TIRANË – Finalet e Superligës shqiptare të basketbollit për vajza po anojnë qartë nga Flamurtari, me vlonjatet që të mërkurën hodhën një hap vendimtar drejt titullit kampion pas fitores 58 – 63 kundër Partizanit në ndeshjen e dytë të finaleve play-off që u zhvillua në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi‘.
Takimi nisi më mirë për kryeqytetaset, që fituan periodën e parë 20-11. Flamurtari reagoi në periodën e dytë duke e fituar 18-17, ndërsa Partizani ruajti avantazhin edhe pas periodës së tretë (9-8).
Read more (basketboll):Bashkimi shpallet kampion, titulli i katërt radhazi për prizrenaset
Gjithçka u vendos në periodën e fundit, ku vajzat vlonjate dominuan plotësisht me rezultatin 26-12, duke përmbysur sfidën dhe siguruar fitoren e dytë radhazi në serinë play-off të finalave.
Briske me 18 pikë dhe Cluse me 16 pikë u dalluan për vlonjatet, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Carter për Partizanin.
Read more (partizani):Tirana e fiton derbin ndaj Partizanit
Me këtë sukses, Flamurtari kryeson 2-0 dhe është vetëm një fitore larg shpalljes kampion, ndërsa ndeshja e radhës do të zhvillohet në Vlorë më 4 maj në orën 18:00.





