Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Prishtina në sytë e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës
Aktualitet

​Prishtina në sytë e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës

• 29 Prill, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për tri ditë radhazi në Prishtinë po mbahet konferenca e investitorëve amerikan.

Kjo po shihet si një mundësi strategjike për të tërhequr investime të huaja dhe për të përshpejtuar punën në infrastrukturën në kryeqytet, raporton KosovaPress.

Këto investime me theks të veçantë u përmendën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Para të pranishmëve, përmes një videoje, ka dërguar një mesazh edhe gjenerali Wesley Clark, i cili tha se është krenarë me popullin e Kosovës.

Read more (Investime):Matchmaker Albania 2: Forumi Qendror që Katalizon Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik Rajonal

“Ajo që shpresojmë në Kosovë, është një mbështetje e fortë, e fortë nga komuniteti ndërkombëtar për investimet e huaja direkte në Kosovë. Ato janë burimi jetik për të çuar vendin përpara. Ne i kishim në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të. Ne nuk do të ishim bërë kurrë fuqia industriale që u bëmë pa investimet franceze, britanike dhe gjermane në hekurin, çelikun dhe hekurudhat amerikane. Në Kosovë do të jetë ndryshe. Ju keni burime të jashtëzakonshme të linjitit me cilësi të ulët, por shumë të vlefshëm. Ato po digjen aktualisht, por shumë gjëra mund të bëhen me to.

Keni një komunitet të mrekullueshëm bujqësor. Keni ekologji të shkëlqyer. Keni male, qendra skijimi. Ka një potencial të mrekullueshëm për investime të huaja direkte në të gjitha këto fusha. Dhe sigurisht, ne kemi nevojë për reziliencë në të gjithë infrastrukturën. Është e vetëkuptueshme që nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë në botë. Prandaj kur flasim për energji elektrike, ujësjellës komunal, furnizime energjetike në përgjithësi, rezilienca është një mundësi e madhe investimi për Kosovën”, ka thënë ai.

Tutje, gjenerali Clark pati edhe një mesazh për qeverinë.

“Dua gjithashtu të them se mendoj që qeveria ka një rol të madh për të luajtur, së pari në krijimin e një ambienti të mirë këtu, duke mirëpritur investitorët, duke ofruar mbështetje qeveritare, dhe gjithashtu aftësinë për të bërë partneritete publiko-private. Pra, të gjitha këto duhet të jenë në tryezë këtë mëngjes. Jam shumë krenar për popullin e Kosovës. Ju keni përballuar shumë gjatë viteve 1980 dhe 1990. Ju e keni fituar lirinë dhe shtetësinë tuaj. Dhe kam qenë shumë i kënaqur ta shoh këtë, shumë krenar që jam kthyer dhe të jem i lidhur me shumë prej jush”, tha ai.

Read more (Wesley clark):Wesley Clark shpjegon pse rihapja e Ngushticës së Hormuzit është më e vështirë sesa bllokimi i porteve të Iranit?

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se Prishtina është qendër evropiane në rritje të shpejtë e ndërtuar për investime.

“Ajo që e bën Prishtinën veçanërisht tërheqëse shkon përtej vetë projekteve. Ne ofrojmë: Një fuqi punëtore shumë të motivuar, të re dhe të aftë — të arsimuar, shumëgjuhëshe dhe të etur për të inovuar. Kosto të ulëta operative dhe një normë konkurruese prej 10% të tatimit mbi fitimin. Një lokacion strategjik në qendër të Evropës Juglindore, me qasje në një treg rajonal prej mbi 20 milionë njerëzish. Rritje të qëndrueshme ekonomike — afërsisht 4% rritje vjetore e GDP-së — dhe një përkushtim të qartë për transparencë dhe lehtësi në të bërit biznes”, tha Rama.

Kjo konferencë e investitorëve amerikan, Rama tha se po zhvillohet në një moment vendimtar.

“Ndërsa Prishtina përgatitet të presë Lojërat Mesdhetare 2030, ne po përshpejtojmë transformimin tonë — duke investuar në infrastrukturë, objekte sportive, turizëm, energji dhe zgjidhje të qyteteve të mençura. Pjesëmarrja juaj sot mund të ndihmojë në shkrimin e kapitullit të ardhshëm të kësaj historie emocionuese. Si Kryetar, rikonfirmoj përkushtimin tim personal — dhe përkushtimin e Qytetit të Prishtinës — për të krijuar një mjedis transparent, efikas dhe miqësor për investitorët. Ne jemi këtu jo vetëm për të prezantuar mundësi, por për të dëgjuar, për të lidhur partnerë dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata”, tha ai.

Read more (Institucion):Federata “Vatra” shënon 114-vjetorin, Berisha: Trashëgimi e shenjtë e shqiptaro-amerikanëve

E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati tha se Prishtina është motori i ekonomik i vendit.

