Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
Editoriale

Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide

• 31 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

1.

Kryeministri Rama mblodhi javën e kaluar udhëheqjen socialiste dhe ua paraqiti një platformë për qeverisje në mandatin e katërt të quajtur “BESA”. Fjalimi i kryeministrit mund të sillte ndër mend muajt para rënies së Murit të Berlinit atëherë kur udhëheqësit komunistë, pasi i kishin përshkruar protestat si veprimtari të shërbimeve të huaja, filluan të përvetësonin gjuhën e protestuesve në ligjërimin e ri.
Apo kur bëhej ndarja e protestuesve në “rini atdhetare socialiste” dhe “forca reaksionare që po e përdorin rininë”, diçka si ndarja e sotme mes “flamingove” dhe “sorrave e korbave”.

Apo kur kryeministri Rama përdor një koncept-fjalë që e kishte përdorur udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore më 1989. Në dokumentin-platformë paraqitur udhëheqjes socialiste me titull “Besa”, nëntitulli është “kthesa e mandatit të katërt”. Më 1989, Egon Krenz shpalli politikën e re të Partisë, “Wende” që në shqip përkthehet si “kthesë”.

Shqipëria është larg nga Gjermania lindore në të gjitha kontekstet. Por udhëheqjet e saj-përfshirë faktin se PS ka fituar në zgjedhje shumëpartiake në një shtet anëtar të NATO-s-kanë të njëjtën qasje ndaj krizës: gjetjen e përgjigjes brenda modelit të tanishëm qeverisës. Krenz kërkonte “wende” brenda sistemit të Partisë komuniste në pushtet, “Besa” kërkon kthesë brenda modelit të tanishëm hibrid të pushtetit të udhëhequr nga PS.

Read more:“I kam atletet më të bukura se të Edi Ramës, ai i ble me paratë e krimit”/ Të moshuarit: Jemi flamingo, por na sheh me urrejtje sepse do ta çojmë në shtëpi

2.

Më shumë sesa në të kaluarën komuniste, analogjinë do kërkuar në kulturën korporative.
“BESA” mund të lexohet si një manual për kujdes ndaj klientit. Premisa fillestare e këtij dokumenti është se “transformimi i një vendi dhe përjetimi shoqëror për transformimin nuk janë më në harmoni, po në tension”. Apo siç shpjegon kryeministri Rama, arsyeja thelbësore e protestës është “paradoksi i suksesit”: qytetarët kanë përfituar aq shumë nga qeverisja, sa u janë rritur pritshmëritë, të cilat nuk përmbushen nga administrata shtetërore. BESA e merr transformimin si fakt të kryer, ndërsa mospërputhjen e vendos te mënyra si qytetari e përjeton atë.

Në një analogji me një kompani telefonike që ka manualin për trajtimin e klientëve lidhur me rrjetin 5G, “kujdesi për klientin” i BESA-s ka shtatë detyra: dëgjimi, prova, shpjegimi, kujdesi, matja, mësimi dhe parashikimi. Ky shërbim i PS duhet të trajtojë të arriturat e Partisë me qytetarët e vendit- të dëgjojë, të japë prova e shpjegime, të tregojë kujdes, të masë disponimin, të mësojë nga qytetarët dhe të parashikojë se si do të zbatohet tutje programi i Partisë, Rilindja 2.0.

BESA, ngjashëm me kompaninë telefonike, e sheh qytetarin si klient që mund të ankohet për cilësinë e shërbimit, jo si bartës të sovranitetit që mund ta ndryshojë drejtimin a kompaninë/qeverinë. Ky perceptim mund të jetë njëri prej problemeve që i kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.
Dhe vështirë se një manual për kujdesin ndaj klientit do t’i largojë prej saj.

Read more:LIVE- “Janë zënë në çark. Kë të mbrojnë më parë Ballën, Ballukun apo kryeministrin”, aktivisti Edison Likaj: Hetimet e SPAK po afrohen te Rama, jo e largët dita kur ta shohim me pranga

3.

Megjithatë, kryeministri Rama ka bërë një lëvizje të madhe. Gati dy muaj pas fillimit të demonstratave ai u largua në masë të madhe nga theksi i identifikimit të protestave si prodhim i forcave të jashtme dashakeqe (Irani, serbët, vendet konkurruese në turizëm e forcave të tjera globale që bashkëpunojnë me “sorrat dhe korbat”). Ai shpalli se “flamingot” ishin pjesa kritike e shoqërisë që do të udhëzojë më tej qeverisjen socialiste.

Kjo është fillimisht një manovër taktike, e cila në vend të konfrontimit përdor teknikën e absorbimit: protesta dhe protestuesit nuk kanë më nevojë ta shpjegojnë veten, sepse këtë do ta bëjë kryeministri me instrumentet e platformës “BESA”. Këtë manovër kryeministri e ka formësuar edhe në dizajnin grafik të broshurës, duke e futur flamingon në ballinë. Nga simbol i kundërshtimit, flamingoja shndërrohet në emblemë të reformimit të qeverisë që kundërshtonte. Kësisoj, ata konsiderohen tashmë të kuptuar nga kryeministri dhe Partia Socialiste. E tëra do të operacionalizohet në “kthesën qeverisëse të mandatit të katërt”.

