Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Nxin’ Shqipërinë në Bruksel, Berisha: Të ndihemi krenarë, s’bashkojmë votat me PS për të prekur drejtësinë! Sulmon mediat: Mafiozë në favor të Ramës
Aktualitet

‘Nxin’ Shqipërinë në Bruksel, Berisha: Të ndihemi krenarë, s’bashkojmë votat me PS për të prekur drejtësinë! Sulmon mediat: Mafiozë në favor të Ramës

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për të dytën ditë radhazi, Sali Berisha e tundi si flamur fitoreje të përkohshme raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë.

Kryedemokrati tha në mbledhjen e grupit të PD se në raport janë marrë parasysh kritikat që opozita ka bërë brenda dhe jashtë vendit mbi qeverinë.

“Edi Rama ka tre muaj që akuzon opozitën se bën denoncime në Bruksel. Duhet të ndjehemi krenarë se kemi mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga një armik i shpërfytyruar i tyre, nga një armik i egër i shqiptarëve, i demokracisë. Nga një njeri, që ka sjellë moral të qeverisjes, moralin e etërve të tij vrastarë”, tha Berisha.

Read more:Mero Baze: Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

Belinda Ballukun, edhe pse nuk përmendet me emër në raport, Berisha e gjen në çdo rresht.

“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kornizës së duhur kushtetuese për të siguruar funksionimin e institucioneve demokratike. Lubi Balluku është në çdo rresht. Po ta përkthesh në shqip kjo është Lubia Rama-Rama Lubia”, vijoi Berisha.

Duke pranuar se raporti i kërkon të gjitha palëve të lënë drejtësinë të bëjë e lirë punën e saj, Berisha zotohet të mos pranojë të bashkojë votën me PS për të ndryshuar organet e drejtësisë së re.

Read more:FMN vlerëson progresin e Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar

“Nuk ndërmarrim asnjë veprim për të bashkuar votën me Ramën për të ndryshuar organet e drejtësisë”, theksoi ai.

Berisha sulmoi sërish median, duke thënë se marrin favore nga Edi Rama ndaj kritikojnë opozitën:

“Mafiozë në favor të Ramës”, tha Berisha.

Read more:Edison Ypi: Vetë Sali, vetë Kadi

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:34

Tkurrja e protestove, Berisha porosi deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtoni përgatitjes së kryengritjes paqësore të 8 majit

Me protestat që sa vijnë e rrudhen, Sali Berisha u ka kërkuar më shumë angazhim deputetëve demokratë. Në mbledhjen e grupit, Berisha u tha deputetëve që çdo minutë duhet t’ia kushtojnë “përgatitjes së kryengritjes paqësore të 8 majit”.

“Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen me çdo mjetet t’i dekurajojnë. Përpiqen me të gjitha mjetet të mbjellin terror në grahmat e fundit. Të dëshmojmë se ne nuk pranojmë kurrë Edi Ramën, qeverinë e tij si të ligjshme, nuk ka asnjë legjitimitet për shkak të zgjedhjeve që ka rrëmbyer, për shkak të vjedhjeve me të cilat është kapur. Dhe, të provojmë se ne jemi zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve dhe jemi forca kryesore integruese, forca kryesore që punojmë për të ardhmen e këtij vendi”, tha Berisha.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #belinda balluku #Bruksel #Edi Rama #integrimi ne be #Mediat #opozita #PD #Raporti #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin