Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mero Baze: Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut
Aktualitet

Mero Baze: Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

• 4 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktualisht Ervin Salianji është i vetmi vëzhgues i zgjedhjeve të panevojshme në PD. Duke qenë se zgjedhjet për kryetar të PD kanë përfunduar pa nisur, Salianji është i vetmi institucion që po përpiqet të bëjë transparencën e një procesi degradues në zgjedhjet e brendshme për degët e PD. Dhe kjo ka krijuar një tension edhe më të madh sesa ai po të kandidonte për kryetar.

Akuzat banale të Berishës se ai është i lidhur me krimin dhe Edi Ramën janë një ilustrim vulgar i faktit se në dorë të kujt ka mbetur tani opozita. Dhe e gjithë kjo ndodh pse Salianji denoncon procesin në çdo degë, duke krijuar ndonjëherë edhe tensione ekstreme, si rasti i Korçës, ku komisioni bllokoi votimin, pasi trupi zgjedhor i PD nuk kishte më lidhje me PD.

Read more:Berisha e la jashtë garës, Salianji për Report Tv: U legenos për një karrige! Jo betejë ligjore, do ankohem te ndërkombëtarët e PPE

Sikur të mos i mjaftonte sulmi mbi Salianjin, ai e thelloi edhe me sulmin ndaj Irfanit. Arsyeja është po aq banale: çdo media e opozitës që i jep hapësirë Salianjit dhe denoncimeve të tij për procesin duhet sulmuar njësoj si Salianji. Nuk ndodh kjo me pjesën tjetër të medias, pasi nuk i intereson. Atij i duhet që çdo media opozitare të jetë pro tij dhe kundër Salianjit.

Duke qenë se ai është e vetmja opozitë në histori që ka media familjare për propagandë, ku oligarkët e vendit e kanë si mekanizëm për t’i dhënë pjesën Berishës që të mbyllë gojën, ai nuk do zë tjetër nga mediat opozitare kundër tij. Sidomos nuk do pro Salianjit. Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar. Në media dhe portalet e tjera opozitare pro Berishës nuk gjen thuajse asnjë lajm për Salianjin. Sikur nuk ekziston. Ndaj dhe sulmi ndaj Irfanit ka kuptim vetëm si sulm ndaj një media opozitare që i ka dalë nga rreshti.

Read more:Vilant Xhori: Sali Berisha dhe heshtja e ambasadorëve europianë

Pra, në një betejë që ka përfunduar pa nisur, Sali Berisha ka vetëm një shqetësim: që të mos bëhet publik procesi i degradimit të PD dhe asgjësimit të saj. Ai më mirë se të tjerët tani e kupton se nuk po përdhunon një qenie të gjallë, por një trup të vdekur dhe do që të fshehi kufomën nga sytë e publikut.

Read more:Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 % në Kosovë

Në fakt këtë nuk po e fsheh dot. Procesi i zgjedhjeve në PD po provon orë pas ore se PD ka vdekur dhe Berisha nuk do të merret vesh derisa ta rimarrë vulën pas tre javësh. Deri atëherë po përpiqet të fshehë kufomën nga publiku. Është kjo arsyeja pse është kaq i egër me Salianjin këto ditë. Jo se do t’i vjedhë kufomën, por se e ka kapur në flagrancë si nekrofil./ Tema

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #ervin salianji #Institucion #media #Mediat #Mero Baze #opozita #PD #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria e rinisë, jo e partisë”/ Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën! Poshtë oligarkia
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestuesi i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Shkatërroi Prestige Resort në mes të ditës”/ Protestues i rendit Ramës skandalet: Në Shqipëri krimi nuk bën më dallim nga shteti!
  • “Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë: Në Kryeministri kanë shkelur mafiozë, jemi shtet kartel
  • “‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by