Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Lufta me Iranin rrit koston e jetës në Gjermani, inflacioni shkon në 2.9%
Botë

Lufta me Iranin rrit koston e jetës në Gjermani, inflacioni shkon në 2.9%

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm koston e jetesës në Gjermani. Të dhënat e fundit tregojnë se kriza e kostos së jetesës ende nuk është zbutur.

Në prill, norma e inflacionit ishte 2.9%.

Rritja e çmimeve e shkaktuar nga lufta me Iranin vazhdoi të rrisë normën e inflacionit në Gjermani në prill. Çmimet e konsumit ishin 2.9% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pas 2.7% të regjistruara në mars, sipas Zyrës Federale të Statistikave bazuar në shifra provizore.

Read more (gjermani):SHBA-të po 'studiojnë' nëse do të zvogëlojnë trupat në Gjermani, thotë Trump

Herën e fundit që inflacioni arriti këtë nivel ishte në janar 2024; herën e fundit që norma ishte më e lartë se 3% ishte në dhjetor 2023, me 3.7%. Kostoja e energjisë dhe karburantit për familjet ishte të paktën 10.1% më e lartë në prill se një vit më parë. Që në mars, çmimet e energjisë në Gjermani ishin rritur me shpejtësi me 7.2%.

Çmimet e konsumit u rritën me gjithsej 0.6% midis marsit dhe prillit, bënë të ditur staticienët.

Ngushtica e Hormuzit: zinxhirët e furnizimit të bllokuar
Aktualisht nuk vjen naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht transportohet një e pesta e konsumit global të naftës. Kjo po shkakton mungesë, duke çuar në një rritje të çmimeve në tregun botëror.

Read more (Inflacioni):Jemi në prag të një recesioni global, por s’është Irani ai për të cilin duhet të shqetësohemi

“Për sa kohë që të qëndrojë i ndërprerë zinxhiri i furnizimit nga Gjiri Persik, presioni inflacionist do të rritet ngadalë, por me siguri,” tha Ulrich Kater, ekonomisti kryesor në DekaBank. “Nëse rritjet e çmimeve do të vazhdojnë në gjysmën e dytë të vitit apo do të ulen varet vetëm nga hapja e Ngushticës së Hormuzit.”

Meqenëse kostot e larta të energjisë rrisin kostot e prodhimit dhe transportit të kompanive, ekziston një shqetësim i konsiderueshëm se çmimet për ushqimet, restorantet dhe shërbimet do të vazhdojnë të rriten.

Çmimet e ushqimeve po rriten
Sipas të dhënave të zyrave të statistikave, rritja e çmimeve të ushqimeve u përshpejtua pak në 1.2% në prill. Në mars, çmimet e ushqimit ishin rritur me 0.9%.

Read more (Ngushtica e hormuzit):SHBA-të kërkojnë koalicion global për të rivendosur transportin detar në Hormuz

Shërbimet, restorantet, të cilat kanë qenë nxitësit kryesorë të çmimeve për muaj me radhë, u rritën me 2.8% në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ekonomistët vlerësojnë se rritjet e çmimeve për biletat e avionit dhe pushimet me paketë kanë qenë një faktor vendimtar për këtë. Inflacioni bazë, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin – të cilit ekonomistët i kushtojnë vëmendje të veçantë – ra pak në prill, nga 2.5% në 2.3%

/DW

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #gjermani #Inflacioni #Naftë #Ngushtica e hormuzit #rritja e cmimeve #Siguri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin