Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bashkimi shpallet kampion, titulli i katërt radhazi për prizrenaset
Aktualitet

Bashkimi shpallet kampion, titulli i katërt radhazi për prizrenaset

• 22 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, duke e fituar titullin e kampionit të mërkurën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Në praninë e një numri të madh shikuesish, prizrenaset e mposhtën Pejën 03 me rezultat 71:61 në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të finales, duke e mbyllur serinë me rezultat 4:3.

Për Bashkimin ky është titulli i katërt rresht dhe i dhjeti gjithsej në histori, ndërsa Peja 03 nuk arriti të përfitojë nga përparësia e terrenit vendas dhe mbështetja e tifozëve në sfidën finale.

Bashkimi e dominoi shumicën e ndeshjes: çereku i parë u mbyll 23:17, ndërsa i dyti 19:7 në të mirë të mysafireve.

Pejanet tentuan rikthimin në pjesën e dytë dhe u afruan në rezultat, por Bashkimi i rezistoi presionit dhe e ruajti epërsinë deri në fund.

Alexis Mead ishte më e dalluara te Bashkimi me 26 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime. Kontribut të madh dha edhe Saranda Daci me 16 pikë dhe 8 kërcime, ndonëse për një kohë të gjatë luajti me katër personale, ndërsa Dontavia Waggoner shtoi 12 pikë dhe 6 kërcime.

Te Peja 03, më e mira ishte Paige Powell me 21 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Adrienne Godbold realizoi 17 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime, por pa arritur ta ndalë serinë e suksesit të Bashkimit.

Bashkimi këtë edicion e ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike, ndërsa Peja 03 mbetet me trofeun e Superkupës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #basketboll #Kbf bashkimi #Kbf peja 03 #Peja #Pejë #Prizreni #Superliga e kosovës në basketboll

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • Protesta e 109 kundër Ramës/ Aktivisti: 11 persona vijojnë të mbahen në paraburgim, Diaspora u përball me pengesa në Morinë
  • Shpresa Makashi, artizania nga Prizreni që u jep ‘jetë’ punimeve të dorës: Përpiqem të ruaj traditën
  • Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta…
  • Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by