Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Tregu Çam’ drejt transformimit, Ristani inspekton punimet: Do të unifikohen fasasdat e pallateve dhe bizneseve
Aktualitet

‘Tregu Çam’ drejt transformimit, Ristani inspekton punimet: Do të unifikohen fasasdat e pallateve dhe bizneseve

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zona e njohur si “Tregu Çam” në Tiranë pritet të transformohet tërësisht përmes një projekti rikualifikimi urban, që përfshin rehabilitimin e infrastrukturës publike, fasadave të bizneseve dhe ndriçimit dekorativ.

Këtë e konfirmoi të mërkurën, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila ndërsa inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në këtë zonë, dha më shumë detaje mbi projektin që synon t’i japë një identitet të ri estetik dhe funksional një prej hapësirave më të frekuentuara pranë qendrës së kryeqytetit.

Sipas Ristanit, zona ka vuajtur prej vitesh nga mungesa infrastrukturore dhe rrjeti i amortizuar, ndërsa një nga problemet më të mëdha, ai i kanalizimeve të ujërave të zeza, tashmë është zgjidhur përfundimisht.

Read more:Këto janë kushtet që Mourinho ia ka caktuar Perezit për të marrë drejtimin e Real Madridit

“Jemi në një zonë shumë qendrore të Tiranës, por për hir të së vërtetës një zonë që ka pasur mungesa të shumta infrastrukture. Kjo zonë u shërben edhe qindra të tjerëve çdo ditë, për nga shërbimet që ofron dhe për nga rëndësia e pozicionimit”, deklaroi Ristani.

Ristani apeloi për mirëkuptim nga qytetarët dhe bizneset gjatë vijimit të punimeve, duke theksuar se projekti do të sjellë një standard më të lartë jetese dhe shërbimesh.

Read more:Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës

“Ky është një nga ato projekte që ka pasur më shumë negociata dhe më shumë diskutime dhe më shumë nevoja se pothuajse çdo projekt tjetër. Të gjithë ato projekte që i përkasin qendrës janë të tilla sepse përveç banorëve prekin shumë edhe shërbimet, prekin njësi biznesi, prekin edhe të gjithë pjesën e gamës së gjerë të komplikimit të një qyteti të madh i cili është në procesin e vet të ofrimit të shërbimeve në mënyrë sa më cilësore edhe të ofrimit jetesës gjithashtu sa më cilësore. Jemi në mes të punimeve. Këtu do të kemi akoma punë për të bërë qoftë me trasetë e rrugëve, me trotuaret, me kalimet e këmbësoreve apo edhe me unifikimin e bizneseve dhe të fasadave të ndërtesave i cili është një proces akoma në punë e sipër”, theksoi Ristani.

Projekti i rikualifikimit të bllokut të “Tregut Çam” përfshin ndërhyrje në rrugët “Shyqyri Berxolli”, “Reshit Çollaku” dhe “Camëria”, ndërtimin e trotuareve të reja, ndriçim modern LED, rrjet të ri të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të shiut, sinjalistikë rrugore, elemente urbane dhe gjelbërim.

Read more:Trashëgoi distriktin e xhaxhait të tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe unifikimi i fasadave të bizneseve me stil neoklasik, reklama të standardizuara dhe ndriçim dekorativ, me synimin për t’i dhënë zonës një pamje të re urbane.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #anuela ristani #Bizneset #Biznesi #Projekt #Qyteti #Tirane #tregu cam

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës, Operacionalja arreston në Tiranë Siciljan Çakrin! Dyshohet i përfshirë në trafik droge
  • “Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje
  • “Ligji të jetë i pari!”/ Shqiptari i Diasporës në SHBA: Kjo protestë po i jep frymë Shqipërisë, nëse ndalet, vendi do të vdesë!
  • “Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ‘Albanian Files’”/ E reja vjen nga Florida në protestën e 76-të: U largova sepse nuk gjeja punë si arkitekte
  • Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 12 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 9 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by