Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​44 vjet në shërbim të porsalindurve, rrëfimi i mamisë në Ditën Ndërkombëtare
Aktualitet

​44 vjet në shërbim të porsalindurve, rrëfimi i mamisë në Ditën Ndërkombëtare

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Që e vogël, nga bankat shkollore, drejt në karrierën e saj. Një rrugëtim që nuk u ndal për asnjë çast, por u shndërrua në mision jete. Për 44 vjet me radhë, Hilmije Havolli nuk ka qenë vetëm një profesioniste në sallën e lindjes, por një dëshmi e gjallë e përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për jetën që sapo nis, raporton KosovaPress.

Në Ditën Ndërkombëtare të mamive, rrëfimi i saj tregon ku gëzimi dhe dhimbja ndërthuren në mënyrën më të sinqertë. Ajo përshkruan ndjesinë e mbajtjes në duar të një të porsalinduri si një mrekulli që nuk zbehet kurrë, pavarësisht viteve apo lodhjes.

Havolli ndjehet e përmbushur me çdo gëzim që ka sjellë në jetë, por edhe çdo ligështi që ka kaluar me nënat.

Kryemamia, për KosovaPress rrëfen se në raste të rënda “mamitë vdesin para nënave”.

Read more:Kreditë me probleme po ulen prej ‘pastrimit të regjistrave’, në 1 dekadë bankat kanë fshirë 940 milionë € kredi të papaguara

“Ne e kemi festë thuajse çdo ditë se vështirë ne bëjmë festa, se gjithmonë jemi këtu ku jemi dhe aty ku kërkohet. Eksperiencë kam 44 vite, për dy muaj do të pensionohem dhe jam shumë e lumtur për të gjitha këto vite, për eksperiencën, uroj të jenë të lumtura edhe të gjitha pacientet që kanë kaluar në duar të mia. Jam e përmbushur shumë shpirtërisht me to dhe çdo gëzim i tyre e kemi ndarë bashkë dhe çdo ligështi, për mos me thënë se në raste të rënda ndoshta kemi vdekur ne para tyre..10:20 Është një ndjenjë e mrekullueshme, duke u nisur prej asaj se edhe unë jam nënë. Por edhe lumturinë që e shoh tek secila nënë nuk ka moment më të lumtur në botë se të bëhesh nënë”, tha ajo.

Megjithatë, pas këtij misioni fisnik fshihen edhe sfidat e shumta me të cilat përballen mamitë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK çdo ditë.

Havolli thekson se stafi i mangët vështirëson tutje punën e tyre me përgjegjësi të madhe.

Read more:Ushtria amerikane tha se 'bombardoi' një tjetër anije që transportonte drogë në Detin e Karaibeve – duke vrarë dy persona

Po ashtu, një mami nënvlerësohet për punën e saj, duke mos iu vlerësuar puna në vikend e festa, por puna gjithmonë është vazhduar.

“Nuk janë plotësuar kushtet sepse gjithmonë kemi staf të mangët, në sallën e lindjes për tre vite janë pensionuar shtatë mami, unë nuk kam marrë kompensim, ekzistoj me staf më të vogël. Kushtet jo edhe aq.. 9:47 Pikërisht tek ndërrimet që paguhen, vikendet mjekëve iu paguhen, mamive jo. Festat dukshëm iu paguhen mjekëve më lartë, mamive më ulët. Këtu është një diskrepancë që përkundër asaj puna është vazhduar dhe gjithmonë do të bëhet”, shtoi ajo.

Havolli, rrëfen se ka ndërtuar jetën brenda mureve të klinikës, aty ku u rrit profesionalisht e personalisht.

Read more:Osmani: Nuk kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Për 44 vite punë, tash edhe dy muaj në fund të karrierës së saj, ajo ndihet e plotësuar.

“Karriera ime nuk është shumë e thjeshtë që po e përfundoj. Jam rritur këtu, kam ardhur nga bankat e shkollës dhe kam ecur nëpër krejt këto vite, pjekurinë e kam arritur këtu, jam bërë nënë, nuse, gjyshe, e kam kaluar një jetë të tërë këtu. E përmbushur plotësisht dhe mendoj se kam barë më të mirën për pacientet, koleget e klinikën. Jam përpjekur, nuk e di a ia kam dalur, ndihem shumë e plotësuar”, u shpreh ajo.

Në fund, mesazhi i saj për mamitë e reja, mbetet i thjeshtë, një thirrje për dashuri ndaj profesionit.

Read more:Dy të lënduar nga një aksident me motoçikletë në Pejë

“Një mamie të re e kisha këshilluar, nëse e do punën vazhdoje, duaje, se ne i pranojmë pacientët e shëndoshë, ne japim vetëm gëzim. Me qenë shumë shpirtërisht e lidhur me profesionin”, tha Havolli.

5 maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive dhe fillimin e Javës së Infermierisë. /KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #5 maji #bankat #Dita nderkombetare e mamive #Gjinekologjia #jetë #Karriera #Mamia #Para #Qkuk #Rrefim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin