Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?
Aktualitet

A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fitoret strategjike nuk vendosen vetëm nga pushtimi i territoreve. Fitoret vendosen në mendje. Në perceptim. Në besim. Sot, Rusia nuk po kërkon vetëm fitore në fushëbetejë në Ukrainë. Rusia po teston diçka më të rëndësishme. Ajo po vendos në provë qëndrueshmërinë e Perëndimit. Sinjalet janë të shumta. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debati për rolin e tyre global është bërë i hapur. Angazhimi i tyre nuk mund të merret më si i mirëqenë. Çdo deklaratë për tërheqje, çdo hezitim, çdo vonesë në ndihmë ushtarake, lexohet në Moskë si dobësi. NATO nuk është vetëm një traktat. NATO është një premtim. Dhe, si çdo premtim vlen aq sa besimi që e mban në këmbë.

Neni 5 nuk është thjesht një tekst. Ai është thelbi i aleancës. Deri më sot ai ka funksionuar sepse askush nuk e vuri në dyshim.

Read more:Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Sot dyshimi ekziston. Edhe pse nuk thuhet hapur. Nëse besimi thyhet, gjithçka lëkundet.

Në planin ekonomik, presioni ndaj Rusisë nuk është absolut. Sanksionet kanë efekt. Por, ky efekt nuk është vendimtar. Tregjet përshtaten. Rrugët alternative hapen. Energjia mbetet një levë. Ndërkohë, një bosht i ri po konsolidohet. Kina dhe Rusia janë gjithnjë e më të koordinuara. Jo si një aleancë klasike formale. Por, si një interes i përbashkët kundër Perëndimit. Irani shton thellësi rajonale. Ofron mjete asimetrike dhe presion të shpërndarë. Koreja e Veriut shton një element tjetër: parashikueshmëri zero. Gatishmëri për përshkallëzim. Nuk bëhet fjalë për një bllok klasik. Ngjason më tepër me një rrjet. Fleksibël. I rrezikshëm. Objektivi i Vladimir Putinit nuk është domosdoshmërish pushtimi klasik. Është erozioni. Ta bëjë NATO-n formale, jo funksionale.

Read more:Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Një aleancë që ekziston vetëm në letër. Nëse kjo ndodh, Evropa mbetet e ekspozuar. Sot, Bashkimi Evropian nuk e zëvendëson dot ShBA-në. As në komandë, as në logjistikë, as në parandalim bërthamor. Të paktën jo tani.

Për vendet e vogla si Shqipëria, NATO nuk është luks. Ajo është një garanci ekzistenciale. Dobësimi i saj është rrezik real për ne. Prandaj, iluzionet janë të rrezikshme. Neutraliteti nuk është opsion. As pritja pasive. Duhen më shumë investime në mbrojtje dhe siguri. Më shumë seriozitet në trajtimin e kapaciteteve kombëtare. Duhet më pak retorikë. Më shumë kontribut real.

Read more:Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotët çaktivizuan motorët dhe shtynë lëvat drejt rënies

Historia na mëson se aleancat nuk bien vetëm nga jashtë. Aleancat dobësohen nga brenda, kur mungon besimi. Sot krisjet janë të qarta. Moska po i shqyrton dhe po kënaqet me atë që po sheh.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Besim #evarist beqiri #Evropa #Investime #Irani #Kina #Nato #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot protesta e 90-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Shqipëria kërkon revolucion
  • “Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura!”, qytetari nga protesta para Kryeministrisë: Dorëheqja e qeverisë, hapi i parë!
  • ‘Smart City’ në shkollat e Tiranës prej shtatorit, Lamallari tek gjimnazi ‘Qemal Stafa’: Janë instaluar kamerat me inteligjencë artificiale, më shumë siguri për nxënësit
  • Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj
  • “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 18 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 16 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 15 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by