Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Irani tregoi se pse sulmoi sërish Emiratet e Bashkuara Arabe
Aktualitet

Irani tregoi se pse sulmoi sërish Emiratet e Bashkuara Arabe

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se çdo sulm ndaj vendeve të rajonit bëhet në vetëmbrojtje, duke shtuar se këto shtete strehojnë asete amerikane që mundësojnë sulme të mëtejshme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike.

“Nuk ndiejmë armiqësi ndaj asnjë vendi të rajonit”, tha Baghaei për televizionin shtetëror iranian Press TV të hënën gjersa shtoi edhe se “e vetmja arsye pse kemi synuar territoret e tyre është thjesht sepse duhet të mbrohemi nga një agresion aktiv nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli”.

“Dhe tani është një sekret i hapur që Shtetet e Bashkuara përdorën bazat e tyre ushtarake, asetet e tyre ushtarake, si dhe mbështetjen logjistike të ofruar nga disa prej këtyre vendeve për të vazhduar aktet e agresionit kundër Iranit”, tha zyrtari iranian.

Read more:Trump refuzon të thotë nëse armëpushimi është ende në fuqi

Lufta në Iran, tensione të reja në Lindjen e Mesme – GJITHÇKA, MINUTË PAS MINUTE

“Prania ushtarake e SHBA-së në rajon është një barrë dhe nuk sjell asgjë tjetër përveç pasigurisë,” u citua të ketë thënë Baghaei nga Press TV, i cili shtoi se bazat ushtarake të Uashingtonit “kanë ekspozuar vazhdimisht vendet pritëse ndaj rreziqeve të panevojshme, në vend që të ofrojnë mbrojtje reale”.

Të hënën, mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe “angazhoi 12 raketa balistike, 3 raketa lundruese dhe 4 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Irani, duke rezultuar në 3 të plagosur me lëndime të moderuara”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve. Nuk ishte menjëherë e qartë sa prej këtyre predhave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.

Read more:NATO “ende në terr” mbi planet e SHBA-së për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania

Më herët, autoritetet në emiratën Fujairah thanë se një sulm me dron në një port nafte shkaktoi një zjarr që plagosi tre shtetas indianë. Emiratet më vonë thanë se sulmet përfaqësonin një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një “shkelje të papranueshme”.

Burime i thanë CNN se një sistem izraelit i mbrojtjes ajrore Iron Dome u përdor për të kapur predhat iraniane në hapësirën ajrore të Emirateve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Cnn #Dron #Emiratet e Bashkuara Arabe #iran #Irani #Izraeli #Logjistike #Lufta në iran

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
  • Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by