Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Wesley Clark shpjegon pse rihapja e Ngushticës së Hormuzit është më e vështirë sesa bllokimi i porteve të Iranit?
Aktualitet

Wesley Clark shpjegon pse rihapja e Ngushticës së Hormuzit është më e vështirë sesa bllokimi i porteve të Iranit?

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark i tha CNN se rihapja e Ngushticës së Hormuzit me forcë është “një problem shumë, shumë më i vështirë” për SHBA-në sesa mbajtja e porteve të Iranit të mbyllura, duke shtuar se rruga ujore është më e dobishme për Iranin “sesa një armë bërthamore”.

“Nuk e di nëse kemi një mundësi ushtarake për ta bërë këtë”, i tha ai Pamela Brown të CNN.

Clark, një ish-komandant suprem i NATO-s, përshkroi një sërë pengesash me të cilat po përballet ushtria amerikane, transmeton Telegrafi.

“Janë minat, motoskafet, raketat, raketat që fluturojnë në det, raketat balistike, zjarri i mundshëm i artilerisë që mund të përdoret. Kjo është një zonë shumë e kufizuar. Është fortifikuar për vite me radhë. Dhe iranianët sigurisht që kanë marrë mësime”, theksoi Clark.

Ai vuri në dukje se iranianët gjithashtu kanë teknologji kineze dhe kanë “vëzhgim në kohë reale të flotës sonë ndërsa lëvizim brenda” ngushticës.

Presidenti i Iranit thotë se Teherani nuk do t’i “nënshtrohet forcës”

Clark theksoi se nëse SHBA-të do të përdornin forcën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, “kjo do të ishte një luftë e vërtetë ajrore nëse do të shkonim atje”.

“Ky nuk është fundi i viteve të 80-ta. Kjo nuk është lufta e tankerëve. Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme”, shtoi Clark.

Clark tha gjithashtu se Irani është i vetëdijshëm për vlerën strategjike të Ngushticës së Hormuzit në negociata: “Më e dobishme se një armë bërthamore. Dhe ata e kanë përdorur atë. Dhe ata nuk besojnë se kemi një përgjigje për këtë”, tha ai.

“Ata e dinë që ne nuk duam të angazhojmë trupa tokësore. E dinë që ne nuk duam të pësojmë humbje. Nuk duam t’i afrojmë anijet tona aq sa të goditen nga raketat e tyre, kështu që ky është një problem vërtet i vështirë ushtarak. Kjo është për të ardhur keq sepse kjo po përcakton qëndrimin e tyre në negociata”, shtoi Clark. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Irani #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba #Ushtria amerikane #Wesley clark
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i ri në Shqipëri/ Mbrojtja dhe investimet prioritete të ish-ushtarakut
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
  • Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet
  • “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!
  • “Teatri i kukullave mes gogolit Berisha dhe Rama, mori fund”/ Kulluri: Protesta nxori jashtë loje opozitën. Dosja “Balluku”? Nga BKH e SPAK indicie të reja…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 13 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ Revolta e shqiptarëve kundër Ramës! “SPAK heton, Belinda Balluku duhet të përballet me faktet”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 63: Rama në burg, Berisha në burg 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by