Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Operacioni Liria është pa rrugë pa krye! Trump: S’mund ta them nëse armëpushimi ka përfunduar
Aktualitet

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Operacioni Liria është pa rrugë pa krye! Trump: S’mund ta them nëse armëpushimi ka përfunduar

• 5 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy anije të Marinës së SHBA kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kanë hyrë në Gjirin Persik pasi janë përballur me një sulm iranian me anije të vogla, raketa dhe dronë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të Mbrojtjes së SHBA-së për CBS, duke dhënë detaje mbi ngjarjen, e cila ende ka konture të paqarta.

Sipas burimeve, USS Truxtun dhe USS Mason, të mbështetura nga helikopterë Apache dhe mjete të tjera ajrore, janë përballur me një seri kërcënimesh të koordinuara gjatë kalimit.

Irani dyshohet se ka lëshuar kundër njësive amerikane anije të vogla, raketa dhe dronë, në atë që zyrtarët e kanë përshkruar si një sulm të zgjatur.

Veprimet ushtarake nisën që prej së hënës kur Project freedom operacioni për nxjerrjen e anijeve të bllokuara në Hormuz mori jetë. SHBA sipas agjencisë iraniane Tasnim goditi 6 mjete lundurese të vogla që kishin në bord civilë, 5 nga të cilët mbetën të vdekur.

Misioni amerikan u cilësua si një rrugë pa krye nga Ministri u Jashtëm Iranian Abbasa Aragchi në një status në X, ndërsa kryetari i parlamentit Iranian Mohhamad Ghalibaf tha se veprimet po shkelin armëpushimin.

“Ekuacioni i ri i Ngushticës së Hormuzit po konsolidohet. Siguria e kalimit detar dhe energjetik është cënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përmes shkeljeve të armëpushimit dhe bllokadave, natyrisht, djallëzia e tyre do të reduktohet”, tha Ghalibaf.

Read more:'Mundemi dhe do të godasim': Irani kërcënon bazat ushtarake evropiane mes përshkallëzimit të Hormuzit

Të hënën, Trump kërcënoi Iranin me shfarosje, nëse do të sulmonte qoftë edhe një anije të SHBA. Në një emision radiofonik në SHBA nuk sqaroi nëse armëpushimi është cenuar nga operacioni Liria.

“Nëse armëpushimi ka përfunduar? Nuk mund t’ua them. Nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, ju do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm inteligjent për të qenë president i SHBA-ve”, tha Trump.

Komanda qëndrore amerikane njoftoi se si pjesë e operacionit Liria, po angazhohen helikopterë dhe avionë luftarakë, ndërsa njoftoi edhe se aeroplanmbajtësja George H.Ë Bush po afrohet në detin arab.

Mediat ndërkombëtare raportuan se Shtetet e Bashkuara dhe Bahreini u kanë dorëzuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një projekt-rezolutë lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës iraniane. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet më 8 maj, por ndërkohë në projekt-dokument dy vendet kanë shkruar se veprimet e Iranit përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:58

Trump: Nëse vendosim të kthehemi në luftë, do të duhen vetëm 2-3 javë për objektivat tona

1776713410_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nëse vendos të kthehet në luftë me Iranin, do t’i duhen vetëm dy deri në tre javë për të arritur qëllimet e tij.

“Ne kemi eliminuar shumicën e asaj që duhet të kishim bërë, ndoshta edhe dy javë të tjera, dy javë, ndoshta tre javë. Ose arrijmë marrëveshjen e duhur, ose fitojmë shumë lehtë ushtarakisht”, tha Trump gjatë një deklarate për shtyp.

Read more:Ushtria amerikane tha se 'bombardoi' një tjetër anije që transportonte drogë në Detin e Karaibeve – duke vrarë dy persona

Presidenti i SHBA-së thekson se “këta njerëz të çmendur nuk do të kenë një armë bërthamore”.

Trump gjithashtu deklaron se blerja e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë të Iranit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

“Po, sigurisht. Është pjesë e marrëveshjes”, thotë ai.

Trump minimizon rëndësinë e raketave balistike iraniane dhe financimin e grupeve të armatosura, dy objektiva qendrore të luftës së Izraelit.

“Shikoni, raketat janë një gjë e keqe, por po, dhe ato duhet të jenë një kufi, por kjo ka të bëjë me faktin që ata nuk janë në gjendje të kenë një armë bërthamore”, thotë Trump.

Ai refuzon të pohojë se Irani do të pengohej nga financimi i grupeve të armatosura, duke thënë vetëm se, duke pasur parasysh dëmin në infrastrukturën energjetike të Iranit, ata nuk do të ishin në gjendje ta bënin këtë ekonomikisht

Read more:Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, Irani thirrje SHBA-ve: Mos u tërhiqni sërish drejt kënetës! Operacioni Liria është pa rrugëdalje

. Trump pretendon se Shtetet e Bashkuara po e mbajnë të paprekur ushtrinë konvencionale të Iranit, ndryshe nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

“Ne nuk po kërkojmë ta shkatërrojmë ushtrinë. Ne qëllimisht kemi shmangur sulmet e tepërta ndaj tyre, sepse besojmë se ata në të vërtetë janë shumë më të moderuar”, tha Trump.

