Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh
Aktualitet

Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtarja e NATO-s, Shqipëria do ta rihapë Shkollën e saj të Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur për shkak të kostove dhe dëmimeve të mëdha gjatë viteve ‘90, njoftoi të enjten ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Nufi e bëri këtë njoftim gjatë shënimit të 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ku morën pjesë zyrtarë shtetërorë dhe ushtarakë.

“Ringritja e Shkollës së Aviacionit është hap i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësinë e traditës dhe përgatitjen e brezave të rinj të pilotëve dhe specialistëve”, tha Nufi.

Kjo shkollë do të nxjerrë pilotë ushtarakë dhe civilë, si dhe kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë dhe civilë.

Read more (Nato):Pse hallka më e dobët e NATO-s është Spanja

Shkolla do të ripahet pas një marrëveshjeje nga viti i kaluar mes kompanisë shtetërore të mbrojtjes së Shqipërisë, Kayo, dhe asaj izraelite, Elbit System Ltd.

Nufi nuk dha të enjten ndonjë datë se kur do të rifillojë të arsimojë pilotë kjo shkollë.

Por, pas nënshkrimit të marrëveshjes vitin e kaluar, autoritetet kishin parashikuar se deri në vitin 2030 shkolla do të nxirrte 30 pilotë dhe 50 kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

Read more (Ermal Nufi):Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate

Shkolla e Aviacionit ushtarak në Vlorë u themelua në vitin 1962, por ajo pësoi dëme të mëdha gjatë trazirave të të viteve ’90 dhe, pavarësisht se ishte rinovuar dhe u riorganizua disa herë, ajo ishte mbyllur para dy dekadave.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Shqipëria ka bërë disa hapa për forcimin e mbrojtjes së vet.

Një ditë më parë ajo nënshkroi marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë.

Read more (Njoftim):PDK reagon ndaj raportit për Specialen: Alarm për padrejtësitë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ndërsa, në fillim të muajit autoritetet njoftuan se do të fillonin prodhimin e dronëve luftarakë gjithashtu.

Nufi shtoi të enjten se gjithashtu po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore.

“Zhvillimi i kapaciteteve të reja, sidomos i mjeteve pa pilot, modernizimi i sistemeve të radarëve, forcimi i mbrojtjes kundërajrore, si elementë shumë të rëndësishëm dhe thelbësore për realitetin e sotëm të sigurisë”, tha Nufi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ermal Nufi #kayo #Nato #Njoftim #Para #Shkolla #Shkolla e aviacionit #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Olsi Rama, kryeson në lojërat ilegale të fatit, mashtron europianët me call-centre. Mbrohet nga i vëllai”, Berisha: Si u shit me 26 mln euro brenda 60 ditësh toka ku u bë “Air Albania”
  • “Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën
  • Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 18 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 10 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by