
PSG po e mban nën vëzhgim një nga talentët më të vlerësuar të Real Madridit, mbrojtësin e ri Joan Martinez, para një lëvizjeje të mundshme gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “Marca”, këshilltari sportiv i kampionëve të Francës, Luis Campos, ka ndjekur nga afër zhvillimin e 18-vjeçarit dhe po e monitoron vazhdimisht progresin e tij.
Martinez konsiderohet si një nga “xhevahirët” e La Fabrica-s dhe shihet si pjesë e së ardhmes së “Los Blancos”, edhe pse ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Ai ka qenë titullar i rregullt te Castilla, ndërsa ka qenë pjesë edhe e skuadrës që fitoi UEFA Youth League.
Read more (Psg):Ylli i PSG-së mungon në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich

Raportimi shton se Real Madridi e sheh si kandidat serioz për të hedhur hapin drejt ekipit të parë sezonin e ardhshëm, çka e bën edhe më të ndjeshme interesimin e PSG-së.
Kontrata e mbrojtësit të ri me klubin madrilen është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh, çka e bën një operacion jashtëzakonisht të vështirë për këdo që synon ta transferojë.
Read more (Real madrid):“Ai është një bombë me sahat”, lojtarët e Real Madridit nuk e duan rikthimin e Mourinhos
Ndërkohë, PSG po vazhdon politikën e saj për të synuar talentët më të mëdhenj të rinj në Evropë, e ilustruar së fundmi edhe me transferimin e Dro Fernandez nga Barcelona në Paris./Telegrafi/