Ora 13:01

Negociatat SHBA-Irani, Pakistani: Vijojmë ende të shkëmbejmë mesazhe, palët duhet të shmangin përshkallëzimin

Bilawal Bhutto Zardari, kryetari i Partisë Popullore të Pakistanit, pjesë e qeverisë aktuale të koalicionit në vend, tha për BBC se Irani e SHBA duhet të “shmangin përshkallëzimin” dhe të “vazhdojnë angazhimin e tyre ndaj diplomacisë”.

Pakistani “aktualisht ende po shkëmben mesazhe dhe po përpiqet të krijojë mundësi për ndërtimin e besimit”, tha ai, por incidente si “sulmet e djeshme” e “komplikojnë procesin”.

Donald Trump, në postimin e së dielës ku njoftoi planin e tij për të shoqëruar anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, tha se “përfaqësuesit e tij po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit”.

Edhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, në mesazhin e tij të së hënës ku paralajmëroi SHBA-të kundër “tërheqjes përsëri në një batak”, tha se “bisedimet po përparojnë”.

Read more:Irani dhe revolucioni: Si lindi Republika Islamike

Një armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit u njoftua muajin e kaluar dhe ishte parashikuar të përfundonte më 22 prill.

Mesazhi i Trumpit të dielën erdhi pas planit iranian të paqes me 14 pika. Po ashtu të dielën, mediat shtetërore iraniane raportuan se Teherani po shqyrtonte një përgjigje që kishte marrë nga Uashingtoni. SHBA ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht nëse ka kthyer përgjigje.

Ora 10:25

BE: Teherani duhet të ndalojë sulmet ndaj Emirateve dhe Omanit dhe të respektojë sovranitetin e vendeve të Gjirit

1775824957_flamuriibe.jpg

Foto: Flamuri i BE-së

BE-ja “dënon fuqimisht sulmet e paprovokuara me raketa dhe dronë të Iranit kundër partnerëve tanë strategjikë në Gjirin Persik”, duke shprehur solidaritetin e saj me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin, të prekur nga agresioni iranian.

Kështu deklaroi zëdhënësi për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Komisionin Evropian, Anouar El Anouni, teksa i bëri thirrje Teheranit që “t’i ndërpresë menjëherë këto sulme, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve në rajon”.

“Siguria në Evropë dhe Gjirin Persik është e ndërlidhur. BE-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë rajonalë për të kontribuar në deeskalimin dhe stabilitetin rajonal. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që i jep fund armiqësive, parandalon Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe i jep fund aktiviteteve të tij destabilizuese”, tha ai.

Ora 09:52

Kryeparlamentari iranian: SHBA-të po shkelin armëpushimin

Kryetari i parlamentit të Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet e muajit të kaluar me SHBA-të, tha se këto të fundit kanë rrezikuar sigurinë e transportit detar dhe energjisë në Ngushticën e Hormuzit.

Read more:Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP

Në një postim në X këtë mëngjes, pas nisjes së “Operacionit Liria” nga Donald Trump të hënën, Mohammad Ghalibaf akuzon SHBA-të për “shkelje të armëpushimit” dhe “vendosje të një bllokade” në Ngushticë.

Ai e përfundon postimin duke paralajmëruar se “status quo”-ja është “e papranueshme” për SHBA-të, ndërsa thotë se Irani “madje nuk ka filluar ende”.

Ora 09:48

Kërcënimi i ri i Trump për Iranin: Do të fshihet nga faqja e dheut nëse sulmon anijet amerikane

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha në një intervistë për Fox News se Irani do të “fshihej nga faqja e dheut” nëse vendi sulmon anijet amerikane gjatë “Operacionit Liria”.

Ai shtoi gjithashtu se Irani është bërë “shumë më i përkulshëm” në negociatat e paqes, duke theksuar se SHBA ka burime ushtarake më të mëdha se Irani.

Deklaratat e Trump vijnë pasi ai tha në Truth Social se forcat amerikane kishin goditur shtatë “anije të vogla” iraniane si pjesë e operacionit për të hapur Ngushticën e Hormuzit. SHBA gjithashtu deklaroi se ka rrëzuar dronë dhe raketa iraniane.

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #Abbas araghchi #Anije #Donald Trump #Emiratet e Bashkuara Arabe #Foto #iran #Irani #Lufta në iran #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Raketat e Hezbollahut bien afër bregdetit izraelit, plazhistët në qytetin e Nahariyas largohen të tmerruar nga shpërthimet
  • Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
  • SHBA “leksion” ndaj parave të pista, trajnim nga OPDAT për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
  • Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by