Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. FMN vlerëson progresin e Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar
Aktualitet

FMN vlerëson progresin e Kosovës në forcimin e stabilitetit financiar

• 5 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Raporti njeh progresin e rëndësishëm të arritur nga BQK-ja në forcimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar, mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, zbatimin e procesit të rishikimit dhe vlerësimit mbikëqyrës (SREP/SRP), testimit të qëndrueshmërisë, politikës makroprudenciale dhe qeverisjes institucionale.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga BQK-ja, duke shtuar se po ashtu, raporti konfirmon se sistemi financiar i Kosovës mbetet përgjithësisht i qëndrueshëm, me banka të mirëkapitalizuara, nivel të ulët të kredive joperformuese dhe rezerva të likuiditetit mbi kërkesat rregullative.

Read more:Rusia humb territor në Ukrainë për herë të parë që nga viti 2023, forcat ukrainase fitojnë qindra kilometra në Zaporizhia, Kharkiv dhe Donjetsk

“Raporti i FMN-së thekson se, që nga FSSR i parë, BQK-ja ka avancuar reforma të rëndësishme, përfshirë forcimin e mbikëqyrjes bankare të bazuar në rrezik, avancimin e kornizës së SREP, zbatimin e standardeve rregullative të ndërlidhura me Basel III, si Raporti i Levës, LCR dhe NSFR, si dhe aktivizimin e instrumenteve makroprudenciale. Raporti gjithashtu njeh progresin në vendosjen e kornizës makroprudenciale, përfshirë përcaktimin e Bankave me Rëndësi Sistemike Vendore dhe vendosjen e Shtesës Kundërciklike të Kapitalit”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim raporti vlerëson progresin e BQK-së në forcimin e aranzhimeve institucionale, kapaciteteve mbikëqyrëse, analizës së stabilitetit financiar dhe kornizave për gatishmëri ndaj krizave, duke ofruar një udhërrëfyes të qartë teknik për fazën e ardhshme të reformave.

Read more:Kryetari Muhaxheri inauguron Urën e Re në Kapeshnicë, pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë sigurinë

“Këto rekomandime do të mbështesin përpjekjet e vazhdueshme të BQK-së për të avancuar më tej efektivitetin mbikëqyrës, monitorimin e rreziqeve sistemike, infrastrukturën e të dhënave, politikën makroprudenciale dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar. BQK-ja shpreh mirënjohjen për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamentin për Tregje Monetare dhe të Kapitalit, ekipin e misionit të FSSR-së, si dhe donatorët e Fondit për Stabilitetin e Sektorit Financiar (FSSF), mbështetja e të cilëve ka kontribuar në avancimin e asistencës teknike dhe zhvillimit të kapaciteteve në fusha kyçe të stabilitetit financiar”.

BQK-ja mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e Bashkimit Evropian, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e qëndrueshmërisë institucionale dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar në Republikën e Kosovës.

Read more:Shtrenjtimi i apartamenteve ‘shqetëson’ bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! Banka e Shqipërisë do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë: https://www.imf.org/en/publications/technical-assistance-reports/issues/2026/05/01/republic-of-kosovo-technical-assistance-report-financial-sector-stability-review-follow-up-575786/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #Banka qendrore e kosovës #Bqk #Fmn #Njoftim #Raporti #Raporti i fmn

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 17 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by