“Është një moment historik në partneritetin tonë, një dëshmi e vizionit të përbashkët të prosperitetit të ndërsjellë që bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Kosovën. Më lejoni të filloj duke njohur vrullin e jashtëzakonshëm në Prishtinë. Me mbi gjysmë milioni banorë në zonën metropolitane dhe një popullsi të re dhe dinamike, qyteti nuk është vetëm kryeqyteti i Kosovës, ai është motori ekonomik i vendit, duke gjeneruar më shumë se 40% të GDP-së së kombit. Përkushtimi i Prishtinës ndaj transparencës, proceseve të strukturuara të investimit dhe mbështetjes institucionale vendos një standard të ri për bashkëpunim.

Këtu, investitorët amerikanë do të gjejnë një partner që vlerëson efikasitetin, integritetin dhe rritjen afatgjatë. Mundësitë para nesh janë bindëse. Kosova ofron një mjedis fiskal konkurrues. Siç tha Kryetari Rama, dua vetëm të theksoj disa. Një normë tatimore prej 10% për korporatat, 0% tatim mbi dividendën, dhe që nga ky vit, heqja e një tarife prej 10% për mallrat me origjinë nga SHBA. Këto politika nuk janë vetëm numra në një faqe. Ato janë sinjale të vendosmërisë së Kosovës për të mirëpritur investimet amerikane dhe për të krijuar skenarë të vërtetë fitim-fitim për kompanitë dhe komunitetet tona.

Ajo foli edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetarëve 2030, ku tha se nevoja për infrastrukturë të klasit botëror është mundësi për investitorët amerikanë qe të lënë trashëgimi të qëndrueshme.

Read more (Biznesi):Mos e le me t’ra sistemi – thirr Techno Service

“Dhe ndërsa shohim përpara drejt Lojërave Mesdhetare 2030, nevoja për infrastrukturë të klasit botëror, përfshirë objektet sportive, rrjetet e transportit, mikpritjen dhe zhvillimin urban, paraqet mundësi në kohë për investitorët amerikanë që të lënë një trashëgimi të qëndrueshme, jo vetëm për Lojërat, por për brezat që do të vijnë. Samiti avancon drejtpërdrejt prioritetin e Ambasadës së SHBA-së për të thelluar lidhjet ekonomike dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë. Duke lidhur bizneset amerikane me mundësi me potencial të lartë në një nga qendrat ekonomike më primare, ne po forcojmë klimën pro-amerikane të biznesit që përfiton të dy kombet tona. Prishtina nuk është vetëm një destinacion. Është një portë drejt tregjeve rajonale, duke u ofruar kompanive amerikane mundësinë për të vepruar në shkallë në mënyrë efikase dhe për ta pozicionuar Kosovën si një qendër konkurruese për tregtinë ekonomike në Evropën Juglindore. Shtetet e Bashkuara besojnë në potencialin e Kosovës. Ne shohim një komunitet biznesi që është i hapur, i përkushtuar ndaj reformës dhe i gatshëm të partnerizohet me kompanitë amerikane për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm”, ka shtuar ajo.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se diaspora mbetet një nga asetet më strategjike të vendit

“Meqenëse garancia kreditore e Kosovës nga tregu i kapitalit përvjetor është së fundmi, gjurma amerikane është e dukshme edhe në këtë institucion. Ju lutem shfrytëzojeni mundësinë për të biseduar edhe me përfaqësuesit e KCGF, pasi ata kanë një zyrë të veçantë për dritaren tonë me një zyrë mbështetëse për investime gjithashtu. Kjo konferencë është vizioni juaj i sjellë në jetë, një vizion që e sheh Prishtinën jo vetëm si një qytet, siç thatë ju, por si një platformë, një platformë për investim, për inovacion dhe për partneritete ndërkombëtare. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë në Kosovë, ne e njohëm këtë vizion herët, dhe ishim vërtet krenarë që në dhjetor iu bashkuam për ta bërë realitet. Diaspora mbetet një nga asetet më të mëdha strategjike të Kosovës”, tha ai. /kp/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anu prattipati #Arian zeka #Biznesi #Diaspora #Institucion #Investime #Investitorët amerikanë #Perparim rama #Wesley clark

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë
  • “Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët në revoltë kundër klasës politikë, marshimi në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen
  • Revolta e 65 kundër kryeministrit/ Aktivisti: Diaspora masivisht në 14, 15 dhe 16 gusht në protestë! Edi Rama nuk ka rrugë tjetër, vetëm dorëheqje
  • “Do bëhemi 100 mijë zemra, po vjen shtatori…”/ Aktivisti Andi Tepelena: Të gjithë bashkë, studentë, Diasporë do t’i japim dërmën e fundit këtij regjimi
  • “Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 12 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by