Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga autoritetet greke në portin e Igumenicës, në një operacion të koordinuar kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Sipas policisë greke, e njohur si (EL.AS), janë sekuestruar rreth 500 kilogramë kanabis hidroponik, i njohur ndryshe si “skunk”, një nga sasitë më të mëdha të kapura ndonjëherë në territorin grek.
Droga u zbulua në një kamion me targa bullgare, i cili kishte mbërritur me traget nga Italia dhe kishte si destinacion final Turqia. Shoferi 50-vjeçar bullgar është arrestuar, ndërsa raportohet se nuk po bashkëpunon me autoritetet.
Read more (droge):Berisha flet për Integrim me meritë/ Kreu i PD reagon ndaj akuzave të Ramës, kryeministri e akuzoi për bllokim

Sipas hetimeve, kamioni transportonte zyrtarisht produkte kuzhine, por mes tyre ishin fshehur pako me lëndë narkotike.
Operacioni u realizua me ndihmën e një qeni antidrogë dhe u organizua nga strukturat e antidrogës në bashkëpunim me rojën bregdetare. Mësohet se kamioni ishte vënë nën vëzhgim prej rreth një muaji, pas informacioneve të siguruara nga autoritetet në Bullgari.
Read more (Operacion):Policia kontrolle në një lokal në Elbasan, dyshohet për ushtrim të prostitucionit, disa të shoqëruar

Autoritetet greke bëjnë me dije se pjesa më e madhe e sasisë ishte e destinuar për tregun turk, ndërsa një pjesë më e vogël dyshohet se do të shpërndahej në Greqi.
Vlera e drogës në tregun e zi llogaritet shumë e lartë, për shkak të cilësisë së kanabisit hidroponik dhe sasisë së konsiderueshme të sekuestruar.





