Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?
Aktualitet

A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fitoret strategjike nuk vendosen vetëm nga pushtimi i territoreve. Fitoret vendosen në mendje. Në perceptim. Në besim. Sot, Rusia nuk po kërkon vetëm fitore në fushëbetejë në Ukrainë. Rusia po teston diçka më të rëndësishme. Ajo po vendos në provë qëndrueshmërinë e Perëndimit. Sinjalet janë të shumta. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debati për rolin e tyre global është bërë i hapur. Angazhimi i tyre nuk mund të merret më si i mirëqenë. Çdo deklaratë për tërheqje, çdo hezitim, çdo vonesë në ndihmë ushtarake, lexohet në Moskë si dobësi. NATO nuk është vetëm një traktat. NATO është një premtim. Dhe, si çdo premtim vlen aq sa besimi që e mban në këmbë.

Neni 5 nuk është thjesht një tekst. Ai është thelbi i aleancës. Deri më sot ai ka funksionuar sepse askush nuk e vuri në dyshim.

Read more:Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Sot dyshimi ekziston. Edhe pse nuk thuhet hapur. Nëse besimi thyhet, gjithçka lëkundet.

Në planin ekonomik, presioni ndaj Rusisë nuk është absolut. Sanksionet kanë efekt. Por, ky efekt nuk është vendimtar. Tregjet përshtaten. Rrugët alternative hapen. Energjia mbetet një levë. Ndërkohë, një bosht i ri po konsolidohet. Kina dhe Rusia janë gjithnjë e më të koordinuara. Jo si një aleancë klasike formale. Por, si një interes i përbashkët kundër Perëndimit. Irani shton thellësi rajonale. Ofron mjete asimetrike dhe presion të shpërndarë. Koreja e Veriut shton një element tjetër: parashikueshmëri zero. Gatishmëri për përshkallëzim. Nuk bëhet fjalë për një bllok klasik. Ngjason më tepër me një rrjet. Fleksibël. I rrezikshëm. Objektivi i Vladimir Putinit nuk është domosdoshmërish pushtimi klasik. Është erozioni. Ta bëjë NATO-n formale, jo funksionale.

Read more:Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Një aleancë që ekziston vetëm në letër. Nëse kjo ndodh, Evropa mbetet e ekspozuar. Sot, Bashkimi Evropian nuk e zëvendëson dot ShBA-në. As në komandë, as në logjistikë, as në parandalim bërthamor. Të paktën jo tani.

Për vendet e vogla si Shqipëria, NATO nuk është luks. Ajo është një garanci ekzistenciale. Dobësimi i saj është rrezik real për ne. Prandaj, iluzionet janë të rrezikshme. Neutraliteti nuk është opsion. As pritja pasive. Duhen më shumë investime në mbrojtje dhe siguri. Më shumë seriozitet në trajtimin e kapaciteteve kombëtare. Duhet më pak retorikë. Më shumë kontribut real.

Read more:Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotët çaktivizuan motorët dhe shtynë lëvat drejt rënies

Historia na mëson se aleancat nuk bien vetëm nga jashtë. Aleancat dobësohen nga brenda, kur mungon besimi. Sot krisjet janë të qarta. Moska po i shqyrton dhe po kënaqet me atë që po sheh.

Lexo edhe
Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj

Tags: #Bashkimi evropian #Besim #evarist beqiri #Evropa #Investime #Irani #Kina #Nato #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
  • Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
Nga të njëjtat tag-e
  • Marrëveshja e Paqes SHBA-Iran më pranë, NYT: Mund të duhen ditë për ta finalizuar
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
  • Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore
  • Prapaskenat e bisedimeve SHBA-Iran/ Marrëveshja nuk pritet të firmoset sot, pika më e nxehtë uraniumi. Shqetësohet Netanyahu
  • “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd. Një fëmijë 7-vjeç u…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kërkoi ndryshim mase pas vendimit të Gjykatës së Lartë, sot seanca për ish-ministrin Beqaj

Sot Gjykata vendos mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by