Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arsenali në finale të Ligës së Kampionëve, mposht Atletico Madridin në “Emirates”
Aktualitet

Arsenali në finale të Ligës së Kampionëve, mposht Atletico Madridin në “Emirates”

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenali ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e kthimit ndaj Atletico Madridit në “Emirates”. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Metropolitano”, londinezët fituan sonte ndeshjen e dytë 1-0 dhe e mbyllën gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm në favorin e tyre.

Ndeshja nisi me dy ekipet që kërkonin hapësira, por ishin shumë të kujdesshme në fazën mbrojtëse.

Ndeshja u vendos në fund të pjesës së parë, kur Bukayo Saka realizoi në minutën e 44-t, duke shfrytëzuar rikthimin e topit pas pritjes së Oblak ndaj goditjes së Trossard.

A goal to the good in N5 as we hit the halfway stage.

Let’s keep upping the ante, Gunners ✊ pic.twitter.com/7SepsLmGya
— Arsenal (@Arsenal) May 5, 2026

Goli i Sakas i dha qetësi Arsenalit dhe e detyroi Atleticon të kërkonte më shumë rrezik në pjesën e dytë.

Read more:Skandal i mundshëm në Ligën Premier: A do të humbasin qëllimisht për të luajtur në Ligën e Kampionëve?

Atletico e nisi fraksionin e dytë duke tentuar të rrisë presionin dhe kërkoi edhe penallti në minutën e 51-të, kur Giuliano Simeone ra në zonë, por gjyqtari Daniel Siebert i hodhi poshtë menjëherë protestat.

Arsenali pati edhe një rast të mirë në minutën e 66’, kur Viktor Gyökeres goditi pas një topi të ngritur, por tentativa e tij kaloi ngushtë mbi traversë.

Në anën tjetër, Simeone vazhdoi me zëvendësime në minutën e 66’, duke i nxjerrë nga loja Julián Alvarez dhe Antoine Griezmann, të zëvendësuar nga Thiago Almada dhe Alex Baena, në përpjekje për të gjetur energji dhe ide të reja në sulm.

Read more:Barcelona merr sinjale pozitive për transferimin e Julian Alvarezit

Megjithatë, Arsenali menaxhoi mirë avantazhin, mbajti ritmin e lojës dhe nuk lejoi që Atletico të krijonte raste të pastra në minutat vendimtare.

Me këtë fitore në “Emirates”, Arsenali vulos kualifikimin dhe kalon në finalen e Ligës së Kampionëve, duke kurorëzuar një rrugëtim të madh evropian pas dy ndeshjeve të forta ndaj ekipit të Simeones. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alex baena #Antoine griezmann #Arsenal #Atletico madrid #Bukayo saka #Hapesira #Sulm

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë: Cenon simbolikën historike të zonës dhe unitetin kombëtar
  • “Piratët” e OpenAI arratisen, raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane dhe shkëmbyen taktika fshehjeje
  • Protesta mbi 100 ditë dhe krizat e pushtetit / Qori: Parlamenti të shpërbëhet dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme! Mazhoranca nuk ka legjitimitet
  • Sekuestrohen në Portin e Durrësit 107.7 kg kanabis me THC të lartë, vlera rreth 1.2 mln €! Vinte nga Kanadaja, në kërkim 2 shqiptarë të Kosovës (VIDEO)
  • Nga kolltuqet e krevatet te mobiljet e vjetra në rrugë, Bashkia e Tiranës vijon aksionin e pastrimit: Mos i hidhni në hapësirat publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 8 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by