Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Komisioni Evropian: S’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë, KE vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet për mbështetje financiare
Aktualitet

Komisioni Evropian: S’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë, KE vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet për mbështetje financiare

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Serbinë.

“Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë”, konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers.

“Komisioni Evropian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, shtoi Lammers.

Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve evropiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion.

Read more:BE-ja ka ndalur të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes për Serbinë

Komentet e Lammers vijnë pas më 30 prill komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se KE-ja kishte ndalur shpërndarjen e fondeve për shkak të ligjeve gjyqësore kontroverse.

“Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.

Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok.

Read more:Kërcënoi se do shpërthente një bombë në Rinas nëse Shqipëria nuk e njihte Kosovën si Serbi, përfundojnë hetimet ndaj 44-vjeçarit rus

Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë.

Ky organ ekspertësh i Këshillit të Evropës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.

Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre.

Read more:Barcelona nis hetime për pagesa të parregullta në marrëveshjen e transferimit të yllit të Atleticos

Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027.

Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë.

Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara. Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro.

Read more:Trump rindez luftën me Evropën për tarifat doganore: 25% për makinat, nuk po e respektoni marrëveshjen

Së bashku me fondet e parafinancimit – 7% e shumës së përgjithshme të ndarë – shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e Bashkimit Evropian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë.

Institucionet evropiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027./ REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #BE #drejtesia #Fonde #Komisioni Europian #Komisioni evropian #kredi #Marta Kos #Para #serbi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
  • Nga hallva për të “40-at e vdekjes së frikës te shqiptarët”, te ironia me koncertin e Kanye West, mesazhet pikante nga revolta e qytetarëve
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by