Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arsenali në finale të Ligës së Kampionëve, mposht Atletico Madridin në “Emirates”
Aktualitet

Arsenali në finale të Ligës së Kampionëve, mposht Atletico Madridin në “Emirates”

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit në “Emirates”. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Metropolitano”, londinezët fituan sonte ndeshjen e dytë 1-0 dhe e mbyllën gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm në favorin e tyre.

Ndeshja nisi me dy ekipet që kërkonin hapësira, por ishin shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse.

Ndeshja u vendos në fund të pjesës së parë, kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 44-t, duke shfrytëzuar rikthimin e topit pas pritjes së Oblak ndaj goditjes së Trossard.

A goal to the good in N5 as we hit the halfway stage.

Let’s keep upping the ante, Gunners ✊ pic.twitter.com/7SepsLmGya
— Arsenal (@Arsenal) May 5, 2026

Goli i Sakas i dha qetësi Arsenalit dhe e detyroi Atleticon të kërkonte më shumë rrezik në pjesën e dytë.

Read more:Skandal i mundshëm në Ligën Premier: A do të humbasin qëllimisht për të luajtur në Ligën e Kampionëve?

Atletico e nisi fraksionin e dytë duke tentuar të rrisë presionin dhe kërkoi edhe penallti në minutën e 51-të, kur Giuliano Simeone ra në zonë, por gjyqtari Daniel Siebert i hodhi poshtë menjëherë protestat.

Arsenali pati edhe një rast të mirë në minutën e 66’, kur Viktor Gyökeres goditi pas një topi të ngritur, por tentativa e tij kaloi ngushtë mbi traversë.

Në anën tjetër, Simeone vazhdoi me zëvendësime në minutën e 66’, duke i nxjerrë nga loja Julián Alvarez dhe Antoine Griezmann, të zëvendësuar nga Thiago Almada dhe Alex Baena, në përpjekje për të gjetur energji dhe ide të reja në sulm.

Read more:Barcelona merr sinjale pozitive për transferimin e Julian Alvarezit

Megjithatë, Arsenali menaxhoi mirë avantazhin, mbajti ritmin e lojës dhe nuk lejoi që Atletico të krijonte raste të pastra në minutat vendimtare.

Me këtë fitore në “Emirates”, Arsenali vulos kualifikimin dhe kalon në finalen e Ligës së Kampionëve, duke kurorëzuar një rrugëtim të madh evropian pas dy ndeshjeve të forta ndaj ekipit të Simeones. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alex baena #Antoine griezmann #Arsenal #Atletico madrid #Bukayo saka #Hapesira #Sulm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • Çlodhje, argëtim dhe aktivitete, parku i ri në Elbasan i hapur për vogëlushët
  • ‘Aman më shpëto lopën’, prek veterineri Gani Çelepija: Kam pritur rreth 11 mijë viça, ja rasti më delikat në punë
  • Me dy nivele për makinat e autobusët dhe hapësira të gjelbëruara, si do të duket parkimi i ri nëntokësor te Liqeni i Tiranës (VIDEO+FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin