Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Katër shenjat që harrojnë miqtë kur dashurohen: Për ta, partneri bëhet i gjithë universi
Aktualitet

Katër shenjat që harrojnë miqtë kur dashurohen: Për ta, partneri bëhet i gjithë universi

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sipas astrologëve, këto shenja lidhen aq fort emocionalisht, sa shpesh i lënë pas dore veten, miqtë dhe nevojat e tyre personale

Dashuria te disa njerëz vjen ngadalë dhe në mënyrë racionale, por ka shenja të horoskopit që, sipas astrologjisë, kur dashurohen, e humbin plotësisht kontrollin mbi emocionet. Atëherë partneri bëhet qendra e botës së tyre, ndërsa kufiri mes dashurisë dhe përkushtimit të tepruar shpesh fillon të zbehet.

Astrologët pohojnë se pikërisht këto katër shenja më së shpeshti harrojnë veten, miqtë, detyrimet dhe nevojat e tyre personale kur i godet dashuria e vërtetë. Për ta, ndjenjat nuk janë diçka kalimtare, por një gjendje në të cilën japin gjithçka që kanë, transmeton Telegrafi.

Gaforrja

Gaforret konsiderohen ndër shenjat më emocionale të Zodiakut dhe, kur dashurohen, lidhen plotësisht me partnerin. Për ta, dashuria nuk është vetëm një marrëdhënie, por ndjenjë shtëpie, sigurie dhe përkatësie.

Kur duan, Gaforret dëshirojnë të jenë të pranishme në çdo çast të jetës së partnerit. Shpesh i lënë pas dore nevojat e veta për ta bërë të lumtur personin që duan. Shumë pjesëtarë të kësaj shenje janë të gatshëm të durojnë edhe gjëra që nuk do të duhej, vetëm për ta ruajtur lidhjen.

Astrologët thonë se Gaforret shpesh e idealizojnë partnerin dhe e kanë të vështirë ta pranojnë se dashuria nuk mund ta zgjidhë çdo problem. Kur lëndohen, vuajnë gjatë dhe e kanë të vështirë ta lënë pas të kaluarën.

Read more (Emocionet):Taylor Swift për këngën “Love Story”: E shkrova kur prindërit nuk më lejonin të dilja me një djalë më të madh në moshë

Në dashuri japin maksimumin e emocioneve, kujdesit dhe butësisë, por pikërisht për këtë arsye shpesh mbeten me zemër të thyer.

Akrepi

Kur Akrepi dashurohet, kjo nuk është kurrë diçka sipërfaqësore. Ndjenjat e tij janë të thella, të fuqishme dhe ndonjëherë ekstreme. Për këtë shenjë, dashuria nënkupton bashkim të plotë me personin tjetër, prandaj shpesh mund të bëhet shumë posesiv dhe xheloz.

Astrologët pohojnë se Akrepat kanë nevojë që partneri të jetë vetëm i tyre, emocionalisht, mendërisht dhe fizikisht. Pikërisht për këtë arsye e përjetojnë rëndë distancën, fshehtësitë ose ndjesinë se nuk janë prioritet.

Kur duan, janë të gatshëm për sakrifica të mëdha. Megjithatë, nëse ndiejnë tradhti, dashuria e tyre mund të shndërrohet në ftohtësi dhe tërheqje të plotë.

Akrepat shpesh i lënë pas dore miqtë, detyrimet dhe pjesën tjetër të botës kur janë të dashuruar, sepse partneri bëhet obsesioni i tyre kryesor. Pikërisht për shkak të kësaj natyre intensive, marrëdhëniet e tyre rrallëherë janë të qeta dhe të thjeshta.

istockphoto

Peshqit

Peshqit njihen si ëndërrimtarët e mëdhenj të Zodiakut, ndërsa në dashuri shpesh jetojnë në një botë emocionesh dhe imagjinate. Kur dashurohen, kanë prirje ta shohin partnerin më të përsosur sesa është në të vërtetë.

Read more (Telegrafi):“Si mund të negociohet me një pushtet autoritar?” – Molliqaj flet për Kurtin

Astrologët thonë se Peshqit shpesh i shpërfillin të metat e personit që duan, sepse dëshirojnë të besojnë në dashurinë ideale. Për këtë arsye, lehtë mund të hyjnë në marrëdhënie ku japin shumë më tepër sesa marrin.

Ata duan thellë, sinqerisht dhe pa llogari. Partnerit i ofrojnë mbështetje të madhe dhe shpesh janë të gatshëm të heqin dorë nga planet e tyre për hir të lidhjes.

Megjithatë, pikërisht kjo nevojë për ta shpëtuar ose lumturuar personin tjetër mund t’i çojë drejt lodhjes emocionale. Kur vuajnë, Peshqit tërhiqen në vete dhe e kanë të vështirë ta pranojnë sa shumë janë lënduar.

Demi

Edhe pse në shikim të parë duken racionalë dhe të qëndrueshëm, Demat janë ndër shenjat më besnike kur dashurojnë. U duhet kohë ta lejojnë dikë t’u afrohet, por kur lidhen, mbeten plotësisht të përkushtuar.

Demat e duan sigurinë dhe qëndrueshmërinë, prandaj partneri shumë shpejt bëhet personi më i rëndësishëm në jetën e tyre. Janë të gatshëm të investojnë kohë, energji dhe para që marrëdhënia të vazhdojë.

Astrologët pohojnë se Demat shpesh qëndrojnë tepër gjatë në lidhje të këqija, sepse e kanë të vështirë të heqin dorë nga personi të cilit ia kanë dhënë zemrën. Janë shumë mbrojtës dhe duan t’i ofrojnë partnerit gjithçka.

Read more (Para):Drita triumfon minimalisht në udhëtim ndaj Prishtinës së Re

Kur duan, presin besnikëri dhe përkushtim të plotë, ndërsa tradhtinë e falin shumë vështirë.

Dashuria pa kufij mund të jetë e rrezikshme

Edhe pse është bukur të duash sinqerisht dhe thellë, ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë se humbja e plotë e vetes në partner mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin emocional.

Dashuria e shëndetshme, siç theksojnë psikologët, nënkupton baraspeshë, një marrëdhënie në të cilën të dy personat e ruajnë identitetin e tyre, miqtë, qëllimet dhe hapësirën personale.

Pikërisht për këtë arsye, astrologjia shpesh na kujton se edhe dashuria më e madhe nuk duhet të nënkuptojë heqje dorë nga vetja. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dashuria #Emocionet #Para #Shenjat e horoskopit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 70 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by