Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ngjarja që ndryshoi tenisin përgjithmonë: Sulmi ndaj Monica Seles në Hamburg, 33 vite më parë
Aktualitet

Ngjarja që ndryshoi tenisin përgjithmonë: Sulmi ndaj Monica Seles në Hamburg, 33 vite më parë

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Më 30 prill 1993, një ngjarje tronditëse ndryshoi përgjithmonë historinë e tenisit dhe solli masa shumë më të rrepta sigurie në turnetë e këtij sporti.

Në Hamburg, gjatë një ndeshjeje çerekfinale, u sulmua me thikë tenistja më e mirë në botë në atë kohë, 19-vjeçarja Monica Seles.

Seles po përballej me Magdalena Maleeva dhe po udhëhiqte 6:4, 4:3, kur gjatë pushimit mes gemit të shtatë dhe të tetë të setit të dytë, një burrë hyri në fushë dhe e goditi me një thikë të madhe kuzhine në shpinë.

Spektatorët reaguan menjëherë, e neutralizuan sulmuesin dhe ai u arrestua në vend.

Read more (Tenis):Champions League/ ‘Tenis’ dhe spektakël në Paris, PSG përmbys 5-4 Bayern Munichun mes rekordit! Gjithçka vendoset në gjysmëfinalen e kthimit

Seles u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua se kishte marrë një plagë therëse rreth 1.5 centimetra të thellë, duke dëmtuar muskujt dhe indet pranë shpatullës së majtë.

Autori i sulmit ishte 38-vjeçari Gunter Parche, një adhurues i fiksuar pas rivales më të madhe të Seles, Steffi Graf.

Edhe pse nuk arriti ta vriste Seles, veprimi i tij pati ndikim të madh në karrierat e të dyja lojtareve.

Pas këtij incidenti, Graf vazhdoi dominimin e saj duke fituar edhe 11 tituj të tjerë Grand Slam dhe duke e mbyllur karrierën me 22 të tillë, ndërsa Seles arriti të fitojë vetëm një tjetër titull madhor, në Australian Open 1996, duke e përfunduar karrierën me gjithsej nëntë Grand Slam.

Read more (paraburgim):Mero Baze: Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

Monika Seles konsiderohej një fenomen i jashtëzakonshëm në tenis. Ajo debutoi në turnetë e WTA Tour në moshën 15-vjeçare dhe brenda katër muajsh fitoi titullin e saj të parë në Houston.

Vetëm një muaj më vonë, ajo arriti në gjysmëfinale të French Open, ku u mposht nga Graf.

Në vitin 1990, në moshën 16-vjeçare, Seles u hakmor ndaj saj duke fituar finalen e Roland Garros dhe duke siguruar titullin e saj të parë Grand Slam.

Ajo u ngjit në vendin e parë të renditjes botërore në mars 1991, duke e rrëzuar Graf nga froni, dhe qëndroi në krye deri në ditën fatkeqe të 30 prillit 1993.

Read more (Telegrafi):Zhvillimet në Iran, Donald Trump Junior dhe partnerja e tij shtyjnë datën e dasmës?

Dominimi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe shumëkush besonte se ajo mund të arrinte edhe 30 tituj Grand Slam.

Megjithatë, sulmi në Hamburg dhe mungesa e masave adekuate të sigurisë e ndërprenë këtë rrugëtim historik.

Sulmuesi Parche qëndroi vetëm gjashtë muaj në paraburgim dhe, pasi u shpall me probleme mendore, u dënua me dy vite burg me kusht, një vendim që u kritikua gjerësisht në opinionin publik. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Monica seles #paraburgim #Tenis

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • Protesta e 109 kundër Ramës/ Aktivisti: 11 persona vijojnë të mbahen në paraburgim, Diaspora u përball me pengesa në Morinë
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
  • Kryebashkiaku Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • “S’largohemi nga sheshi pa ikur Rama, koka e peshkut të qelbur”/ Aktivisti ‘shpërthen’ ndaj deputetes së PS: Ku ishe ti Iris kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut?! Me karton mbrojte krimin!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin