Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate
Aktualitet

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate

• 29 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot u finalizua marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri dhe kompanisë KAYO për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese. Partneriteti i hap rrugë prodhimit në Shqipëri të mjeteve lundruese detare, jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për eksport në tregjet ndërkombëtare, tha kryeministri Rama.

“Kemi arritur në një pikë shumë të rëndësishme për të ardhmen dhe jo vetëm të aparatit të sigurisë së Shqipërisë dhe FA, por edhe ekonomisë e së ardhmes së të rinjve shqiptarë. Është një marrëveshje për të krijuar një shoqëri të re. Është një marrëveshje për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare dhe ushtrive të tjera të vendeve aleate. Ajo që e bën këtë marrëveshje të veçantë është se bota e kantierëve po ndryshon dhe kjo marrëveshje kërkon që të përcaktojë një vullnet e vizion për të ndryshuar këtë ndryshim me diçka të re që do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë dhe që do t’i shërbejë botës së kantierëve.Nga ana tjetër, kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat e djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët, të cilët do të kontaktohen dhe do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër dhe jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhme shumë të afërt pjesëmarrës, të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, pra në qytetin e tyre të lindjes dhe ata sigurisht do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Fincantieri-t dhe do të arsimohen si në Itali, pikërisht aty ku Fincantieri ka dhe shpirtin e saj, bazën e saj, por edhe në Shqipëri, në Pashaliman ku ky shpirti i dytë themi do të marri jetë së shpejti”, tha Rama.

Shqipëria do të jetë e para që përfiton nga marrëveshja pasi dy anijet e para do të jenë për Forcat e Armatosura duke e çuar flotën në 7, shtoi kryeministri.

Read more (ficantieri):LIVE TV – Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: Do të jenë në dobinë tonë e të aleatëve! Nufi: 400 vende të reja pune!

“Kjo marrëveshje hap rrugën për një diskutim të ri për arsye ekonomike sepse do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e Shqipërisë, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për FA dhe do të çojnë në 7 numrin e flotës sonë. Prodhimi do të vijojë për të eksportuar këto anije, aty ku sigurisht është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni do të implementohet”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk vendos dot fatin e botës, por mund të rrisë nivelin e mbrojtjes.

“Është vetëm fillimi, shpresoj që lufta të përfundojë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen dhe fatin e botës, por duhet të përshtatemi për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël. Por krenar në aleancën e NATO ku ne bëjmë pjesë”, tha Rama.

Read more (Anije):Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se marrëveshja sjell vende të reja pune dhe fuqizim të eksportit.

“Sot me këtë nënshkrim shoqëria KAYO fillon një hap të ri. Do të arrijmë të prodhojmë për nevojat e eksportit. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e Ficantierit për anijet e vogla e të mesme, zgjeron aktivitetin. Ficantieri do të sjellë edhe punë dhe në planin e biznesit që kemi nënshkruar, rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Rritje të kapaciteteve vendase prodhuese dhe humane”, tha ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Bashkëpunimi mes Kayos dhe Fincantierit, ishte pjesë e marrëveshjes së partneritetit strategjik të firmosur në Romë vitin e kaluar. Kayo do të përfshihet në një shoqëri të përbashkët me gjigandin italian të prodhimit të anijeve ushtarake, Fincantieri. Ndërmarrja ushtarake shqiptare, me kapital shtetëror, do duhet të ketë jo më pak se 40 përqind të aksioneve të shoqërisë e cila do të shfrytëzojë kantierin e Pashalimanit.

Read more (Eksport):Frutex shënon rekord në eksport – 24 dërgesa brenda një dite drejt tregjeve ndërkombëtare

Marrëveshja e sotme është një prej disa të tjerave që Kayo ka firmosur, që nga prodhimi i mjeteve ushtarake, uniformave deri te dronët luftarakë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:07

Marrëveshja KAYO-Fincantieri, Ambasada Italiane: Një nga investimet më të rëndësishme, më shumë Itali në Shqipëri

Një tjetër marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë u zyrtarizua sot me firmosjen e shoqërisë Fincantieri dhe asaj KAYO për prodhimin e anijeve ushtarake në kantierin e Pashalimanit.

Read more (Ermal Nufi):Firmoset marrëveshja për anijet ushtarake shqiptare, Nufi: 400 të punësuar, do të prodhojmë për vete dhe për eksport

Një reagim ka ardhur dhe nga Ambasada Italiane duke e cilësuar këtë marrëveshje si një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri.

Reagimi i Ambasadës Italiane

Firmoset në Tiranë marrëveshja e bashkëpunimit Fincantieri–KAYO.

Në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, Fincantieri dhe KAYO firmosin një marrëveshje për modernizimin e kantierit detar të Pashaliman-it dhe ndërtimin e anijeve të reja ushtarake.

Read more (Biznesi):​Prishtina në sytë e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës

Një nga investimet më të rëndësishme italiane në Shqipëri në dekadat e fundit. Qindra vende të reja pune dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë italiane dhe shqiptare.

Bashkëpunim industrial për ta shndërruar miqësinë mes vendeve tona në një partneritet strategjik. Për t’u rritur më tej, për t’u rritur së bashku. Më shumë Itali në Shqipëri. Më shumë Itali me Shqipërinë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anije #Biznesi #Dronët #Edi Rama #Eksport #Ermal Nufi #ficantieri #kayo #pashaliman

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bashkitë e vogla në protestë kundër shkrirjes, Tedi Blushi: Ndryshimi i hartës territoriale të vendoset me referendum, jo me votat e shumicës
  • Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit
  • GJKKO e liroi, Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje!
  • “Olsi Rama, kryeson në lojërat ilegale të fatit, mashtron europianët me call-centre. Mbrohet nga i vëllai”, Berisha: Si u shit me 26 mln euro brenda 60 ditësh toka ku u bë “Air Albania”
  • “Dosja “KAYO” përmban prova për shkelje e korrupsion”, denoncimi i Berishës: Rama përdori 83 mandatet si mburojë për Ballukun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 11 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by