Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke
Aktualitet

Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke

• 30 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Këtë të enjte në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Por, për Sali Berishën gara e 23 majit duket se do të jetë pa asnjë rival. Pasi udhëzimi që u mbajt sekret dhe u publikua vetëm 24 orë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave, të tjera parregullsi po dalin në pah.

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari që ka shprehur publikisht ambicien për tu bërë pjesë e garës, thotë se nuk e kanë lejuar të dorëzojë dosjen e aplikimit. Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se avokati i saj është kthyer mbrapsht nga roja i sigurisë në selinë e PD. Por pavarësisht kësaj, Kokalari thotë se dokumentet do tua dorëzojë me postë dhe e-mail para orës 12:00.

Të njëjtin fat si Kokalari pati dhe Alesia Balliu e Ervin Salianji, pasi përfaqësuesit e tyre nuk u është lejuar të dorëzojnë aplikimin. Selia blu përmes udhëzimit të mbajtur sekret, ka parashikuar se kandidimi i ndalohet personave të dënuar me vendim të formës së prerë, duke ngritur kështu një pengesë për Ervin Salianjin. Ndërkohë surprizë ishte paraqitja e mjekes Mejreme Sela, aplikimi i të cilës është pranuar.

Pavarësisht tentativave të Berishës, ish-deputeti zotohet se do të bëjë çmos që të marrë pjesë në garë, dhe se do të denoncojë çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë procesit. Në një reagim për emisionin “Repolitix” me gazetarin e Report Tv Denis Minga, Salianji ka thënë: “Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë, etj. Kjo është uzurpim përmes farsës, por qartësisht edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur”.

Read more (Para):Simeone dhe djali i tij e sulmuan fizikisht mbrojtësin e Arsenalit sepse eci mbi stemën e Atleticos

Udhëzimi i bërë publik dje, por i firmosur më datë 18 mars, ka bërë të qartë 3 kriteret që duhet të përmbushë një kandidat i mundshëm për tu bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

“Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë:
Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10-vjeçar në Partinë Demokratike;
Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;
Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr. 138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:14

Gara për kreun e PD/ Alesia Balliu dërgon përfaqësuesin në selinë blu: Askush s’merr përsipër ta pranojë kërkesën për kandidim! Berishë frikacaku

1776870358_berishaalesiaballiu.jpg

Postimi i plotw i Alesia Balliut:

Berishë Frikacaku!

Berishë burrat në veri nuk i shmangen garës dhe nuk i druhen përballjes përkundrazi, e kërkojnë atë.

Por sot, ajo që po ndodh brenda Partisë Demokratike është zhgënjyese.

Read more (Facebook):Me IA kushdo mund të bëhet influencer

Kam dorëzuar një kërkesë zyrtare për të hyrë në garën për kreun e PD-së, dhe askush nuk po e merr përsipër ta pranojë.

Ky nuk është thjesht një refuzim është një tregues i qartë i mungesës së transparencës dhe garës së ndershme.

Berishë gjithmonë ka një moshë të koritesh por ti zgjodhe moshën më të keqe.

Read more (PD):Gara për kryetarin e PD më 23 maj/ Nesër në orën 12:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave

PD do ju kthehet demokratëve mos e harro kurrë, nuk do e gëzosh atë parti Sali Berisha.

Ora 10:54

Gara për kreun e PD/ Përballë Berishës vetëm një mjeke, Mereme Sela dorëzon kërkesën për kandidim (VIDEO)

Ndërsa në orën 12:00 të ditës së sotme skadon afati për dorëzimin e kërkesës për kandidimin në garën për kreun e Partisë Demokratike, në ambientet e selisë blu është paraqitur një kandidate e papërfolur më herët si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo është Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sela ka mbërritur në selinë blu për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhjet brenda partiake.

Read more (Alesia Balliu):‘Dështak prej 30 vitesh në politikë’, Balliu dhe Merkoçi përplasen në studio: Ti nuk di se çfarë flet! Je iluzionar

Ora 10:54

Gara për kreun e PD/ Përfaqësuesi i Alesia Balliut mbërrin në selinë blu për të dorëzuar kërkesën për kandidim

1777540264_perfaqesuesiialesiaballiut.jpg

Ashtu siç e paralajmëroi mbrëmë në studion e “Repolitix” në Report Tv, Alesia Balliu ka dorëzuar ditën e sotme në selinë blu kërkesën për kandidim në garën për kreun e Partisë Demokratike, nëpërmjet një përfaqësuesi të saj.

Ora 10:02

Gara për kreun e PD/ Evi Kokalarit nuk i pranohet dokumentacioni në zarf, roja i PD i kthen pas avokatin te dera! Aktivistja: Do e çoj me email

1774983072_evikokalari.jpg

Evi Kokalarit nuk i është lejuar të dorëzojë aplikimin për tu bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Avokati i saj nuk është lejuar të hyjë brenda në selinë blu teksa roja i ka thënë shprehimisht “Nuk pranojmë zarfe”.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në mesditë, ndërsa Kokalari thotë se do ta nisë aplikimin me DHL, via texk dhe email. Postimin ajo e mbyll me fjalën “Kllounë”.

Read more (ervin salianji):Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!

Postimi i Evi Kokalarit

Ne orën 9:30 AM, avokati im në Tiranë ka shkuar në selinë e PD-së për të dorëzuar dosjen e aplikimit dhe roja nuk e ka lënë të hyjë brenda, por i ka komunikuar, pasi ka folur me dikë brenda, që: “nuk pranojmë zarfe.”

Ndërkohë, avokati ua ka bërë të qartë që është aplikimi im.

Do ta nisim me DHL dhe do t’ua dërgojmë atyre që duhet, via text dhe email përpara afatit të skadencës.

Clowns!!!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alesia Balliu #ervin salianji #evi kokalari #Facebook #Para #PD #Pdsh #sali berisha #Tirane #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
  • Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë
  • Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore
  • Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 21 minuta më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Botë Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë në Methoni 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by