Në GJKKO zhvillohet sot në orën 12:30 seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë, për privatizimin e kompleksit shumësportësh Partizani.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë 8 prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes. Në listë janë dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani” apo edhe ish shumësportëshit me të njëjtin emër.
Ish presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv.
Read more (sali berisha):Udhëzimi i PD/ Çipa: Akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë! Karaj: Saliu e cilësonte Salianjin të dënuar politik, sot po e përjashton nga gara për kryetar
Në dosjen e SPAK thuhet për shembull se ish-drejtorit të viteve 1995-2005, Isa Tare ka dëshmuar se atij iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Po në SPAK edhe ish Presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Ndërsa Afrim Tole, drejtor i Klubit Shumësportesh Partizani, në vitet 2006-2008 ka bërë para hetuesve të SPAK një pasqyrë të të gjitha pronave që “de facto” dhe “de jure” posedonte klubi.
Në radhë është dhe Dhurana Çela dhe Petrit Kullolli. E para ish drejtorëshe e Agjencisë së Pronave për Tiranën dhe i dyti topograf, në grupin e atyre që shqyrtuan dosjen e “Partizanit”. Sipas SPAK, dosja e ish-kompleksit Partizani, ishte nga të parat që u shqyrtua nga agjencia e Pronavel, ndërsa një dëshmi në prokurori e ish drejtorëshës se përgjithshme të Pronave Justina Boriçi konfirmon se Dhurata Çelën e kishte emëruar me rekomandim nga lart.
Ndërkohë GJKKO në seancën e kaluar pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.
Read more (Jamarbër Malltezi):Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë në GJKKO 8 persona, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Lajmi në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Afera Partizani/ Balla shkon në GJKKO për të dëshmuar: I qëndroj kallëzimit, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është paraqitur në GJKKO ku do të dëshmojë në dosjen Partizani, në cilësinë e kallëzuesit. Në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.
Read more (Edi Rama):Firmoset marrëveshja për ndërtimin e anijeve lundruese në Pashaliman për ushtrinë shqiptare, Rama: Do jetë në dobi edhe të vendeve aleate
Taulant Balla: Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 19912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europws se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.
A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë.





