Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi, dyshohet i dehur! VIDEO e përplasjes
Aktualitet

Tragjedi në Durrës! Mjeti me shpejtësi skëterrë u merr jetën 2 të miturve, një tjetër rëndë te Trauma! Po luanin në trotuar, arrestohet shoferi, dyshohet i dehur! VIDEO e përplasjes

• 3 Maj, 2026 • 14 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS –Dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën, një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Durrës.

Ngjarja u shënua rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-Këneta, ku tre fëmijë po luanin në trotuar, kur një automjet me shpejtësi të lartë i mori përpara. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën në vend Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, ndërsa një tjetër i mitur po lufton për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë. Klersi Nikolli i kishte prindërit në Itali, sepse babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Të plagosur mbetën edhe një 25-vjeçare dhe një 30-vjeçar, përkatësisht Megi Loci dhe Enea Kardhiqi, të cilët ndodheshin pranë fëmijëve në momentin e aksidentit.

Automjeti drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Sipas pamjeve të siguruara, mjeti duket se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur fëmijët, duke i marrë përpara. Njërit prej të miturve makina i ka kaluar sipër, ndërsa më pas mjeti tip Benz ML është përplasur me një automjet tjetër të parkuar në zonë.

Pas aksidentit, shoferi shihet në pamje duke dalë nga makina dhe duke bërtitur “o Zot çfarë bëra”. Më pas ai zhduket nga pamja e kamerave të sigurisë, pasi siç bëjnë me dije burime për Report Tv, Radaçi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe patrulla e policisë e ka arrestuar disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Banorët e zonës shprehen se rruga ku ndodhi ngjarja është problematike dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh për shkak të lëvizjes me shpejtësi të mjeteve, duke kërkuar më shumë kontrolle nga policia rrugore. Banorët e zonës i thanë po ashtu Report Tv se Nikoll Radaçi, i cili shkaktoi aksidentin e sotëm, njihej në zonë si një person që lëvizte me shpejtësi të lartë.

“Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë”, tha një banor.

“Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor.

“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë”, tha një tjetër.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.

Read more:Aksident në Klinë, tre të lënduar

1777818800_nikollradaci.jpg

Autori i përplasjes, Nikoll Radaçi
Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:34

10-vjeçari mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Durrës, prindërit e tij ndodhen në Itali! I ati po kurohej nga një sëmundje e rëndë

1777829752_aksidentmevdekjenedurres.jpg

Prindërit e 10-vjeçarit Klersi Petrit Nikolli, i cili mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbi jetën edhe një tjetër i mitur, ndodhen në Itali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prindërit e 10-vjeçarit ndodheshin në Itali, pasi babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Ora 16:57

Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 të miturve në Durrës, në trotuar ishin 5 persona! Dy prej tyre shpëtuan mrekullisht

1777820377_cgyuiopp.jpg

Të tjera detaje kanë dalë mbi aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku humbën jetën 2 të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas burimeve, në momentin e aksidentit kanë qenë 5 persona. Dy prej tyre (të rritur) u plagosën më lehtë dhe arritën të shpëtonin mrekullisht. Pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore, ata kanë lënë ambientet e spitalit.

3 fëmijët dhe 2 më të rriturit (25 dhe 30 vjeç) ishin para shtëpive të tyre kur u aksidentuan, ndërkohë që dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë në gjendje të dehur, ç’ka ka bërë që ai të humbë kontrollin dhe të shkaktojë tragjedinë.

Ora 16:36

VIDEO TRONDITËSE! Momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët në Durrës, shoferi del me vrap nga makina: O Zot ca bëra

Report Tv ka siguruar videon e aksidentit në Durrës, ku një automjet përplasi për vdekje 2 fëmije, si dhe plagosi rëndë një tjetër, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pamjet e aksidentit janë tronditëse. Ato tregojnë se si makina me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje të miturit, njërit prej të cilëve i kalon sipër duke i marrë jetën në vend.

Gjithashtu, në video shfaqet shoferi në momomentit që del menjëherë nga makina dhe fillon të bërtasë “o Zot çfarë bëra”. Më pas duket sikur largohet nga vendngjarja. Të paktën del jashtë rrezes së filmimit të kamerës së sigurisë që ka regjistruar momentin tragjik.

Ora 16:34

‘Lagjia vjen era drogë’- Flasin banorët e zonës ku ndodhi aksidenti me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës: Makina i mori zvarrë disa metra! Dy prej të miturve ishin kushërinj (VIDEO)

1777819283_durres.jpg

Situatë të rëndë dhe tragjie e kanë cilësuar banorët e lagjes nr.15 në Durrës, përplasjen e 5 personave, 3 prej tyre fëmijë, ku 2 prej të cilëve ndërruan jetë. Ata bënë apel për më shumë kontrolle të Policisë në zonë dhe për më shumë kujdes nga shoferët.

