Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Irani tregoi se pse sulmoi sërish Emiratet e Bashkuara Arabe
Aktualitet

Irani tregoi se pse sulmoi sërish Emiratet e Bashkuara Arabe

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se çdo sulm ndaj vendeve të rajonit bëhet në vetëmbrojtje, duke shtuar se këto shtete strehojnë asete amerikane që mundësojnë sulme të mëtejshme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike.

“Nuk ndiejmë armiqësi ndaj asnjë vendi të rajonit”, tha Baghaei për televizionin shtetëror iranian Press TV të hënën gjersa shtoi edhe se “e vetmja arsye pse kemi synuar territoret e tyre është thjesht sepse duhet të mbrohemi nga një agresion aktiv nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”.

“Dhe tani është një sekret i hapur që Shtetet e Bashkuara përdorën bazat e tyre ushtarake, asetet e tyre ushtarake, si dhe mbështetjen logjistike të ofruar nga disa prej këtyre vendeve për të vazhduar aktet e agresionit kundër Iranit”, tha zyrtari iranian.

Read more:Trump refuzon të thotë nëse armëpushimi është ende në fuqi

Lufta në Iran, tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE

“Prania ushtarake e SHBA-së në rajon është një barrë dhe nuk sjell asgjë tjetër përveç pasigurisë,” u citua të ketë thënë Baghaei nga Press TV, i cili shtoi se bazat ushtarake të Uashingtonit “kanë ekspozuar vazhdimisht vendet pritëse ndaj rreziqeve të panevojshme, në vend që të ofrojnë mbrojtje reale”.

Të hënën, mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe “angazhoi 12 raketa balistike, 3 raketa lundruese dhe 4 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Irani, duke rezultuar në 3 të plagosur me lëndime të moderuara”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve. Nuk ishte menjëherë e qartë sa prej këtyre predhave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Read more:NATO “ende në terr” mbi planet e SHBA-së për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania

Më herët, autoritetet në emiratën Fujairah thanë se një sulm me dron në një port nafte shkaktoi një zjarr që plagosi tre shtetas indianë. Emiratet më vonë thanë se sulmet përfaqësonin një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një “shkelje të papranueshme”.

Burime i thanë CNN se një sistem izraelit i mbrojtjes ajrore Iron Dome u përdor për të kapur predhat iraniane në hapësirën ajrore të Emirateve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

Aktualitet

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

Tags: #Cnn #Dron #Emiratet e Bashkuara Arabe #iran #Irani #Izraeli #Logjistike #Lufta në iran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
  • Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken
Nga të njëjtat tag-e
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
  • Prapaskenat e bisedimeve SHBA-Iran/ Marrëveshja nuk pritet të firmoset sot, pika më e nxehtë uraniumi. Shqetësohet Netanyahu
  • “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
  • Lufta drejt fundit/ Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit, gati marrëveshja me SHBA-në
  • Erdogan ndërhyn në krizën SHBA-Iran, mbështetje për marrëveshjen dhe hapjen e Hormuzit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë: Nuk e di kur…

• 11 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

Arrestimi i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, në Brazil, ka rikthyer në vëmendje rolin gjithnjë…

• 11 minuta më parë • 5 min lexim
Aktualitet

Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”

Arrestimi i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, në Brazil, ka rikthyer në vëmendje rolin gjithnjë…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by