Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Superliga/ Sot pritet estrada e radhës në raundin e parafundit, ‘bookmakersat’ nxjerrin fitues me diferencë Flamurtarin e Vorën! Anomalitë dhe koeficientët
Aktualitet

Superliga/ Sot pritet estrada e radhës në raundin e parafundit, ‘bookmakersat’ nxjerrin fitues me diferencë Flamurtarin e Vorën! Anomalitë dhe koeficientët

• 6 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot në orën 16:00 Superliga shqiptare e futbollit do të zhvillojë pesë takimet e raundit të 35-të, ose thënë ndryshe të parafundit për sezonin e rregullt. Fundjava e shkuar ishte e turpshme në futbollin shqiptar dhe raundi i 34-t do të mbetet një njollë turpi për tolerimet që skuadrat bënë në fushë, teksa katër nga pesë takimet ishin parashikuar nga kompanitë e basteve sesi do të përfundonin.

Më së paku skuadrat kanë bërë aleanca mes tyre në dëm të klubeve të tjera, aty ku bashkohen interesat ekonomike, politike dhe miqësore. Edhe pse fundjava e shkuar bëri bujë për tolerimet në fushë (për të mos thënë trukimet e ndeshjeve), edhe sot në faqet ndërkombëtare të basteve sheh koeficientë jo normal për vetë formën e ekipeve dhe pozitat në klasifikim.

Dyshime për Dinamo – Vora

Në stadiumin ‘Air Albania’ Dinamo e cila është pranë sigurimit të zonës ‘Final 4’ pret Vorën, me këta të fundit që janë në vallen e mbijetesës dhe kanë nevojë për pikë. Një nga kompanitë më të fuqishme të basteve në botë, ‘Bet365’, e ka kuotuar fitoren e Dinamos me koeficientin 5.00, ndërsa fitoren e Vorës me 1.5, diçka jo normale për metodën e tyre të punës, e cila bazohet në renditjen e klubeve, formën e tyre dhe objektivat. Por nuk mjafton kaq. Fitorja e Vorës dje ishte kuotuar me koeficientin 2.9, pra më lart se sot që është ulur në 1.5, çka do të thotë se mund të jenë hedhur shuma të majme parash në baste, që e kanë detyruar kompaninë të ulë marshin e fitimit për lojtarët e basteve.

Read more:Xhiro e 33-të fillon me derbin e kryeqytetit: Prishtina e Re dhe Prishtina luajnë në Hajvali

Koeficientët e hapjes dhe ata aktual të Dinamo – Vora

Flamurtari i vendit të fundit e ka të sigurt fitoren kundër Teutës

Si të mos mjaftonin katër golat e shënuar kundër Partizanit në fitoren 1-4 të disa ditëve më parë, gjë që ishte parashikuar nga bastet, edhe sot Flamurtari ka një koeficient modest (1.28) për fitoren kundër Teutës (kuotohet 8.00). Paçka se durrsakët ndërruan trajnerin dhe janë në vallen e mbijetesës, vlonjatët duket se e kanë ‘në xhep’ fitoren dhe bastet nuk është se gënjejnë në të tilla parashikime. Teuta ndeshjen e fundit e luan kundër Egnatias që e ka siguruar zonën ‘Final 4’, ndaj llogaritë mund të jenë bërë dhe në dy javët e fundit mund të na shohin sytë çudira në fushë. Çudira që mund të kenë nevojë për hetime.

Read more:PSG fitoi 5-4 kundër Bayernit, Enrique: Ndeshja më e mirë e përjetuar si trajner! Kompany: Besoj 100% se do jemi në finalen e Champions

Dy ndeshjet e sotme të Superligës që janë kuotuar në baste

Veç ndeshjeve të mësipërme, sot luhen edhe KF Tirana – Vllaznia, Bylis – AF Elbasani dhe Egnatia – Partizani të cilat nuk janë fare në baste. Na mbetet vetëm të shpresojmë në ‘gabimet’ e bookmakersave për të mos parë maskaradën e radhës në futbollin elitar shqiptar, i cili është braktisur nga tifozët.

Superliga, raundi 35-të:

E mërkurë, 05 maj 2026 – 16:00

Bylis – AF Elbasani

Dinamo – Vora

Egnatia – Partizani

Flamurtari – Teuta

KF Tirana – Vllaznia

Superliga, raundi 36-të (i fundit):

E diel, 10 maj 2026 – 16:00

AF Elbasani – KF Tirana

Partizani – Dinamo

Teuta – Egnatia

Vllaznia – Flamurtari

Vora – Bylis

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:08

Një orë përpara ndeshjes, kontenston Flamurtari: S’e duam Eldorian Hamitin, vetëm ai na gjykon kundër Teutës

1778072942_flamurtari.jpg

Flamurtari dhe Teuta do të përballen sot në orën 16:00 për raundin e parafundit të Superligës. Të dyja skuadrat janë në ‘vallen’ e mbijetesës dhe pikët janë deçizive. Vetëm një orë nga nisja e ndeshjes, Flamurtari është ankuar për arbitrin që do vendos drejtësi në këtë sfidë. FSHF ka vendosur që Eldorian Hamiti i Kolegjiumit të Lezhës të jetë arbitër, ndërsa Flamurtari thotë se Hamiti i ka gjykuar në tre nga katër ndeshjet e fundit me Teutën, duke qenë ‘problematik’ me vendimet.

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Reagimi i Flamurtarit:

Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim.

Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat dhe problematikat tona të mëparshme, konstatojmë se në 4 ndeshjet e fundit ndaj Teutës, në 3 prej tyre është caktuar i njëjti arbitër.

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Përvoja jonë me këtë arbitër ka qenë e shoqëruar me vendime të diskutueshme dhe situata që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës, duke krijuar dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë dhe standardin e gjykimit.

Në këto kushte, ritheksojmë kërkesën tonë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe profesional në përzgjedhjen e arbitrave, në mënyrë që të garantohet një garë e drejtë dhe transparente për të gjitha palët.

Read more:Irena Gjoka kërcënohet sërish, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK pas indicieve për rrezik

Ky reagim nuk ka për qëllim të cenojë askënd personalisht, por të mbrojë integritetin e garës dhe interesin e klubit tonë.

Lexo edhe
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve

Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

Tags: #af elbasani #Bylis #Dinamo #egnatia #flamurtari #fshf #partizani #superliga #Teuta #tirana #Vllaznia #vora

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve
  • Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve
  • Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë
  • Shqipëria Live/ “16 vite që nuk e dimë fatin e saj”, nëna e Bleona Matës në lot: Nuk është arrestuar askush, çfarë po bën shteti?
  • “Nuk mund të ulesh në tryezë me një shtet që ke ligj lufte”/ Kalaja përplaset me Sulin, sekretari i Omonia-s: Ka 30 vite që ligji nuk është në fuqi
Nga të njëjtat tag-e
  • I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar
  • Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
  • Ish-ministri Ylli Pango shkon si dëshmitar, ç’ndodhi sot në gjyqin e dosjes “Partizani”
  • “Jetonte vetëm dhe vuante nga zemra”, flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Maliq: Pinte alkool, fëmijët jetojnë në Tiranë dhe Selanik
  • Kampionati grek furnizon Kombëtaren, Sylvinho gati për risinë përpara largimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj…

• 29 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë

SPAK dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvilluan një aksion të përbashkët ndaj një grupi të strukturuar kriminal,…

• 29 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by