Për një të moshuar, banor të zonës, është tragjike që makina të ta shtypë fëmijën para derës së shtëpisë. Ngjarja që u ndodhi sot këtyre të miturve, sipas tij mund t’i ndodhë nesër çdokujt.

Read more:"Shkoja në kazino, në skedina – babai mu ul në gjunjë", Rogerti tregon sa qindra mijëra euro ka humbur në bixhoz

“Jemi pa fjalë. Të ta shtypin fëmijën para shtëpisë, është tragjike. Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë. Asnjëherë nuk vjen Policia këtu, edhe është njoftuar nga ana jonë. Ky është problemi”, tha një tjetër banor i zonës.

Një tjetër banor i zonës tha se momenti i përplasjes së fëmijëve ishte shumë i rëndë, pasi sipas tij, makina i mori të miturit për disa metra zvarrë.

“Ngjarje më të rëndë s’kemi parë. Unë isha ulur në kafe. Fëmijët ishin ulur, imagjino nga goma atje, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe s’kemi parë. Veç kam parë kur ka kërcit, që i ka marrë zvarrë. Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, tha një tjetër banor i lagjes nr.15 në Durrës.

Ndërsa një grua, banore e zonës, tha se dy prej fëmijëve të aksidentuar ishin kushërinj të parë me njëri-tjetrin.

“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë. Njëri është komshi këtu, tjetri komshi këtu. Të lagjes i kemi, i kemi rritur, ju dhemb mishi, të vegjël. Dy ishin çun halle, çun daje. Këtë këtu jo, e kemi komshi thjeshtë. Njëri është në Tiranë, 2 kanë vdekur, i katërti ka shpëtuar thonë. Të vihet rregull”, tha një banore e zonës.

Për një tjetër banore të zonës, fëmijët në lagjen nr.15 në Durrës janë të pasigurit, pasi automjetet dhe motorat atje qarkullojnë me shpejtësi të lartë. Ajo tha se të rinjtë e lagjes pinë drogë gjatë gjithë kohës.

“Apelin e kemi, Policia të veprojë si duhet. Të shtojë forcat në rrugë. Se po vriten. Kalojnë makinat këtu mbi 160 km në orë. Fëmijët tanë janë të pasigurtë. Siç u gjetën këta fëmijë në rrotat e makinës, mund të gjenden edhe të tjerët. Po tmerrohemi. Këtu pinë drogë, vjen rruga era drogë”, tha një tjetër banore.

Ndërkohë një e afërme e njërit prej të aksidentuarve duke bërtitur e ulëritur, në kushte të rënda psikologjike, deklaroi se në Shqipëri shteti nuk ekziston.

“Ku është shteti i dreqit këtu? Ka mbaruar njerëzimi. Fëmija t’u luajt, e ka hedh makina atje poshtë. Latë nam latë”, tha një e afërme e njërit prej të miturve të aksidentuar.

Read more:Rritja e tarifave të Trump për automjetet mund t'i kushtojë Gjermanisë gati 18 miliardë dollarë në prodhim, thotë një institut ekonomik

Ora 16:30

Aksidenti tragjik në Durrës, Report TV siguron fotot e 57-vjeçarit që përplasi për vdekje dy të mitur

1777818821_vvv.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Nikoll Radacit, drejtuesit të mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Ora 16:10

Aksidenti tragjik ku humbën jetën 2 të mitur në Durrës, flet dëshmitari: E frikshme! Sapo kalova rrugën kur makina përplasi fëmijët (VIDEO)

Një banor që u ndodh në vendin e aksidentit në lagjen nr.15 në Durrës, ku 3 fëmijë dhe 2 të rritur u përplasën me makinë, 2 prej të cilëve (të mitur) ndërruan jetë, e ka përshkruar momentin e tragjedisë si të frikshëm.

Për Report Tv banori, i cili kishte shkuar në lagjen nr.15 te njerëzit e bashkëshortes, tha se sapo kishte kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, në momentin e përplasjes.

Teksa e cilësoi situatën e aksidenteve në akset rrugore si alarmante, ai tha më tej se pas përplasjes së të miturve, njerëzit dolën në rrugë dhe po ulërinin.

“E frikshme. Sa kalova me familjet atje unë. Unë rri matanë me qira, do vija te njerëzit e nuses. Sa kalova para makinës, vetëm kur ja bëri bam ktej. Dolën njerëzit po ulërinin. S’ka më keq, ke frikë të dalësh nga shtëpia”, tha një prej banorëve të lagjes.

Read more:I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës

K.M/SI.E./Shqiptarja.com

    TAG:

  • Eneo Muca
  • Nikoll Radaci
  • Durres
  • aksident me vdekje
  • Klersi Nikolli
  • perplasja e femijeve ne durres
  • megi loci
  • enea kardhiqi
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 03/05/2026 18:59

    po mer daku po.
    skena si keto i ke perdite rrugeve te qyteteve shqiptare, ata femije qe vdiqen do behen thjesht statistike, se aty shteti eshte inegzistent. Qimja i ka ndare shume raste te tjera qe te beheshin kaq te renda si ky.
    fillon qe me trotuare cope cope te ngushte e te pambrojtur, rruge te pamonitoruara me kamera shpejtesie … e deri ne “biznesmene” me SUV qe shkelin makina e njerez ne rruge, pa pike pergjegjesie.

