
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç.
Ai do të akuzohet në mungesë për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese për shkak të rrethanave familjare, raporton Anila Hoxha, e cila duke iu referuar burimeve jo zyrtare shtoi se prokuroria priti nga Gjermania letërporosinë ku duhet të merrej dëshmia e nënës së viktimës dhe të afërmve të saj.
Read more (Prokuroria):Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, në 2025 janë kryer 822 përgjime, 1642 subjekte nën ‘lupë’
Por në dëshminë e tyre të afërmit e vajzës që u vra në Tiranë në shkurt 2025 nuk sollën asnjë të re me interes për hetimin. Më herët Libani e ka refuzuar ekstradimin e babait vrasës. /Tch/





