Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shtrenjtimi i apartamenteve ‘shqetëson’ bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! Banka e Shqipërisë do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese
Aktualitet

Shtrenjtimi i apartamenteve ‘shqetëson’ bankat në vend, shkak ekspozimi i lartë në kredi! Banka e Shqipërisë do rishikojë kufizimet e huasë për blerje banese

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekspansioni i ndërtimeve dhe hovi i shtrenjtimit të banesave në vend, po mban në ‘alert’ sektorin bankar, i cili thekson se ekspozimi që kanë në pasuri të paluajtshme është rreziku i tretë më të rëndësishëm në aktivitetin e tyre. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pronat e palujtshme janë përdorur si kolateral, për gati gjysmën e stokut të kredive, vlera e të cilit shkon në 4.6 miliardë euro.

Çmimet e larta të pronave po shtojnë çdo vit e më shumë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të patundshme përmes kredive.

Në fund të vitit 2025, afro 440 miliardë lekë (4.6 mld euro) kredi, ose gjysma e stokut të kredive, mbuloheshin me kolateral, përmes pasurive të paluajtshme. Në krahasim me 2024-ën ky ekspozim është shtuar me afro 50 miliardë lekë (523 mln euro.

Read more (Banka):Autostrada Trebenisht-Qafë Thanë, UNESCO, së shpejti në Strugë

Rritja konstatnte e ndërtimeve e paralelisht dhe e çmimeve të pasurive të paluajtshme po shqetëson sektorin bankar. Nga 4 rreziqe kryesore të evidentuar për aktivitetin e tyre, tregu i pronave konsiderohet rreziku i tretë më të rëndësishëm në aktivitetin e tyre, pas goditjeve nga jashtë dhe rrezikut të ekonomisë së brendshme, dhe lë pas vetëm sfidën e sulmeve kibernetike.

Një rënie e shpejtë e sektorit e shoqëruar me ulje të fuqisë paguese nga qytetarët mund të dëmtojnë bankat, për shkak të ekspozimit të lartë të tyre.

“Dinamikat e viteve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë shtuar shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tregut, në kushtet kur një pjesë e konsiderueshme e portofoleve të kredisë është e ekspozuar ndaj aktivitetit të tij”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Read more (pronat):Paketa e Maleve/ Rama zbulon detaje: I jep zgjidhje problemit që ka lindur me ligjin 7501! Pasi përfundon investimin, mund të marrësh titull pronësie! Ja procedura

Vetëm në 6-mujorin e dytë të 2025-ës, çmimet u rritën me 28% në rang kombëtar në raport me vitin 2024.

Banka gjykon se shtrenjtimi i pronave është nxitur edhe nga rritja e shpejtë e kreditimit për këtë qëllim. Për të frenuar këtë fenomen prej 1 korrikut 2025, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime për kredinë për blerje banese.

Read more (kredi):Raporti i BSH: Ekonomia po rritet por bashkë me pasiguritë, kreditë e këqija kanë rënë në nivelin më të ulët në 15 vite

Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%. Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë. Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa kur është në valutë ulet në 35%.

Edhe pse nuk ka ende një vlerësim të ndikimit të kësaj mase, kufizimet pritet t’i nështrohen një rishikimi vitin e ardhshëm, për të shtuar ose ndryshuar kushtet aktuale. Nuk përjashtohet mundësia që kufizime të vendosen edhe për kredinë për blerje pasurish nga bizneset, për të cilat nuk ka asnjë tavan.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #apartamente #Banka #banka e Shqiperise #bankat #Bizneset #kredi #pronat #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “Denoncuam në Bruksel 4 ligjet famëkeqe”, deputeti Redi Muçi, takim në zyrën e Komisioneres për Zgjerimin
  • Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit
  • “Ekonomia është arsyeja pse është mbushur sheshi prej 39 ditësh”/ Cara: Në Shqipëri protestohet për varfërinë, korrupsionin, mungesën e shëndetësisë dhe arsimit
  • Bizneset në Vlorë me punonjës të huaj: Kushte të kënaqshme! Të ardhmen e shohim në Shqipëri
  • Google Maps përditëson Shqipërinë – Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by