DURRËS –Dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Durrës.
Ngjarja u shënua rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-Këneta, ku tre fëmijë po luanin në trotuar, kur një automjet me shpejtësi të lartë i mori përpara. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën në vend Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, ndërsa një tjetër i mitur po lufton për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Klersi Nikolli i kishte prindërit në Itali, sepse babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Të plagosur mbetën edhe një 25-vjeçare dhe një 30-vjeçar, përkatësisht Megi Loci dhe Enea Kardhiqi, të cilët ndodheshin pranë fëmijëve në momentin e aksidentit.
Automjeti drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjeti duket se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur fëmijët, duke i marrë përpara. Njërit prej të miturve makina i ka kaluar sipër, ndërsa më pas mjeti tip Benz ML është përplasur me një automjet tjetër të parkuar në zonë.
Pas aksidentit, shoferi shihet në pamje duke dalë nga makina dhe duke bërtitur “o Zot çfarë bëra”. Më pas ai zhduket nga pamja e kamerave të sigurisë, pasi siç bëjnë me dije burime për Report Tv, Radaçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe patrulla e policisë e ka arrestuar disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.
Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë në Polici, shoferi Nikoll Radaçi ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se nuk e meritonte të jetonte. Po ashtu ai ka pranuar para bluve se kishte konsumuar alkool para aksidentit dhe testi i alkolit e nxorri 0.7 % sasinë e alkolit të konsumuar.
“Nuk mbaj mend asgjë. Çfarë ka ngelur të them. Mora në qafë fëmijët. Nuk e meritoj jetën. Pata pirë para ngjarjes”, ka thënë mes të tjerash Radaçi.
Sipas banorëve, 57-vjeçari është një person problematik në zonë pasi vazhdimisht në këtë rrugë të populluar me këmbësorë ka qarkulluar me shpejtësi. Ato thonë se rruga ku ndodhi ngjarja është problematike dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të lëvizjes me shpejtësi të mjeteve, duke kërkuar më shumë kontrolle nga policia rrugore.
“Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë”, tha një banor.
“Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor.
“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë”, tha një tjetër banor i zonës.

Autori i përplasjes, Nikoll Radaçi
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit në Polici: Nuk e meritoj jetën, mora në qafë fëmijët! Kisha pirë alkool

Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë në Polici nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, shkaktari i aksidentit tragjik në Durrës që iu mori jetën 2 të miturve dhe la të plagosur rëndë një tjetër.
Radaçi ka shfaqur pendesë të thellë para bluve, duke thënë se nuk e meritonte që të jetonte më.
Po ashtu Radaçi ka pranuar se kishte konsumuar alkool para ngjarjes dhe se nuk mbante mënd asgjë se çfarë kishte ndodhur.
“Nuk mbaj mend asgjë. Çfarë ka ngelur të them. Mora në qafë fëmijët. Nuk e meritoj jetën. Pata pirë para ngjarjes”, ka thënë mes të tjerash Radaçi.
Ndërkohë nga policia bëjnë me dije se ai është në gjendje të rënduar psikologjike. Po ashtu mësohet se testi i alkolit e nxorri 0.7 % sasinë e alkolit të konsumuar nga Radaçi para aksidentit.
Përplasi për vdekje 2 të mitur në Durrës, shoferi u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes! U kap nga policia

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin, përplasi për vdekje 2 të mitur, la të plagosur rëndë një tjetër fëmijë dhe të lënduar më lehtë 2 të rritur.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se shoferi Radaçi, pas aksidentit tragjik, është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, me qëllim që të arratisej.
Po ashtu mësohet se ai u kap nga një patrullë policie në një rrugë pranë vendit të ngjarjes, disa minuta më pas.
Pasi u kap nga efektivët, Radaçi ka thënë se u largua nga vendi i ngjarjes pasi ishte i shokuar.
10-vjeçari mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Durrës, prindërit e tij ndodhen në Itali! I ati po kurohej nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e 10-vjeçarit Klersi Petrit Nikolli, i cili mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbi jetën edhe një tjetër i mitur, ndodhen në Itali.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se prindërit e 10-vjeçarit ndodheshin në Itali, pasi babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 të miturve në Durrës, në trotuar ishin 5 persona! Dy prej tyre shpëtuan mrekullisht

Të tjera detaje kanë dalë mbi aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën 2 të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Sipas burimeve, në momentin e aksidentit kanë qenë 5 persona. Dy prej tyre (të rritur) u plagosën më lehtë dhe arritën të shpëtonin mrekullisht. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ata kanë lënë ambientet e spitalit.
3 fëmijët dhe 2 më të rriturit (25 dhe 30 vjeç) ishin para shtëpive të tyre kur u aksidentuan, ndërkohë që dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur, ç’ka ka bërë që ai të humbë kontrollin dhe të shkaktojë tragjedinë.
VIDEO TRONDITËSE! Momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët në Durrës, shoferi del me vrap nga makina: O Zot ca bëra
Report Tv ka siguruar videon e aksidentit në Durrës, ku një automjet përplasi për vdekje 2 fëmije, si dhe plagosi rëndë një tjetër, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pamjet e aksidentit janë tronditëse. Ato tregojnë se si makina me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje të miturit, njërit prej të cilëve i kalon sipër duke i marrë jetën në vend.
Gjithashtu, në video shfaqet shoferi në momomentit që del menjëherë nga makina dhe fillon të bërtasë “o Zot çfarë bëra”. Më pas duket sikur largohet nga vendngjarja. Të paktën del jashtë rrezes së filmimit të kamerës së sigurisë që ka regjistruar momentin tragjik.
‘Lagjia vjen era drogë’- Flasin banorët e zonës ku ndodhi aksidenti me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës: Makina i mori zvarrë disa metra! Dy prej të miturve ishin kushërinj (VIDEO)
Situatë të rëndë dhe tragjie e kanë cilësuar banorët e lagjes nr.15 në Durrës, përplasjen e 5 personave, 3 prej tyre fëmijë, ku 2 prej të cilëve ndërruan jetë. Ata bënë apel për më shumë kontrolle të Policisë në zonë dhe për më shumë kujdes nga shoferët.
Për një të moshuar, banor të zonës, është tragjike që makina të ta shtypë fëmijën para derës së shtëpisë. Ngjarja që u ndodhi sot këtyre të miturve, sipas tij mund t’i ndodhë nesër çdokujt.
“Jemi pa fjalë. Të ta shtypin fëmijën para shtëpisë, është tragjike. Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë. Asnjëherë nuk vjen Policia këtu, edhe është njoftuar nga ana jonë. Ky është problemi”, tha një tjetër banor i zonës.
Një tjetër banor i zonës tha se momenti i përplasjes së fëmijëve ishte shumë i rëndë, pasi sipas tij, makina i mori të miturit për disa metra zvarrë.
“Ngjarje më të rëndë s’kemi parë. Unë isha ulur në kafe. Fëmijët ishin ulur, imagjino nga goma atje, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe s’kemi parë. Veç kam parë kur ka kërcit, që i ka marrë zvarrë. Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor i lagjes nr.15 në Durrës.
Ndërsa një grua, banore e zonës, tha se dy prej fëmijëve të aksidentuar ishin kushërinj të parë me njëri-tjetrin.
“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë. Njëri është komshi këtu, tjetri komshi këtu. Të lagjes i kemi, i kemi rritur, ju dhemb mishi, të vegjël. Dy ishin çun halle, çun daje. Këtë këtu jo, e kemi komshi thjeshtë. Njëri është në Tiranë, 2 kanë vdekur, i katërti ka shpëtuar thonë. Të vihet rregull”, tha një banore e zonës.
Për një tjetër banore të zonës, fëmijët në lagjen nr.15 në Durrës janë të pasigurit, pasi automjetet dhe motorat atje qarkullojnë me shpejtësi të lartë. Ajo tha se të rinjtë e lagjes pinë drogë gjatë gjithë kohës.
“Apelin e kemi, Policia të veprojë si duhet. Të shtojë forcat në rrugë. Se po vriten. Kalojnë makinat këtu mbi 160 km në orë. Fëmijët tanë janë të pasigurtë. Siç u gjetën këta fëmijë në rrotat e makinës, mund të gjenden edhe të tjerët. Po tmerrohemi. Këtu pinë drogë, vjen rruga era drogë”, tha një tjetër banore.
Ndërkohë një e afërme e njërit prej të aksidentuarve duke bërtitur e ulëritur, në kushte të rënda psikologjike, deklaroi se në Shqipëri shteti nuk ekziston.
“Ku është shteti i dreqit këtu? Ka mbaruar njerëzimi. Fëmija t’u luajt, e ka hedh makina atje poshtë. Latë nam latë”, tha një e afërme e njërit prej të miturve të aksidentuar.
Aksidenti tragjik në Durrës, Report TV siguron fotot e 57-vjeçarit që përplasi për vdekje dy të mitur

Report Tv ka siguruar foton e Nikoll Radacit, drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.
“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 të mitur në Durrës, flet dëshmitari: E frikshme! Sapo kalova rrugën kur makina përplasi fëmijët (VIDEO)
Një banor që u ndodh në vendin e aksidentit në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë dhe 2 të rritur u përplasën me makinë, 2 prej të cilëve (të mitur) ndërruan jetë, e ka përshkruar momentin e tragjedisë si të frikshëm.
Për Report Tv banori, i cili kishte shkuar në lagjen nr.15 te njerëzit e bashkëshortes, tha se sapo kishte kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, në momentin e përplasjes.
Teksa e cilësoi situatën e aksidenteve në akset rrugore si alarmante, ai tha më tej se pas përplasjes së të miturve, njerëzit dolën në rrugë dhe po ulërinin.
“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tha një prej banorëve të lagjes.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com
Komente