Kjo manovër taktike është njëkohësisht edhe lëvizje strategjike.

Read more:Një prerje në besë e Shqipërisë së re – Ide

Kryeministri Rama ka kaluar nga injorimi, refuzimi, përqeshja dhe demonizimi — mënyra të ndryshme për të treguar se protesta nuk kishte rëndësi për shumicën vendimmarrëse socialiste — në fazën e njohjes së saj si forcë ; për më tepër,duke nënkuptuar heshtazi edhe si forcë që prek stabilitetin e qeverisjes së kësaj shumice.

Ky është kalimi nga mohimi në pranimin e pjesshëm: pranohet ekzistenca e problemit, por jo shpjegimi që i japin atij protestuesit.

Read more:Illyrian Guard krijon rrjetin e parë me 100 vullnetarë për emergjencat, Lamallari: Model europian për mbrotjen civile, forcojmë kapacitetet në përballjen me zjarret

4.

Gjysmëhapi i kryeministrit Rama është instrument i menaxhimit të krizës, jo domosdoshmërisht i zgjidhjes së saj. Por, si i tillë është paralajmërim i javëve dhe muajve që e presin vendin dhe i disponimit të tanishëm të kryeministrit që duke absorbuar “Lëvizjen flamingo” ta tejkalojë si krizë.
Rezultati i kësaj përpjekje të kryeministrit nuk mund të paragjykohet sot, por sado të jenë mëdha dallimet mes Serbisë dhe Shqipërisë (në çështje të orientimit Perëndimor, identitetit evropian, etj) Shqipëria mund të mësojë nga vendimi strategjik i ngjashëm i presidentit të Serbisë në ballafaqimin me një lëvizje shumë më të madhe proteste se ajo sot në Shqipëri. Atëbotë presidenti i Serbisë vendosi që ta menaxhojë krizën duke mos i trajtuar problemet sistemore.

Në nëntor 2025, Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP) parashikoi katër rrugë për Serbinë: bllokadë të zgjatur me represion të kontrolluar; tranzicion të negociuar nga BE-ja drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve; përshkallëzim të represionit drejt destabilizimit ose konsolidimit autoritar; dhe zgjedhje të parakohshme me mundësi ndryshimi, por edhe me rrezik të madh manipulimi.

Tetë muaj më vonë, autorët në një analizë të sapobotuar konstatuan se Serbia nuk kishte ndjekur asnjërën në formë të pastër. Ishte krijuar një skenar hibrid: bllokadë politike, represion i kalibruar, kapje institucionale dhe lodhje e qëllimshme e forcave demokratike. Kriza nuk po zgjidhej; po administrohej si metodë sundimi. Autorët e quajnë këtë “jostabilitet i menaxhuar”.

Read more:Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza të mitura! Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e pamenaxhuara

Në Serbi u tregua se jostabiliteti i menaxhuar nuk është bashkëjetesë pasive me krizën. Është strategjia me të cilën pushteti nuk e zgjidh krizën, por kontrollon intensitetin, ritmin dhe kohëzgjatjen e saj. Pushteti e paraqet veten si të vetmen garanci të rendit.

Kjo mund të jetë kahja e kthesës strategjike në krizën ku ka hyrë Shqipëria. Por, Shqipëria nuk është Serbia. Pyetja për shkrimin vijues do të ishte përse “jostabiliteti i menaxhuar” nuk ka gjasa të mëdha suksesi në Shqipëri?

Lexo edhe
Editoriale

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës – Ide

Editoriale

Profesori i antropologjisë demonton platformën e Ramës/ ‘Besa’, ose kur fjalën e vret folësi! – Blog

Tags: #Flamingo #Flamingot #Gjermania #Irani #jetë #kompani #Kujdesi #Nato

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës – Ide
  • Profesori i antropologjisë demonton platformën e Ramës/ ‘Besa’, ose kur fjalën e vret folësi! – Blog
  • Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide
  • Një prerje në besë e Shqipërisë së re – Ide
  • Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • E premtja me mot të nxehtë, temperatura të larta në të gjithë vendin
  • Digjet magazina me fishekzjarrë e lodra fëmijësh në Shkozet, dy zjarrfikës përfundojnë në spital
  • Protesta kundër Ramës, emigranti nga SHBA: T’i japim shpresë rinisë që Shqipëria të bëhet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 22 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 16 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës – Ide

Nëse ka një aftësi që i duhet njohur absolutisht Edi Ramës, është përdorimi deri në poshtërim i të…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Profesori i antropologjisë demonton platformën e Ramës/ ‘Besa’, ose kur fjalën e vret folësi! – Blog

Një prerje në besë e Shqipërisë së re 24 Korrik, 13:42

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Editoriale

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide

Banorët e Përrenjasit u ngritën të protestonin kundër Reformës 2 territoriale të Edi Ramës. “Nuk duam që qyteti…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by