Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi – lista e plotë
Aktualitet

Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi – lista e plotë

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar se javën e kaluar ka nënshkruar orientimet indikative të Programit të Pagesave Direkte (subvencioneve) në bujqësi për vitin 2026, të strukturuara sipas sektorëve strategjikë dhe zinxhirëve kryesorë agro-ushqimorë, në përputhje me metodologjinë sektoriale të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, programi kombinon pagesën bazë, pagesat e lidhura me prodhimin për kultura prioritare, masat për stabilizimin e tregut, pagesën rishpërndarëse për hektarin e parë dhe eko-skema, me synim rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore, zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve agro-ushqimore.

Në kuadër të orientimeve indikative, janë paraparë mbështetje për sektorët kryesorë:

1. Siguria ushqimore dhe kulturat strategjike

  • Gruri: mbështetje standarde deri 304 €/ha, plus mundësi 100 €/ha për hektarin e parë dhe pagesë shtesë 0.04 €/kg (që me rendiment orientues 3,225 kg/ha shkon rreth 129 €/ha), duke e çuar mbështetjen totale potenciale deri në rreth 433 €/ha (pa përfshirë pagesën për hektarin e parë). Parashihet edhe mbështetje specifike për farën e grurit.
  • Misri: mbështetje deri 329 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
  • Read more (Armend muja):Merret vendimi për paketë masash për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe prodhimit vendor

  • Elbi, tërshëra dhe thekra: mbështetje deri 304 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.

2. Kulturat proteinike, vajore dhe industriale

  • Luledielli: mbështetje deri 454 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (përfshirë edhe mundësi në kuadër të konvertimit organik).
  • Fasulja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
  • Patatja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.

3. Perimet, pemëtaria dhe vreshtaria

  • Perimet në fushë të hapur: deri 704 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
  • Read more (siguria ushqimore):Rama për sigurinë ushqimore: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, pa BE do të ishte e pamundur! Problem cilësia e qumështit

  • Perimet në serra: deri 1,054 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
  • Pemët drufrutore, arrore dhe fruta të imta manore: deri 654 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
  • Mjedra: 0.20 €/kg për prodhimin e dorëzuar + 150 €/ha mbështetje sipërfaqe.
  • Vreshtaria: deri 1,104 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë; po ashtu 0.08 €/litër për verën e prodhuar dhe 0.15 €/njësi për fidanët e vreshtave.
  • Bimët mjekësore dhe aromatike: deri 504 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (me mundësi për prodhim/konvertim organik).
  • Read more (Pemët):Më shtrenjtë se vitin e kaluar,  prodhimet bujqësore rriten për 5.8% në tre muajt e parë të vitit

4. Blegtoria

  • Lopët qumështore: 90 €/kokë
  • Mëshqerrat për riprodhim: 60 €/kokë
  • Viçat: 30 €/kokë
  • Buallicat: 180 €/kokë
  • Delet dhe dhitë: 30 €/kokë
  • Pulat: 0.50 €/kokë, brojlerët: 0.20 €/kokë
  • Dosat për riprodhim: 25 €/kokë

5. Cilësia dhe diversifikimi i prodhimit

  • Qumështi (sipas klasës së cilësisë):
    • 0.07 €/litër për Klasën Extra
    • 0.04 €/litër për Klasën I
    • 0.02 €/litër për Klasën II
  • Bletaria: 25 €/koshere, ndërsa bletaria organike 30 €/koshere
  • Akuakultura (peshku): 0.25 €/kg

Ministri ka theksuar se këto janë orientime indikative dhe shërbejnë si bazë për grupet punuese në hartimin, konsultimin dhe finalizimin e Programit Vjetor për Pagesa Direkte dhe akteve nënligjore. Sipas njoftimit, normat dhe alokimet mund të rishikohen gjatë procesit të finalizimit, varësisht nga konsultimet, numri i aplikuesve dhe prioritetet zhvillimore të sektorit agro-ushqimor.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armend muja #Bashkimi evropian #Bimët #Blegtoria #Bletaria #Ministria e bujqësisë #Pemët #Pulat #siguria ushqimore #Zhvillimi rural

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Lushnjë/ Karkalecat dëmtojnë 600 hektarë tokë në Tërbuf, fermeri: Preparatet janë të shtrenjta, askush nga shteti nuk është interesuar
  • Në prag të sezonit, institucionet prezantojnë planin për sigurinë ushqimore, Salla: Nuk duhet të ketë asnjë kompromis, Gjylameti: Presim 15 milionë turistë këtë vit
  • Kurbin, asgjësohet parcela me 1820 bimë kanabisi, një i arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)
  • Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI)
  • Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 13 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by