VARENI QENIN….
Përgjigju
Ministri patentave te jape dorheqje
Përgjigju
Ky kriminel duhet varur në qendër të Durrësit.
Përgjigju
Read more:Tragjedi familjare në SHBA, nëna kryen vetëvrasje pasi burri i vrau foshnjën
Nuk kane faj vetem shoferet, por dhe shteti qe nuk ka lene asnje hapesire si lulishte, park apo kend lojerash per femije. Rruget jane te gjitha pa sinjalistika
Përgjigju
Ma shum vriten e plagosen ne shqipnin se sa ne ukrhain
Përgjigju
po mer daku po.
skena si keto i ke perdite rrugeve te qyteteve shqiptare, ata femije qe vdiqen do behen thjesht statistike, se aty shteti eshte inegzistent. Qimja i ka ndare shume raste te tjera qe te beheshin kaq te renda si ky.
fillon qe me trotuare cope cope te ngushte e te pambrojtur, rruge te pamonitoruara me kamera shpejtesie … e deri ne “biznesmene” me SUV qe shkelin makina e njerez ne rruge, pa pike pergjegjesie.
Aq vlen jeta aty, po gjynah keta te vegjelit qe nuk e kishin nisur akoma.
Aty mer daku eshte prishur njeriu, pjesa me e rendesishme e shoqerise. Se mbrohu sa te duash, ne fund te fundit ai i jep makines.
Përgjigju
Nuk shihet a degjohet ne zona te banuara dhe me teper ku dihet qe luaj femije se nuk kan ku shkoj tjeter , te ndodhin tragjedi te tilla , hiqemi e mburremi si popull me vlera e me ndere por kur ndodhin gjane te tilla nuk i marim me seriozitet , e pra kjo neser mund te ndodhe dhe ty e gjithkuj . Gafa te tilla ne vendin tone kan ndodh dhe me pare , dhe ne vazhdoj dhe i pranojm njerez te tille ne shoqerine tone dhe njerez te tille pranojn te jetojn ne shoqerine tone dhe jane ba shum sepse i kemi lejuar . Per te fol e per te ba krime ordinere ndaj njoni tjetrit jemi te paret me ba tamam burrni e me u tregu venin monstrave te tille nuk lujm veni … prandaj shum nga ne kemi lane venin atyre si ky … a ka zot me e denu se ne at vend ket e nxjerrin edhe te pa faj e pare i japin se i kan ra ne qafe kot . Zoti ia tregofte venin ketije e atyre si ky e atyre qe lejojn mostra te tilla me dal ne rruge me makina
Përgjigju
Mos e pafsh mo driten e diellit o kriminel
Përgjigju
Dueht te ndryshoje cikesimi juridik i faktit. Duhet te konsiderohet vrasje. Dhe keto ne pr.ligjin e ri te Kodit Penal e kane bere maksimumi deri ne 2 vjet. Tmerr. Persa i perket ngjarjes, ketij njeriu i duhet prere mishi me gershere, pa me te veglen medyshje. GP
Read more:Rritja e tarifave të Trump për automjetet mund t'i kushtojë Gjermanisë gati 18 miliardë dollarë në prodhim, thotë një institut ekonomik
Përgjigju
Nuk eshte ceshtje kodi, por kulture per mendimin tim
Nuk eshte der n dy vjet,por eshte 10 der 20 vjet denimi,por gjithsesi pak eshte,per ket palaco.ngushllime familjeve
Mut muti
Përgjigju
Kjo është tipike vrasje me paramendim,nuk quhet aksident në zonë banimi me gjithë atë shpejtësi dhe në trotuar.Nuk ka shfajsim në këtë situatë nga askush kurrën e kurrës.Burgu i përjetshëm është pak për këtë qelbësirë kafshë, do Zoti ka një burrë trim në ato familje dhe e çon të drejtën në vend, me një fije çeliku për qafe dhe ta tërheqi zvarrë asaj rruge poshtë e lartë deri sa ti këputet fare ajo kafkë e ndyrë që ka.Zoti ja ktheft në fëmijët e vet.
Përgjigju
Nuk besoj te ket qen ky xhaja ne timin ndaj hetoni mos,po mbulon ndonje djal ose nip .
Përgjigju
Quhet vrasje jo akdident. Aksidenti eshte kur ka nje te papritur lidhje me mjetin dhe del jashte konyrolli. Nndryshime urgjent ne kodin penal dhe rrugor,
Përgjigju
Futi mor plumbin në gojë mu aty në vend!! Do bëjë ca muaj burg dhe do fillojë të drejtojë përsëri veturën….
Përgjigju