajësisë së prekur dhe e kujtesës që nuk shuhet.

“Në veprën time kam zgjedhur të tregoj historinë përmes fragmenteve njerëzore, figura që ecin, që mbajnë, që mbijetojnë. Në qendër qëndron fëmija, me një vështrim që flet më shumë se çdo fjalë. Ai është simbol i pafajësisë së prekur dhe i një kujtese që nuk shuhet”, tha ajo për Telegrafin.

Mesazhi që ajo synon të përcjellë përmes artit, sipas saj, është i qartë dhe i lidhur ngushtë me përgjegjësinë për të mos harruar.

“Mesazhi im është i qartë: kujtesa nuk është vetëm rikujtim, por akt përgjegjësie. Përmes artit, kërkoj të ruaj këtë kujtesë dhe ta kthej në një reflektim njerëzor universal”, nënvizoi Linda Lupi për Telegrafin.

Ndërkohë, e pyetur për planet e saj të ardhshme, artistja shprehet se është në një proces të vazhdueshëm kërkimi, ku temat e identitetit, kujtesës dhe emocioneve njerëzore do të mbeten në qendër, me synimin që këto rrëfime të shtrihen edhe jashtë hapësirës shqiptare.

“Jam në një proces të vazhdueshëm kërkimi artistik, ku temat e identitetit, kujtesës dhe emocioneve njerëzore mbeten në qendër. Synimi im është që këto histori të vazhdojnë të rrëfehen përmes pikturës, duke u shtrirë edhe në hapësira ndërkombëtare dhe duke krijuar ura komunikimi përmes artit jashtë kufijve shqiptarë”, përfundoi ajo për Telegrafin.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Artistja #Fëmija #Hapesira #Linda lupi #Prishtina #Prishtina mall #prishtine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO)
  • Rregullorja e re e GJKKO-së, BE për Report Tv: E rëndësishme transparenca e gjyqeve! Do monitorojmë procesin, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë
  • Tunelet e Kukësit, destinacioni i turistëve të huaj të apasionuar pas historisë (FOTOT)
  • Muzeu Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, destinacioni historik që tërheq turistët e huaj! (VIDEO)
  • “Dëmi i madh u bë në 2014, duke cenuar bashkitë Rama po dëmton demokracinë”, Kulluri në News24: Në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 13 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by