Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka ironizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rritjen e çmimit të naftës, duke akuzuar drejtpërdrejt administratën e Donald Trump për politika të gabuara.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai sulmoi sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, si dhe ata që, sipas tij, “shtyjnë teorinë e bllokadës dhe e çuan çmimin e naftës mbi 120 dollarë”.
“Ndalesa tjetër: 140”, shkroi Ghalibaf, duke paralajmëruar rritje të mëtejshme të çmimeve.
Ai hodhi poshtë edhe deklaratat e mëparshme të Trump, i cili kishte paralajmëruar se infrastruktura e naftës në Iran mund të “shpërthejë” brenda tre ditësh për shkak të mungesave në furnizim.
Read more (Irani):Irani "nuk do të tolerojë" zgjatjen e bllokadës, thotë këshilltari i lartë ushtarak
“Tre ditë më vonë, asnjë pus nuk shpërtheu”, theksoi ai, duke shtuar me ironi se Irani mund “ta zgjasë këtë në 30 ditë dhe ta transmetojë drejtpërdrejt një pus nafte”.
Sipas Ghalibaf, administrata amerikane po ndikohet nga “këshilla të pavlera”, ndërsa problemi kryesor, sipas tij, nuk është teoria, por mënyra e të menduarit.