    Aq vlen jeta aty, po gjynah keta te vegjelit qe nuk e kishin nisur akoma.
    Aty mer daku eshte prishur njeriu, pjesa me e rendesishme e shoqerise. Se mbrohu sa te duash, ne fund te fundit ai i jep makines.

    Përgjigju

  • Azem: 03/05/2026 18:48

    Nuk shihet a degjohet ne zona te banuara dhe me teper ku dihet qe luaj femije se nuk kan ku shkoj tjeter , te ndodhin tragjedi te tilla , hiqemi e mburremi si popull me vlera e me ndere por kur ndodhin gjane te tilla nuk i marim me seriozitet , e pra kjo neser mund te ndodhe dhe ty e gjithkuj . Gafa te tilla ne vendin tone kan ndodh dhe me pare , dhe ne vazhdoj dhe i pranojm njerez te tille ne shoqerine tone dhe njerez te tille pranojn te jetojn ne shoqerine tone dhe jane ba shum sepse i kemi lejuar . Per te fol e per te ba krime ordinere ndaj njoni tjetrit jemi te paret me ba tamam burrni e me u tregu venin monstrave te tille nuk lujm veni … prandaj shum nga ne kemi lane venin atyre si ky … a ka zot me e denu se ne at vend ket e nxjerrin edhe te pa faj e pare i japin se i kan ra ne qafe kot . Zoti ia tregofte venin ketije e atyre si ky e atyre qe lejojn mostra te tilla me dal ne rruge me makina

    Përgjigju

  • Drejtesi: 03/05/2026 18:41

    Mos e pafsh mo driten e diellit o kriminel

    Përgjigju

  • E nevojshme: 03/05/2026 18:32

    Dueht te ndryshoje cikesimi juridik i faktit. Duhet te konsiderohet vrasje. Dhe keto ne pr.ligjin e ri te Kodit Penal e kane bere maksimumi deri ne 2 vjet. Tmerr. Persa i perket ngjarjes, ketij njeriu i duhet prere mishi me gershere, pa me te veglen medyshje. GP

    Read more:Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë

    Përgjigju

  • Populli: 03/05/2026 18:12

    Mut muti

    Përgjigju

  • Iliri: 03/05/2026 17:00

    Kjo është tipike vrasje me paramendim,nuk quhet aksident në zonë banimi me gjithë atë shpejtësi dhe në trotuar.Nuk ka shfajsim në këtë situatë nga askush kurrën e kurrës.Burgu i përjetshëm është pak për këtë qelbësirë kafshë, do Zoti ka një burrë trim në ato familje dhe e çon të drejtën në vend, me një fije çeliku për qafe dhe ta tërheqi zvarrë asaj rruge poshtë e lartë deri sa ti këputet fare ajo kafkë e ndyrë që ka.Zoti ja ktheft në fëmijët e vet.

    Përgjigju

  • Dori: 03/05/2026 16:35

    Nuk besoj te ket qen ky xhaja ne timin ndaj hetoni mos,po mbulon ndonje djal ose nip .

    Përgjigju

  • Dajo: 03/05/2026 15:49

    Quhet vrasje jo akdident. Aksidenti eshte kur ka nje te papritur lidhje me mjetin dhe del jashte konyrolli. Nndryshime urgjent ne kodin penal dhe rrugor,

    Përgjigju

  • Kapidani: 03/05/2026 15:20

    Futi mor plumbin në gojë mu aty në vend!! Do bëjë ca muaj burg dhe do fillojë të drejtojë përsëri veturën….

    Përgjigju

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksident #aksident me vdekje #Automjetet #Babai #Durres #enea kardhiqi #Eneo Muca #Klersi Nikolli #megi loci #Nikoll Radaci #perplasja e femijeve ne durres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Miliona për propagandën, borxhe për infrastrukturën”/ Tabaku: 4.3 mln euro për koncertin, vetëm 1% për hekurudhën!
  • Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
  • Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë! Shkak dyshohen motivet e pronësisë
  • Fushë-Krujë/ Drogë e organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, në pranga një efektiv policie e 2 persona të tjerë (EMRAT)
  • Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër, kanali te Ura e Dajçit dëmton automjetet, problemi prej dy ditësh pa zgjidhje (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 29 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora”/ Arsimtari: Rama jo të dorëhiqet, por jemi bërë ta zëmë për fyti! Qeverisemi nga një organizatë kriminale 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Mit’hat Havari: Protesta qytetare po vijon misionin e papërmbushur të ‘90-ës. Të heqim kastën e vjetër, sundohemi nga fëmijët e bolshevikëve 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Kapri nxjerr videon: Kush gënjen Rama apo ministrja? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by